LIVE UPDATES
Politike

Lulzim Basha i kthen letrën Edi Ramës: S’ka dialog me ty, por vetëm me popullin!

23 Maj 2019, 12:53 Nga DOSJA
Lulzim Basha i kthen letrën Edi Ramës: S’ka dialog me ty, por

TIRANË– Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, i është përgjigjur sot me një letër ftesës së dytë të Kryeministrit Edi Rama për dialog.

Basha sërish ka refuzuar ftesën për dialog të Ramës duke thënë se  ai do të ulet në tavolinë vetëm me popullin, pasi vetëm prej tij buron demokracia.

Në përgjigjien e tij, Basha, që zgjodhi t’i përgjigjej kundërshtarit me të njëjtën “monedhë”, thotë se protestat janë rruga e vetme për të ndryshuar sistemin në Shqipëri.

LETRA E PLOTË

Të dashur bashkëqytetarë,

Dje, Gjykata e Lartë mbeti vetëm me dy anëtarë dhe praktikisht është asgjësuar, pasi ajo nuk mund të gjykojë më asgjë. Mbi 40 mijë çështje presin të shqyrtohen nga kjo Gjykatë, një pjesë e madhe çështje të të drejtave njerëzore dhe të të drejtës së pronës, shumë prej tyre kundër dhunimeve të qeverisë. Për të gjithë ju që prisni drejtësi ajo do të vonojë të paktën 4-5 vjet dhe më shumë.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë anëtar prej 2 vitesh, duke lënë pa asnjë kufizim pushtetin e kryeministrit i cili tani qeveris me fermane personale. Pa Gjykatë Kushtetuese, Kryeministri u është lëshuar për të grabitur me “ligje” speciale pronat tuaja private dhe pronat tona publike nga qendra e Tiranës në të gjithë bregdetin.

Dje, pasi shpalli hapur se shqiptarët janë më mirë pa gjykata, Edi Rama më dërgoi mua një letër për të më ftuar në “dialog”, pra, që unë dhe ai të ulemi për të biseduar, sepse, sipas tij, kështu e kërkon demokracia.

Në të vërtetë demokracia e kërkon që pushteti të burojë nga populli dialogojë me popullin, demokracia kërkon që mosmarrëveshjet që nuk i zgjidh dot politika t’i zgjidhë populli, me votë.

Por për Edi Ramën arti i qeverisjes demokratike është i huaj, ai është artist në artin e mashtrimit. E gjithë qeverisja e tij ka qenë grabitje dhe mashtrim i popullit, i pasurive publike dhe dhunim i çdo vlere demokratike e perëndimore.

Sikur Edi Rama të kishte qoftë edhe një fije respekt dhe vëmendje për popullin, sikur tek ai të kishte vetëm një fije vetëdije demokratike, ai do ta kishte dhënë dorëheqjen të paktën 20 herë këto gjashtë vitet e fundit.

Ai duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kriminelët i kishte bërë deputetë; kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues; kur Shqipëria u bë hambari i drogës në Europë; kur ylli i qeverisë së tij Saimir Tahiri doli që ishte trafikant droge; kur kompania e Qazim Sejdinit u kap me drogë; kur Fatmir Xhafaj u zbulua që mbronte vëllain trafikant; kur u zbulua se Olsi Rama ishte i lidhur me grupin e Xibrakës; kur plasën njëra pas tjetrës skandalet e koncesioneve qindra milionashe; kur u zbuluan 30 milion eurot që ai donte t’i vidhte dhe pastronte në Amerikë me një kompani fallco.

Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se ai i vodhi zgjedhjet e 25 qershorit me Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin dhe kriminelët më famëkeq të vendit.

Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur njerëz të varfër u rrahën dhe vdiqën në qelitë ku mbaheshin për fatura dritash apo shtesë banese pa leje; kur qytetarëve të Shkozës, Bulevardit të Ri, të Himarës e kudo në Shqipëri u prishi shtëpitë pa shpërblim dhe pa proces ligjor; kur helmoi me gaz qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre.

Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen sa herë që Shqipërisë iu refuzua hapja e negociatava nga BE; kur shqiptarët filluan të emigronin në masë pa asnjë shpresë; kur investitorët perëndimorë filluan të largohen njëri pas tjetrit nga Shqipëria për t’u zëvendësuar me oligarkë vendas apo me kriminelë rusë apo lindorë; kur qeveritë europiane u alarmuan sepse Shqipëria u shndrrua në bazë të sigurtë të krimit të organizuar.

Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijtë e Shqipërisë sikur Shqipëria të ishte pronë e tij private. Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijtë e Kosovës sikur Kosova të ishte prona e tij private.

Edi Rama nuk e dha asnjëherë dorëheqjen, por e mbajti pushtetin me çdo mjet, me kriminelë, me para, me oligarkë, me media, dhe po e shkreton vendin çdo ditë. I konsumuar tërësisht nga pushteti, i degraduar nga krimi dhe korrupsioni, i shteruar nga çdo ide e dëshirë për të qeverisur, ai sot po mban peng të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Të dashur bashkëqytetarë,

Vendi ynë ka shumë plagë të thella, të cilat duan ide, vullnet dhe punë të shërohen. Sot, Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë politik, ekonomik e shoqëror. Ne duhet të çlirojmë politikën nga paratë e pista dhe autokracia, të çlirojmë ekonominë nga oligarkët, nga monopolet e dhuna shtetërore, të krijojmë mundësi që çdo shqiptar të ketë shanset të gëzojë punën dhe talentin e tij; të krijojmë një shoqëri të drejtë për të gjithë.

Kjo është një sfidë e madhe që na takon të gjithëve, para së gjithash ne politikanëve.

Për këto sfida ne kemi filluar një dialog kombëtar gjithëpërfshirës. Ky është i vetmi dialog që ndryshon Shqipërinë dhe i vetmi dialog ku unë do të jem pjesë.

Qëndrimi im i prerë dhe i palëkundur është se Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga Kryeministër, sepse ai është shkatërrues i zgjedhjeve të lira dhe dhunues i vullnetit të popullit.

Ndryshimi i madh që duam të gjithë, standardet europiane në Shqipërinë tonë mund të arrihen vetëm nga një pushtet që buron nga vota e lirë e qytetarëve dhe ushtrohet në emër të tyre.

Prandaj, ju ftoj që të bashkohemi të gjithë në protestat tona për largimin e tij, dhe në dialogun kombëtar për ndryshimin e vërtetë që duhet të sjellim për garantuar të ardhmen Europiane të Shqipërisë.

Sinqerisht
Lulzim Basha

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama i drejtoi një letër të hapur kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Rama ofronte në letrën e tij, dialog pa kushte duke lënë të hapur për herë të parë mundësinë për të shtyrë datën e zgjedhjeve.

Kryedemokrati Basha i kthyeu përgjigje negative nga Durrësi duke u shprehur se nuk do të bëjë asnjë hap pas.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu qeveri-opozite edi rama lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 dialogu qeveri-opozite edi rama lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet