LIVE UPDATES
Bota

“Në një moment ngriva, kush do kujdesej për të”/ Historia e shkrimtares rumune që mbeti e bllokuar në Zvicër, kur

6 Shtator 2020, 09:39 Nga DOSJA
“Në një moment ngriva, kush do kujdesej për të”/

Kur kushëriri më dha lajmin e një testi pozitiv të Coronës dhe dërgimin e menjëhershëm në spital, një moment ngriva. Disa orë me radhë ndenja me sy ngulur në ajër. Pashë, se si do e humbnim jetën një pas një, e gjithë familja. Madje edhe radhën si do iknim nga kjo botë; unë e parafundit, dhe gjyshja ime e fundit. Pyeta veten, kush do kujdesej për të, nëse unë nuk do isha më në këtë botë. Pastaj u zgjova papritur nga kjo gjendje, dhe u kujtova, që tezja, nëna e kushëririt tim, kishte qenë një natë më parë tek unë. Si në ethe fillova të pastroj dorezat e dyerve me dezinfektues. Pastaj hodha edhe tasin, që kishte përdorur ajo.

Çfarë mund të bësh, kur fundi i botës të troket në derë?

Gjyshja ime qante pa pushim nga dhimbja për kushëririn, dhe kjo më bezdiste pak, megjithëse ajo edhe nga dhembsuria për mua lëshonte lotë të sinqertë, se unë nuk pata fat në jetë. Për shkak se nuk kishte shtretër bosh në spitalet në Galati, qytetin ku banon kushëriri që ishte me ethe dhe në gjendje serioze, ai u dërgua në një klinikë në Tecuci, një qytet më i vogël. Këtë moment nuk e kisha të qartë: çfarë ishte më keq, sëmundja e tij, apo që ai u dërgua në një spital të një qyteze të vogël? Kush është Tecuci? Si është gjendja aty?

Një virus si apokalypsi

Më vonë kuptova, se të gjitha gjendjet tona shpirtërore dhe ndjenjat tona ato ditë ishin shumë të ndikuara nga ajo që kishim parë në televizion dhe kishim lexuar në shtyp. Nga ngjyresa me të cilën përshkruheshin informacionet. Ky virus ishte një apokalips që na gjeti.

Ditë më pas kushëriri filloi të na telefononte me videochat nga shtrati i spitalit, që më kujtoi shtratin e hekurit nga koha ime në konvikt. Nuk e di, nëse ai nën dyshek kishte një derë të ndryshkur, si unë në konvikt, por ai të paktën dukej optimist dhe ndjehej i trajtuar mirë. Ai na tha, se mjekët janë të veshur si në televizor, në kostume të mbrojtura, e nuk mund t’ua dallosh fytyrën. Çdo ditë për drekë u servirej diçka e gatuar me kofsha pule. Unë mendova, se ndoshta sipërmarrja e pulave do ishte e lidhur me miqësi me kryetarin e bashkisë. Në Rumani nuk bën dot ndryshe pa menduar kështu.

Por ndoshta duhet të jemi më të butë me veten.

Periudhën e parë të pandemisë e kalova në një vend tjetër, në një botë me ajër, ku kishe vend të bollshëm për distancë, ku çdo dy tre hapa gjeje burime të pashtershme të dezinfektuesve. Këtu në Rumani kam gjithmonë ndjesinë se rrimë ngushtë. Vit për vit ne bëhemi më pak, (popullsia e Rumanisë zvogëlohet për shkak të emigracionit masiv, shën.red). po pse gjithkund vendet janë plot? Ndoshta kjo ndjesi e ngushtësisë është më shumë një gjendje shpirtërore.

Familja m’u hodh për të më përqafuar

Në mars qëndrova në një shtet, ku m’u bë e qartë për herë të parë, se si duket një vend, ku qytetarët kanë besim tek autoritetet dhe pandeminë e shohin me qetësi. Ishte privilegj të qëndroja aty me një bursë. Gati e sëmurë nga shqetësimi për familjen, nuk mendoja gjë tjetër, veçse të isha si strehë për ta. Me familjen dhe miqtë flisja rregullisht në Skype, takohesha me miqtë virtualisht për biseda mbrëmjeje me ish-koleget nga universiteti që nga e studimeve nuk i kisha parë. Ishte bukur dhe na ndihmoi të mbeteshim në kontakt. Por nuk ishte reale.

Në fund të korrikut u ktheva në vendlindje. Në avion mbusha një formular me të dhënat personale, dhe (një detyrim se nuk do t’i pengoja përpjekjet e autoriteteve në luftë kundër pandemisë), të cilët duhej ta dorëzoja në aeroport, por aty nuk erdhi kush t’i mbidhte formularët. Në autobus shoferi tha t’i mbanim maskat gati, nëse na ndalonte policia.

Sa erdha në shtëpi familja m’u sul, se ishte fyerje të qëndronim në distancë. Pastaj në mbrëmje, shtrirë në shtrat, m’u duk pafundësisht larg vendi që kisha lënë, sikur përvoja e atyre ditëve të kishte qenë në një jetë tjetër. Këtu në Rumani secili ka stilin e tij për ta përjetuar pandeminë. Më vonë do të qeshim ndoshta, nëse nuk bëhet puna tragjike.

Alarmi – pjesë e jona

Dy ditë pas mbërritjes sime kushëriri shkoi në spital. Kjo më bëri të qartë, se gjërat këtu po ecin më keq, se në pjesë të tjera të Europës. Por nuk ishte fundi i botës. Mund të flisja përditë me të. Ditën e parë kisha përshtypjen, se do vdisnim të gjithë, por të pestën e të gjashtën, kur dëgjoja fqinjin e tij në dhomë të telefononte me të tijtë, më erdhën mendime të tjera: në spital nuk mund të lexosh asnjë libër, sepse e gjithë bota telefonon. Pastaj kushëriri im për fat doli nga spitali, por iu tha, se gjashtë muaj kishte për t’u kollitur.

Pas tij u sëmur nëna e tij, dhe gjithçka filloi nga e para. Kësaj here nuk ishim më aq të dëshpëruar, por të këputur nga gjendja e vazhdueshme e alarmit. Ai vazhdonte të ishte gjithmonë në mendje, ishte një pjesë e jona, sikur të kishim lindur me të. Kemi reflekse të reja, një vëmendje të re: kë dhe çfarë prekim, çfarë distance mbajmë edhe në familje? A është e sigurtë të jesh ulur me dikë në tavolinë, që vjen nga një udhëtim i gjatë? Ndjenja e papëlqyer që të kap, kur nuk ke vend për të ruajtur distancën, apo kur gjykon të tjerët për sjellje, që edhe ti vetë i bën gjatë ditës.

Çfarë ka ndryshuar me Coronën?

Nuk e di, nëse kjo përvojë do të na ndryshojë në nível global. Gjatë karantinës në mars dhe prill pati një periudhë të shkurtër disa javore, ku u reduktuan emetimet e gazit karbonik, në një mënyrë që nuk dukej e mundur më parë. Pamë se mund të jetonim edhe pa udhëtimet e shoping dhe menduam se pandemia do të na japë një leksion për konsumim më të përgjegjshëm. Por nuk është kështu. Pati edhe një shpresë të vogël se politika në drejtim të tregut të punës, banimit dhe arsimit do të ndryshonte, se ne do të kuptojmë, se sa të rëndësishme janë rrjetet sociale të sigurisë. Por hë për hë mbetemi tek Crowdfunding. Shpresa mund të vijë nga njerëzit në krah tonin, jo ata sipër nesh.

Mendoj, se në nível global e kemi humbur momentin për të mësuar leksionin që të bëjmë një ndryshim me rëndësi në shoqëri. Po në nível individual kjo situatë e papritur na ka bërë më të menduar. Si unë, si dikush që përkohësisht ishte “i izoluar” në një nga vendet e pasura të Europës, si nëna ime që jeton në Spanjë prej 17 vitesh dëshiruam më së shumti në mars e muajt më pas të ishim strehë, strehë për të dashurit tanë. Autostradat (e munguara), spitalet dhe të gjitha gjërat e tjera që për ne rumunët janë simbole të dallimit mes Lindjes dhe Perëndimit u bënë papritur të parëndësishme. Ne donim vetëm të ishim bashkë. Ndoshta kjo është e vetmja gjë që nuk do të na ikë pas pandemisë, që fjala “strehë” ka marrë një kuptim të ri.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote lavinia braniște koronavirusi ne bote lavinia braniște

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më