LIVE UPDATES
Bota

Adriana Bejko: Të mohosh gjuhën shqipe nuk do të thotë të integrohesh me shpejt

6 Shtator 2020, 08:44 Nga DOSJA
Adriana Bejko: Të mohosh gjuhën shqipe nuk do të thotë

KANADA–  Ky mision fisnik, me qëllimin e mirë dhe mjaft domethënës, që e konsideron mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e Diasporës si “ajrin” për të mbajtur gjallë identitetin kombëtar”, e ka bazën tek tradita familjare (si bijë e familjes së nderuar Fishta në Shkodër), tek edukimi, formimi dhe puna e saj e palodhshme për më se katër dekada e gjysmë i është përkushtuar atdheut, gjuhës shqipe, brezit të ri dhe tani mbarëvajtjes së Diasporës. Në mënyrë që lexuesit të kuptojnë më lehtë ato ҫ’ka thuhen më poshtë,  ajo në fillim të intervistës për gazetën “Diaspora Shqiptare” thekson se “as nuk jam as nuk dua të jem politikane….nuk kam bërë pjesë në asnjë parti politike, sepse gjithë jetën kam zgjedhur të mbetem antare e “Partisë Shumë të Nderuar të Mësuesve”. Mësimdhënia është një dhuratë që duket se vjen natyrshëm për disa; të tjerët duhet të punojnë jashtë orarit për të arritur statusin e mësuesit të mirë. Mësimdhënia është punë e vështirë dhe disa mësues nuk rriten kurrë për të qenë më shumë se mësues mediokër…….dhe kur e shohin këtë, vendosin të merren me politikë. Ndërsa, mësuesit e mirë punojnë pa u lodhur për t’u përmirësuar; për të krijuar një mjedis të ngrohtë, inkurajues dhe edukues për nxënësit e tyre. Unë kam zgjedhur këtë të fundit.

Kam filluar punën time si mësuese e gjuhës angleze në vitin 1975 në qytetin e Peshkopisë. Nga viti 1976-1990 kam qenë mësuese e gjuhës angleze ne Gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë Në vitet 1990 – 1994, punoja si inspektore arsimi në Drjetorinë Arsimore të Tiranës, isha presidentja e Shoqatës së Mësuesve të Anglishtes të Shqipërisë dhe themelova Green Peace Albania, me fëmijët e shkollave “Emin Duraku” dhe “11 Janari”. Gjatë atyre viteve, pata rastin të përfaqësoj Shqipërinë në shumë aktivitete të Këshillit Britanik apo Institutit Ndërkombëtar të Edukimit (IIE-USA). Ky përfaqësim më dha mundësinë të njihem me sisteme të ndryshme arsimore dhe me cilësinë e mësuesve në shumë vende perëndimore. Për ҫudinë time, “zbulova” se mësimdhënja në “oksident” linte shumë për të dëshiruar në krahasim me punën e admirueshme që bënin kolegët e mij në Shqipëri, me kushte tejet të vështira (me një copë shkumës dhe një dërrasë të zezë, të lyer keq.) E vetmja gjë që n’a mungonte ne ishte zhdërvjelltesia në mësimdhnje – njohja e intelligjencave të ҫdo nxënësi (truri i ҫdo njeriu ka 7 intelligjenca, disa më të forta e disa më të dobta), përdorimi i dialogut në klasë, shkëputja nga libri dhe krijimi i një mjedisi mësimdhënje ku nxënësi të zbulonte dijet e lëndës duke përdorur trurin, i cili është ndërtuar ndryshe në ҫdo njeri.

Duke qënë një natyre që nuk i pëlqen të qajë (apo të hungërojë, siҫ thotë populli) apo të gjejë “fajtorin” e kësaj gjëndje, unë mora përgjegjësinë personale për të dhënë kontributin tim modest në fushën e mësimdhënjes. Për të arritur këtë, e kuptova se nuk isha e pajisur me njohuritë e duhura teorike dhe më duhej specializim më i plotë. Aty ku të tjerët shohin problem, unë shoh mundësi për përmirësim dhe udhëhiqem nga thënja e Kenedit, “Mos pyetni se çfarë mund të bëjë për ju vendi juaj; pyetni çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.” Kështu, fillova rrugën e gjatë dhe të mundimshme të aplikimit për bursën shumë prestigjoze “Fulbright”. Mbas një viti provimesh, projektesh, intervistash dhe konkurimi me 700 kandidatë shqiptar për dy bursa, m’u akordua kjo bursë për të studiuar për Master Degree në Kaliforni.  Në Gusht 1994 u nisa për në Amerikën e largët, me dëshirën dhe bindjen për t’u kthyer në Shqipëri mbas mbarimit të studimeve. Ngjarjet e 1997 në Shqipëri më bënë të bëja një “detour” për në Kanada. Kudo që kam jetuar gjatë një ҫerek shekulli në kurbet, i kam theksuar vetes dhe dy djemve te mi, Kreshnikut dhe Indritit, se është përgjegjësi e madhe të jesh emigrant, sepse nuk përfaqëson vetëm veten, por Shqipërinë në vendin e huaj!”

Znj. Bejko Cila ka qenë rruga e integrimit tuaj profesional në Kanada?

Gjatë gjithë kësaj kohe në Amerikën Veriore, kam kuptuar se më mungonin njohuritë e duhura për trurin, “arën” e mësimëdhënies.  Kështu, vendosa të punoj për doktoraturën në fushën e pedagogjisë dhe të studioja sesi truri pranon ose refuzon dijen që i ofrohet nga mësimdhënësi (prindi apo mësuesi). Siҫ shihet, arsimimi, lëҫitja e mëndjes, ka qënë forca kryesore që më motivon për të mbetur një nxënëse e përjetshme.

Kam punuar në një universitet në Kaliforni dhe në tre universitate në Kanada. Universiteti që më priti na krijoi kushte relativisht normale jetese në fillim. Gjithashtu, falë edukimit që më kishin dhënë pedagogët e mi të mrekullueshëm në Shqipëri, gjatë gjithë kohës në emigracion unë kam punuar në fushën e edukimit. Megjithëatë, edhe unë nuk kam kaluar vetëm mbi bar, ka patur edhe shumë “gjëmbaҫë” në rrugëtimi tim si për shembull kur punoja në një kopësht për $ 5 në orë apo kur aplikoja për punë dhe nuk e fitoja vendin e punës sepse e flisja anglishten me theks shqip; apo kur duhej të studioja gjithë natën se si të përdorja një softëare të ri, apo kur prisnim në tension nëse do të n’a rinovohej viza për vitin tjetër. Të gjitha këto përvoja na kanë shtuar thinjat, por edhe na kanë mësuar të vlerësojmë, respektojmë dhe të gëzohemi për arritjet e bashkëatdhetarëve në disaporë. Sa herë lexoj për këto arritje, ndjehem edhe më shumë krenare për diasporën tonë në Kanada. Një përfaqësim kaq dinjitoz i Shqipërisë në Kanada është për t’u admiruar… ndoshta në të ardhmen do të kemi një antarësim po kaq të plotë të shqiptarëve në seicilën shoqatë Shqiptaro-Kanadeze dhe të hapim sa më shumë “Shtëpi Shqiptari”, sipas shembullit të shoqatës të Torontos.

Gjatë 20 viteve që jam në Kanada, kam qenë shefe departamenti, drejtoreshë instituti të mësimit të gjuhës angleze, pedagoge në fakultetin e mësuesise etj. Të gjitha këto detyra që më janë besuar tregojnë që më janë dhënë mundësi si në fushën e mësimdhënjes ashtu edhe në fushën e drejtimit në arsim dhe kam ndjere vehten te barabarte ne mes te barabarteve. Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, por unë e kam pasur një “çelës” të tillë.  Kjo ka qenë fakti që unë jam bijë e familjes së nderuar Fishta në Shkodër, që na ka mëkuar me krenarinë për Shqipërinë dhe patriotizmin e flaktë (kur lindëm, tek djepi, kishim Lahutën e Malcis”), me ndershmërinë dhe drejtësinë dhe, mbi te gjitha, me etiken e punës pa hile. Për këtë u jam mirënjohës prindërve dhe vëllezërve të mi që me edukuan me këto cilësi të pashoqe.

Ministri i Shtetit për Diasporën nga viti i kaluar ka themeluar edhe Këshillin Koordinues të Diasporës, pjesë e së cilit jeni edhe ju. Sa e keni arritur te përcillni zërin e shqiptarëve të Kanadasë në këtë këshill?

Që në fillim dua të theksoj se kjo detyrë si anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD) është sa privilegj aq edhe përgjegjësi qytetare. Si unë ashtu edhe z. Radovicka nuk kemi qënë në dijeni të propozimit të bërë nga shoqatat ku ne aderojmë, por u jemi shumë mirënjohës bashkëkombësve tanë që n’a dhanë një besim të tillë duke shtuar emrat tonë në listën shumë dinjitoze të 19 kandidatëve për të përfaqësuar diasporën e Kanadasë në një strukturë të tillë dinjitoze si KKD. Ne e kemi marrë këtë detyrë me shumë përgjegjësi dhe seriozitet, megjithëse jemi të bindur që nuk është e lehtë për shumë arsye – kjo është një strukturë që nuk ka ekzistuar përpara dhe nuk ka asnjë përvojë; qeverija Shqiptare i merr gjërat pak “shtruar” por koha nuk pret; gjëndja në Shqipëri nuk është e lehtë dhe diaspora shqiptare ka humbur besimin se qeverija dhe strukturat e saj janë vërtetë dhe sinqerisht të interesuara të ndërtojnë ura dhe jo mure me diasporën.

Problemet e diasporës në Kanada, në shumicën e rasteve janë të njëjta me ato të bashkëatdhetarëve kudo në botë – ruajtja e gjuhës dhe identitetit, e drejta për të votuar, etj.  Kanadaja, në mënyrë të veҫantë ka një problem me shërbimet që ofrohen nga ambasada jonë në Ottaëa, sidomos në lidhje me rinovimin e pasaportave të qytetarëve.  Ne e kemi ngritur këtë problem me ministrat përkatës disa herë dhe n’a është premtuar qe fondi është lëvruar dhe së shpejti ky problem do të zgjidhet.

Sipas jush, cilat janë të arriturat kryesore të Këshillit Koordinues të Diasporës deri më tani?

Mendoj se formim i institucionit te Ministrit te Shtetit për Diasporën dhe i KKD është një hap i mirë në këtë drejtim.  Ky është një nder i madh për ne, por edhe një përgjegjësi e madhe.  Është për t’u theksuar se bashkëpunimi midis 15 anëtareve të KKD ka filluar tashmë dhe ne ndajmë të njëjtën filozofi – të njohim nevojat e Diasporës dhe të luftojmë për të gjetur zgjidhjet më të mira.  Ne jemi një grup  që nuk kemi interesa politike dhe nuk do të bëhemi “vasalë” të asnjë partie politike, pasi kemi arritur çdo gjë me djersën e ballit dhe nuk i kemi “borxh” askujt.  Të gjithë jemi të angazhuar për  të dhënë maksimumin për bashkëpunimin ndërshqiptar.

Për momentin, KKD po kontribuon në fushën e ligjshmërisë, të arsimit, të digjitalizimit, dhe të shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme.  Mund të duket pak e çuditshme, por unë mendoj se Diaspora mund të kontribuojë fuqishëm në fushën e etikës së shërbimit ndaj klientit apo pacientit.  Në mërgim ne kemi mësuar atë që quhet « servant leadership ». Kjo filozofi duhet të ekzistojë si tek kamerieri edhe tek mjeku, si tek punonjësi i aeroportit edhe tek mësuesi, dhe kjo është gjëja që i mungon Shqipërisë sot dhe ne e kemi mësuar mjaft mirë në kurbet.

Gjatë 9 muajve të punës së tij, KKD është fokusuar në njohjen e nevojave afatshkurtra dhe afatgjata të diasporës.  Ne kemi ndërhyrë dhe kemi mbështetur vëllezrit tanë në situate urgjente siҫ ishin situatat në pikën kufitare me Greqinë në Kakavijë, shëmbja e Teatrit Kombetar, gjëndja pas tërmetit, situate e Covid-19 etj.  Një pjesë e madhe e përpjekjeve tona është përqendruar në sigurimin e të drejtës së votës për vitin 2021.  Për mua personalisht, fokusi im ështe ruajtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë. Ne kemi krijuar Këshillin e Mësimit Shqip në Diasporë, në të cilin kemi mësues nga 13 vende të botës.

Jeni ndër themelueset e Shoqatës Shqiptaro- Kanadeze të Calgaryt në Alberta. Sa mendoni, janë të organizuar shqiptarët e provincës ku jetoni, por edhe të Kanadasë, në përgjithësi?

Komuniteti shqiptar në Calgary ështe relativisht i ri dhe me një numër modest prej rreth 4000 personash. Tentativa e parë për të formuar shoqatën shqiptare të Calgarit u bë në vitin 2002, por fatkeqësisht, siҫ ndodh shpesh me shoqatat tona, mosbesimi dhe thashethemet u bënë krimbi që e ҫ’përbëri këtë inisiativë të bukur patriotike të grupit nismëtar. Deri në vitin 2016, komuniteti shqiptar në Calgary kaloi në një gjëndje apatie ku organizoheshin disa tubime me inisiativë private për vitin e ri apo për 8 Marsin por pa një organizim serioz të komunitetit. Gjatë periudhës 2002-2016 u vunë re disa tendenca të shëmtuara të përçarjes së komunitetit si në rastin e disa pseudo- intelektualve që nuk donin të “përziheshin” me njerëz të ndershëm por që nuk kishin arsim të lartë, apo tendenca përҫarëse ndërmjet grupeve të shqiptarëve të ardhur nga treva të ndryshme brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë. Me sa di, ky fenomen nuk është unikal vetëm për Calgary.

Në vitin 2016, u vu re një rilindje e vërtetë në udhëheqjen e komunitetit; një frymë e re bashkëpunimi dhe një pjesëmarrje e admirueshme e rinisë në drejtimin e komunitetit. Ky grup i ri aktiv, nën drejtimin e Ilir Kuqit, ka sjellur një fllad shumë pozitiv, bashkëpunues dhe novator në komunitetin shqiptar të Calgarit. Ajo ҫ’ka mbetet për të bërë nga ne antarët e diasporës mund të përmblidhet si më poshtë:

“Garda e vjetër” e emigrantëve duhet t’a mbështesim këtë grup entuziast që po drejton me shumë passion dhe largpamësi shoqatën e Calgary-it. Pjesëmarrja dhe vullnetarizmi në shoqatë duhet të konsiderohet si prioritet për ҫdo antar të Diasporës, si kontribut për ruajtjen e identitetit tonë në  mërgim. Individët që marrin pjesë në shoqatë duhet t’a konsiderojnë vehten si të barabartë në mes të barabartëve dhe t’i lënë ofiqet dhe gradët skencore tek dera e “shtëpive të shqiptarëve”. Shoqata është e diasporës dhe jo e individëve që kërkojnë lavdi. Balzaku thote, “Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla.” Në shoqatë duhet të vijmë për të shërbyer dhe jo për t’u dukur.

Seicili bashkatdhetar duhet të mendojë se ҫfarë mund të kontribojë dhe jo të përflasë ata që kontribojnë. Çdo bashkëkombës të jetë krenar për vlerat dhe traditat e bukura të familjes shqiptare (respekti për të rriturit dhe prindërit, veshja modeste dhe jo e ekzagjeruar, nikoqirllëku në familje, ndihmesa për ato që kanë më pak, etj.) dhe të organizojë jetën familjare të mbështetur në ato vlera… Pse jo, t’ua mësojë vlerat tona edhe kanadezëve, dhe të mos ndodhë e kundërta që fëmijët tanë të asimilohen plotësisht, të harrojnë gjuhën shqipe saqë prindërit të kthehen në përkthyes kur fëmija komunikon me gjyshin apo gjyshen. Kjo nuk është “cool”, por një dënim i hidhur pët të gjithë.

Ne duhet të kuptojë që Diaspora e tregon krenarinë kombëtare duke marrë pjesë aktive në  veprimtaritë e shoqatës (ngritja e fondeve, shkolla shqipe, lidhja me shtetin kanadez, vendosja e ligjeve për njohjen e vjetersisë së punës për pensionin Kanadez, ndihma për emigrantët e rinj etj.) dhe jo vetëm për të bërë hajgare dhe aheng për vitin e ri apo Festën e Flamurit.

Shqiptarët në Kanada ju njohin si ndër zërat kryesorë të mbajtjes së mësimit shqip në Kanada, si pjesë krenare e bordit të shkollës “Foleja e Shqiponjave” edhe mësuese e shqipes në Calgary, ku tashmë po përgatiteni për mësimin online shkaku i pandemisë COVID-19. Sa do të jetë efikas mësimi online i gjuhës shqipe për brezat e rinj të shqiptarëve të Kanadasë?

 Shkolla shqipe “Foleja e Shqiponjave” në Calgary është organizuar mbi baza shkencore dhe didaktike nga më të mirat. Puna e shkollës drejtohet nga një bord me njerëz të mrekullueshëm dhe të specializuar në fushën e arsimit, të cilët marrin pjesë në këtë forum për të sherbyer dhe jo për dëngla boshe.  Bashkpunimi model i këtij bordi ka sjellë si rezultat faktin që ne punojmë me një Plan Mësimor Kornizë të detajuar për ҫdo javë dhe temë mujore, Librin e Prindit, Librin e Mësuesit, Gazetën e Shkollës, etj. Pra, pavarësisht se numri i nxënësve është i vogël, rreth 30 fëmijë, struktura është e kualifikuar si për një shkollë me 500 fëmijë.

Gjëndja e Covid-19 n’a detyron që për këtë vit mësimi të bëhet on-line dhe ne të jemi krijues në mësimdhënje. Risitë për këtë vit janë:

Mësimdhënie cilësore dhe me synime pedagogjike e gjuhësore të matshme dhe të qarta në kushtet e mësimit online;

Si rezultat i sponsorizimit të shkollës nga dyqani BestBuy, që do të n’a sjellë kompjutera, softëare dhe vullnetarë, do t’a kthejmë mësimin në baza dixhitale, fakt që do të tërheqë më shumë fëmijë dhe do të japë rezultate më të mira.

Mësuesit do të përgatisin plane mësimore të detajuara dhe me objektiva të qarta për ҫdo orë mësimi dhe do të shfrytëzojnë platforma digjitale si “school me” etj.

Keni favorizuar mundësinë e votimit të shqiptarëve jashtë Shqipërisë në zgjedhjet kombëtare atje. Sa do të jenë vendimtare votat e Diasporës për të ardhmen e Shqipërisë?

Ne jemi realistë që vota e diasporës nuk do të ndryshojë ҫdo aspekt të jetës sociale dhe ekonomike në Shqipëri menjëherë.  Por është e domosdoshme të bëhet pasi është një e drejtë kushtetuese qe u është mohuar shtetasve me banim jashtë vendit.  Gjithashtu, kjo votë do të ndryshojë “peshoren” e balancës ndërmjet dy forcave kryesore politike, gjë që do të fillojë tharjen e moҫalit korruptiv aq të përfolur në Shqipëri.

Të gjithë ekspertët e të gjitha fushave mendojnë që pandemia COVID-19 do ta ndryshojë botën. Sa do të jetë ndryshe shkollimi pas kësaj periudhe të vështirë?

Ky ndryshim vihet re në të gjithë aspektet e veprimtarisë njerzore kudo në botë.  Edhe mësimdhënja po ndryshon.  Tendenca është drejt digjitalizimit, por ka rezistencë serioze nga ana e prindërve.  Për momentin, situata është e paqartë pasi kjo pandemic nuk dihet sa do të zgjasë. Fakti që në shumë shkolla ka disa raste ku testimet rezultojnë positive dhe si mësuesit ashtu edhe nxënsit duhet të izolohen, tregon që beteja me Covid-19 nuk është nën kontroll. Të shpresojmë në zbulimin e vaksinës sa më shpejt.

 Jeni edhe mësimdhënëse e anglishtes për të sapoardhurit në Kanada. Si pritet të fillojë ky vit shkollor në Kanada?

Unë i kam kushtuar 45 vjet të jetës ҫështjeve që lidhen me përvetësimin e anglishtes si gjuhë e dytë. Fokusi i dy dekatave të fundit ka qenë në mënyrën e të mësuarit të gjuhës duke u bazuar tek truri dhe si truri ndërton dendrite (lidhjet ndërmjet neuroneve që dërgojnë informacionin në kujtesën afatgjatë) të cilat sigurojnë mësimin e anglishtes në një kohë record dhe me baza shkencore. Për këtë unë kam botuar një cikël prej 8 librash me titullin “Fun English” për mësimin e anglishtes mbi këtë bazë. Në kushtet e pandemisë, platforma online “Dracana GPS” ofron kurse intensive me këto libra, të cilat do të mundësojnë që si të porsardhurit në Kanada ashtu edhe të tjerë persona kudo në botë që duhet të mësojnë anglisht, të përshpejtojnë mësimin e anglishtes dhe të përgatiten për të kaluar me shumë sukses provime te tilla si IELTS, TOEFL etj.
Me kërkesën time si autore, Dracana GPS ka vendosur që ҫdo shqiptar që rregjistrohet në kurset e tyre të paguaj vetëm 50% të ҫmimit për kursin që merr.

Ka gjithmonë kritika dhe vetëkritika se prindërit shqiptarë po flasin gjuhën angleze apo frenge me fëmijët e tyre në vend se të flisnin shqip. Sa kritike je ti në këtë kontekst?

Për këtë mua nuk më zë gjumi! Eshtë fatkeqësi e dyfishtë kur prindërit u flasin anglisht fëmijëve. Kjo për shumë arsye të cilat poezia e mëposhtëme i jep shumë qartë. Por edhe për faktin që disa prindër pretendojnë se duhet t’i flasin anglisht fëmijës që ”t’a ndihmojnë të integrohet” në shkollat kanadeze. Miq të nderuar, ju dua dhe ju respektoj, por mos e gënjeni veten me ëndrra të tilla në diell! Si specialiste e anglishtes ju njoftoj se niveli i anglishtes tuaj (të mësuar pa shkuar në kurse akademike) mund të mjaftojë për të mbijetuar në komunikimin e përditshëm, por nuk është gjuha akademike që fëmijët duhet të përdorin në shkollë. Prandaj, duke u folur fëmijëve me një anglishte “ të vjedhur” e me shumë gabime, në vend që t’i ndihmoni, në fakt i dëmtoni. Përgjigja më e mirë është kjo poezi që n’a vë në mendime.

Marrë nga DiasporaShqiptare

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora adriana bejko kanada shkollat shqipe ne kanada adriana bejko kanada shkollat shqipe ne kanada

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës