Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
KOSOVË–Është zbardhur versioni i parë i dokumentit të propozuar në fillim për marrëveshjen Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, por më vonë ajo është ndryshuar nga delegacioni kosovar që ishte gati të prishë koalicionin qeverisës. Ishte kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj i cili zhvilloi një bisedë telefonike me Hotin pak para takimit në Uashington, duke kërcënuar me largimin nga qeveria, por më pas u tërhoq.
Në bazë të dokumentit të publikuar nga RTV Dukagjini, shihet se rrezikohej e gjithë marrëveshja e jo vetëm koalicionin me qeverinë.
“Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë. Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë.”- shkruhet në piëkn 16 të marrëveshjes.
Në dokumentin e parë të publikuar nga “RTVDukagjini” ishte shkruar që të dy palët ndajnë Liqenin e Ujmanit/Gazivodes për furnizim me ujë dhe energji. Pikë e cila nxiti reagimin e menjëhershëm të Haradinaj.
Kjo pikë më pas është ndryshuar, duke u zëvendësuar me studimin e fizibilitetit nga Departamenti për Energji i SHBA-ve.


Por marrëveshja e plotë ka të botuar se nuk ka shkëmbim territoresh, por shkruhet se Serbia ka të drejtë që të përdorë liqenin e Ujmanit për t’u furnizuar me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Një tjetër detaj, është edhe dalja e Serbisë në portin e Durrësit, e gjitha kjo falë hekurudhës së dy vendeve që do të shtrihet nga “Adriatiku” deri në Serbi.
Gjithashtu tjetër pikë që tërheq vëmendjen është edhe heqja e teknologjisë 5G dhe mospranimi i saj si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia. Të vetmet gjëra që Kosova ka fituar nga marrëveshja janë ndalimi i fushatës së Beogradit për mosnjohjen e pavarësisë dhe fillimi i kërkimeve dhe identifikimit të të zhdukurve të luftës.
Pas dy ditësh takime, të premtën u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçiç, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu për marrëveshjen kanë reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
“Nuk ka vend për spiunazh turk në Austri”, me këto fjalë e hapi ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer një konferencë të posaçme shtypi ...
KOSOVË– Kanë kaluar vetëm dy ditë prej momentit të nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan Donald ...
KOSOVË- Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka deklaruar se marrëveshja e nënshkruar n...
SERBI– Dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka deklaruar për “Prva TV” se marrëveshja e nënshkruar në Uashingt...
SHBA– Siç njoftohet, kompania kineze ByteDance që zotëron aplikacionin TikTok, është në bisedime me disa kompani që kanë shprehur interes për ta bl...
BRITANI E MADHE– Shumica e njerëzve janë infektivë vetëm për rreth një javë, por mund të rezultojnë të infektuar disa javë më vonë. Studiuesit thonë se kjo ...
INDONEZI– Mbajtja e maskave për të frenuar përhapjen e koronavirusit është bërë një rregull i fortë në shumë shtete që janë prekur nga koronavirusit. Por jo ...
Parandalimi i rikthimit të Covid-19 në Europë. Të rinjtë nuk po u binden rregullave. Zakonisht, valët e një epidemie kanë tendencën të ngrihen si një cunami – ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi Greqinë të hyjë në bisedime mbi pretendimet territoriale në Mesdheun lindor, përndryshe do të përballet me pas...
TIRANË– Dritan Abazoviç, kryetar i grupimit URA dhe lider i koalicionit “E Zeza mbi të Bardhë” dha një intervistë për Top Channel. Ai u shpreh...