LIVE UPDATES
Politike

‘Na trego se çfarë do të bëhet me shtëpitë tona’, Basha takon banorët që kanë probleme me legalizimet: Unë ju gara

3 Prill 2021, 15:55 Nga DOSJA
‘Na trego se çfarë do të bëhet me shtëpitë

TIRANË– Kreu i opozitës, Lulzim Basha, sot ka shkuar në zonën e Ali Demit, ku është takuar dhe me banorë të ish-Uzinës Autotraktorë, të cilët kanë probleme me legalizimin.


“Ne jemi familjarë hallexhi që kemi vetëm nevojë të dimë se çfarë do të bëhet me shtëpitë tona. Vetëm thjesht dua të na tregosh, të gjithëve këtyre familjarëve, nuk ka rëndësi jemi PD, PS, LSI ca jemi, ne jemi popull në radhë të parë. Vetëm thjesht na trego se çfarë do të bëhet me këtë popull. Të paktën atë kolibe që kemi bërë, unë them të gjithë këta njerëz ta marrim me vete ta çojmë, a në 5 kate, a 8 kate, a 10 kate, s’ka rëndësi. Por çfarë kam investuar deri sot ta marr dhe ta gëzoj se është shumë krim i madh domethënë me investuar 20 vjet, 30 vjet, 10 vjet, 1 vit një shtëpi dhe me ardh’ me prish shtëpinë. Unë dua thjesht të gjej strehimin që e dëgjuam pas datës 25.” – u shpreh Azem Aliaj.

Përpos mos gjetjes së zgjidhjes me legalizimet, ata ngritën si shqetësim edhe mbifaturimi që u bëhet tek uji.

“Të falënderojmë shumë që na kujtove dhe i dhe shpresë të gjithë këtyre banorëve! Janë prishur këto, se ne hymë në proces legalizimi këtu, pjesa tjetër nuk është futur fare, as legalizim, as privatizim. Kanë dalë nga procesi fare, gjysma apo më tepër. E keqja më e madhe tani, ja ku e kemi këtë burrë këtu, është prishur banesa. Tani, ky që është këtu ka qenë pa letra edhe i kanë kërkuar një sasi lekësh, ky s’ka patur ku t’i marrë. S’mundi t’i bënte letrat. Tani këtij ia prishën shtëpinë, i futën gjobë 5 mijë euro, 5 milionë lekë për ndërtim pa leje INUK. Kemi një problem shumë të madh tek elektriku edhe tek energjia kjo ujësjellësi. Na bëjnë mbi faturime. Këto mbi faturime, ne s’kemi fuqi për të paguar dhe ato që kemi jo të bëjmë dhe mbi faturime. Mbi faturimet tani, sot ka hyrë në sistem. Je i detyruar me e paguar thotë se ndryshe do të këputet energjia. Duke hyrë në sistem tani je detyruar me hyr borxh për të shkuar për ti paguar atje”– u shpreh një nga banorët.

Basha tha se qeveria ka bërë të kundërtën e asaj që tha, duke ju referuar premtimeve të Ramës 8 vite më parë mbi legalizimet. Ai u zotua se qeveria e ardhshme do të shpërblej të gjithë familjet që u janë prishur shtëpitë në shkelje të ligjit si dhe në ato raste kur punët publike do të kërkojnë shpronësime, ato do të bëhet me vlerën e tregut.

Lulzim Basha: Problemet kryesore kudo në Tiranë e në Shqipëri nuk ka nevojë t’ua tregoj unë se unë kam qenë në shtëpitë tuaja, kam qenë në ato dyqane, në ato biznese të vogla por dhe tek prodhuesit e mëdhenj dhe e dinë fare mirë se çfarë po ndodh. Taksat janë rritur, çmimet janë rritur, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme, rinia po largohet për shkak të vendeve të punës dhe gjithë kjo krizë ka ardhur si rezultat i dështimeve të këtyre 8 viteve. Për 8 vite me radhë megjithëse premtoi se dhe po të çoheshe Enver Hoxha prej varri nuk do i prekte shtëpitë e shqiptarëve, kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë krejtësisht të kundërtën.

Kështu ka ndodhur edhe me shumë familje që e kanë pësuar edhe në këtë zonë dhe unë dua në radhë të parë t’ju siguroj se i qëndroj 100% atij zotimi që kam marrë para 5 vjetësh. Ju siguroj që do të bëj gjithçka që këto para të mos paguhen nga taksat e shqiptarëve, por nga pasuritë e atyre që këto 8 vjet kanë zhvatur, kanë zhvatur buxhetin e shtetit, kanë zhvatur pasuritë e shqiptarëve.  Pushtetarët e korruptuar të parët nga i pari tek i fundit edhe ortakët e tyre.

Unë ju garantoj që asnjë familje e vetme në këtë zonë nuk do të vuaj më siç ka vuajtur këto 8 vite padrejtësitë e Edi Ramës. Ju kujtoj edhe njëherë shembullin e atyre familjeve në Bulevard ku ka dy shembuj. Shembulli i parë kur i morën paratë edhe pse s’kishte përfunduar procesi i legalizimit dhe arritën të sigurojnë një strehë tjetër për familjet e tyre që është mënyra e duhur se si politika e drejtë zgjidh një problem apo një ngërç dhe shembullin e dytë kur i flaku në mes të rrugës dhe i futi gazin lotsjellës fëmijëve pesë vjeç duke fjetur në orën gjashtë të mëngjesit dhe i la ata njerëz në mes të katër rrugëve.

Në ato raste kur punët publike do të kërkojnë shpronësime, shpronësimi do të bëhet me vlerën e tregut dhe ju do të merrni paratë për të siguruar një strehë për familjen tuaj. Ndërkohë që do të punojmë fuqishëm që kjo zonë e harruar, jemi këtu si me qenë në një vend të botës se tretë, kjo zonë e harruar e kryeqyteti të marrë vëmendjen e duhur në infrastrukturë, do të thotë tek ujësjellësi, te kanalizimi, te shtrimi i rrugëve, por edhe vëmendjen e duhur për zhvillim ekonomik. Sot është dita për t’ju thënë që më 25 Prill atë ndjesë që ju kam kërkuar që nuk e përfunduam procesin e legalizimit unë e konsideroj detyrë për ta çuar atë proces deri në fund në mënyrë që të gjithë ju të përfitoni legalizimin që është vonuar me të padrejtë dhe në shumë raste për të cilin keni paguar në të bardhë e në të zezë e s’keni marrë atë që meritoni. Ky është zotimi që kam para jush si kryeministër i ardhshëm.

(d.a/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021


Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit