LIVE UPDATES
Politike

Kryetari i PD-së Basha viziton një familje që ka kaluar Covid, jep premtimin: Të gjithë të sëmurët nga qeverisja e ardhs

3 Prill 2021, 13:38 Nga DOSJA
Kryetari i PD-së Basha viziton një familje që ka kaluar Covid,

TIRANË– Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka vizituar një familje në Tiranë, që kanë kaluar COVID-in.

Ata u shprehën se COVIDI-n e kanë kaluar në shtëpinë e tyre dhe të gjitha shpenzimet i kanë mbuluar vet.

Basha përsëriti zotim e Partisë Demokratike që parashikon mbështetjen financiare për të gjithë ata persona që COVID-in e kanë mbuluar me shpenzimet veta.


Lulzim Basha: Si jeni me shëndet?
Qytetari: Mirë.
Lulzim Basha: Me Covid-in?
Qytetari: E kemi kaluar të dy.
Lulzim Basha: Në shtëpi?
Qytetari: Po, në shtëpi.
Qytetarja: Tani kemi disa pasoja.
Qytetari: Zonja e pati më të rëndë, me oksigjen.
Lulzim Basha: Shpenzimet?
Qytetarja: Të gjitha vetë.
Lulzim Basha: Të gjitha shpenzimet nga xhepi besoj?
Qytetari: Të gjitha nga xhepi. Ata që kanë pasur 5 lekë, por prapë se prapë nuk i kanë më. Dhe mjerë ata që janë zhytur deri në fyt në borxh.
Lulzim Basha: Për këto ne po hartojmë një plan që të gjitha familjet që kanë pasur të sëmurë në shtëpinë e tyre, siç keni qenë ju të dy, nga qeverisja e ardhshme të kenë një mbështetje financiare. Se praktikisht në shumicën dërrmuese të rasteve janë fshirë të ardhurat. Se ju e dini kurimi i një personi shkon sa rroga vjetore e një familje normale.

Familja vuan dhe emigrimin e fëmijëve. Duke i shpjeguar Bashës mundin që kanë patur me sigurimin e vizave për të lëvizur në Europë, ata e falënderuan për kontributin e tij për heqjen e tyre. Basha tha se sfida e radhës është bërja realitet e votës së emigrantëve, që është edhe një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme. Sipas tij, kjo gjë u mundëson atyre të kontribuojnë në vendin e tyre.

Qytetarja: Fëmijët i kemi në emigracion.
Lulzim Basha: Sa fëmijë keni?
Qytetarja: Kemi dy vajza. Një e kemi në Paris, njëri në Londër profesioniste secila në fushën e vet. Njëra është soprano tjetra është… domethënë ka mbaruar për inteligjencë ekonomike dhe është senior menaxher në një kompani amerikane.
Qytetari: E madhja është larguar në 99, shkoj në Eksprovonc edhe ishim të fundit. Kemi heq siklet i madh ajo puna e vizave. Domethënë njerëzit nuk e vlerësojnë por është një fitore e jashtëzakonshme. Kujtohet i bëmë dosjet të dy nga kaq ne. Na i mori të gjithë atë lodhje që kishim heq e mori e hodhi aty dhe na e aprovuan na e dhanë vizën me fjalë e ke parasysh nuk po flas vetëm për punë shpenzimi që duhet bërë. Nuk e fus fare atë se shyqyr në punë ishim të dy.
Shiko vizat kanë qenë një stres i madh. Morëm vizat, shkuam atje edhe pastaj kemi shkuar edhe pa viza më vonë që shkuan në Angli më pas. Tjetër gjë komplet edhe pas kësaj radhe nuk kemi dal më.

Lulzim Basha: Tjetra që është shumë e rëndësishme është që ne do t’ua mundësojmë votimin. E kemi zotim që në zgjedhjet e ardhshme qeveria jonë do të mundësojë votën e emigrantëve kudo ku jetojnë përmes sistemit elektronik. Kemi që në vitin 2016 që luftojmë dhe ne do ta bëjmë realitet. Këta e lanë me kastile, e lanë pa votuar fare, ne do ta bëjmë realitet. Por më e rëndësishmja është se vota e emigrantëve që është shumë e rëndësishme në vetvete, të fillojmë t’i krijojmë kushtet që ata që kanë dëshirë të kontribuojnë në vendin e tyre, të kenë mundësi të kthehen. Siç qe një kohë që vinin e hapnin një biznes apo të specializuar si vajzat tuaja duhet të kenë një vend në administratë, por ne e dimë kushtet që kanë sot në Francë janë të pakrahasueshme me ato të administratës dhe gjithë vendet e Ballkanit. Çfarë bëjnë? Krijojnë fonde të posaçme për t’i paguar, për të thithur trurin, për të shërbyer në vendin e tyre. Europa ka fonde të posaçme për këtë punë dhe ky është një pjesë. Kjo është një pjesë e rëndësishme e programit që kemi dhe ne e kemi hartuar me shoqatat e diasporës se nga si domethënë nga largimi i trurit të sjellin Shqipërinë në një situatë ku të përfitojë nga më të mirët që janë larguar kanë krijuar një provojë e janë gati të vijnë të kthehen të shërbejnë.
Dhe ajo që e zgjidh këtë është votimi elektronik dhe ne do ta bëjmë realitet për të gjithë shqiptarët dhe për shqiptarët e diasporës. E dyta, ti krijojmë mundësinë të kontribuojnë si në sektorin publik ashtu dhe në sektorin privat. Kur them sektorin publik nuk kam parasysh vetëm administratën shtetërore, kam parasysh edhe kulturën, shkencën, universitetet dhe kur kam parasysh sektorin privat, Greqia, Italia, Irlanda, Izraeli, janë vende të cilat kanë, për shkak të historisë, edhe ata kanë diaspora të mëdha. Të mësojmë pak nga përvojat e tyre pozitive, se si kanë arritur ata, se nuk është vetëm punë lekësh është dhe punë dijesh, kapitalin por dhe njohuritë e tyre ti transferojnë të funksionojnë për ekonominë shqiptare. Duhet një program që t’i stimulojë të kthehen, të hapin një sipërmarrje, të investojnë në një sipërmarrje, të punësojnë, të transferojnë atë që kanë mësuar. Ne vetëm përfitojmë si vend në qoftë se do jua hapim dyert dhe natyrisht ju përfitoni si familje se i keni këtu afër.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj