LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Na e pushtuan bullgarët, maqedonasit e rumunët”, Festivalit të RTSH i shtohen edhe polemika të tjera, veç “Elvana Gj

20 Dhjetor 2019, 12:28 Nga DOSJA
“Na e pushtuan bullgarët, maqedonasit e rumunët”,

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme  është mbajtur edhe nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH, ku kanë performuar  10  artistë në garën për Eurovizion.

Por teksa prej javësh tashmë  ka pasur goxha debat dhe polemika për fituesin e paracaktuar, që në këtë rast qarkulloi lajmi se fituesja është Elvana Gjata.

Ndërkohë  autorët shqiptarë kanë hapur një tjetër polemikë, ku përveç skandalit për fituesin e shpallur ende pa nisur festivali, autorët shqiptarë të “Albautor”, mendojnë se ky festival i ’58 nuk është më shqiptar ashtu siç ka qenë për 57 vite me rradhë. Kjo për shkak se ndërkohë që s’janë pranuar asrtistë, kompozitorë dhe orkestrues të njohur shqiptarë në Festivalin e Këngës dhe nga ana tjetër janë pranuar artistë të huaj.

“Te dashur miq sot ne dt 19.12.2019 ora 18.00 u mblodh shoqata “Albautor” e cila mbron kompozitoret,poetet,orkestruesit me te njohur shqiptare te cilet miraruan kete deklarate duke shprehur nje shqetesim te madh per mbrojtjen e integritetit kombetar te festivalit te kenges ne RTSH ku per 57 vjet me rradhe publiku shqiptar ka ndjekur kenget e autoreve shqiptare.Askush nuk ka te drejte te shkele mbi traditen e mrekullueshme te krijuesve shqiptare dhe ne kete festival ” “Kombetar” nuk ka vend per kompozitore me nenshtetesi Maqedonase,Bullgare,Rumune apo cfare do qofte me gjithe respektin per to…Ky eshte festivali i muzikes shqiptare…mos shkelni mbi vlerat kombetare,kulturen,traditen…mjaf me …deri ketu nuk papergjegjeshmeria…””- thonë autorët shqiptarë të “Albautor”.

Deklarata e plotë e “Albautor”

Ne, të gjithë autorët anëtarë dhe përfaqësues të asamblesë së Agjencisë Albautor, e ndjejmë tashmë të detyrueshme që të shprehim publikisht shqetësimin tonë të madh në lidhje me mënyrën e organizimit të Festivalit të 58-të të Radio Televizionit Shqiptar këtë vit, duke qenë se ruajtja e vlerave artistike kombëtare po cenohet haptas nga interesa të ngushta të një grupi të kufizuar njerëzish.

Si asnjëherë më parë në 57 Festivale të R.T.SH. kriteret e pranimit të këngëve janë ndryshuar në fund të fazës së pranimit duke vendosur kritere të reja të papublikuara në media dhe të ndryshme nga të gjithë festivalet e kaluara.

Në mënyrë të fshehtë janë ftuar në festival kompozitorë me shtetësi jo shqiptare, duke cenuar një ndër parimet më të rëndësishme të festivalit dhe duke shkelur rëndë dinjitetin e kompozitorëve shqiptarë, të cilët kanë arritur suksese të shkëlqyera në festivalin evropian të këngës.

Krijuesve shqiptarë nuk u lejohet të marrin pjesë në festivalet analoge si Itali, Maqedoni, Bullgari, Greqi etj… sepse nuk kanë nënshtetësinë e vendit përkatës.

Në një kohë kur elementi që i jep këngës fizionominë e muzikës tradicionale shqiptare është kompozitori, ky element hiqet nga individë të cilët nuk kanë asnjë kontribut në muzikën shqiptare, pa marrë asnjë mendim nga artistët që kanë mbajtur gjallë vazhdimësinë e këtij festivali.

Në një kohë që me dhjetëra kompozitorë të suksesshëm shqiptarë nuk janë ftuar në festival në kundërshtim me gjithë vitet e kaluara, porositen kompozitorë shqiptarë e të huaj me nga dy këngë.

Në kundërshtim të hapur me ligjin e të drejtës së autorit është hequr titulli orkestrues muzikor i këngës, si autor me të drejta të njohura ligjërisht.

Festivali i këngës në R.T.SH. gëzon një popullaritet të madh në mbarë opinionin publik shqiptar, duke patur një ndjeshmëri shumë të lartë edhe për faktin që financohet direkt nga taksapaguesit shqiptarë, të cilët duan të investojnë në kulturën shqiptare që ka aq shumë nevojë, pasi është në gjendje të mjeruar ekonomike edhe për faktin që R.T.SH. nuk paguan asgjë për detyrimin që ka në zbatim të ligjit të së drejtës së autorit.

Në lidhje me shqetësimet e parashtruara, jemi të detyruar të gjithë së bashku, si krijues dhe autorë, të ngremë zërin kundër këtyre fakteve abuzive, duke kërkuar unanimisht marrjen e masave për ndryshimin e kësaj situate shqetësuese dhe të një kontrolli financiar të festivalit të 58 të këngës në R.T.SH.

Kujtojmë që për Elvanën është folur gjatë, pasi emri i saj qarkulloi se do  të jetë edhe fituesja e këtij Festivali të ’58 në RTSH. Ishte kompozitorja Diana Ziu, e para ajo që akuzoi producenten Vera Grabocka, e cila ka marrë përsipër këtë vit organizimin e RTSh se ka paracaktuar Elvana Gjatën si fituese të këtij edicioni. Akuzat janë përforcuar edhe nga emra të tjerë të skenës, si Rovena Dilo, Luis Ejlli, por edhe Erik Lloshi i cili hodhi akuza për anësi.

Ndërkohë që Dosja.al në një vëzhgim elementar pikasi se nga 25 konkurrentë 12 janë produkt i dyshes Grabocka-Vejsiu, ndërsa vetë Robert Berisha ka zbuluar se në Festivali u ftua nga producentja, duke nxjerrë blof procedurën e garimit.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture autorët shqiptarë elvana gjata polemikat e festivalit te rtsh shoqata “albautor” autorët shqiptarë elvana gjata polemikat e festivalit te rtsh shoqata “albautor”

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më