LIVE UPDATES
Insights

FAKTET/ Ndizet sherri për RTSH, kush do e fitojë festivalin, pse mban “erë” gara me 10 miqtë e Alketës dhe Verës?

6 Nëntor 2019, 15:45 Nga DOSJA
FAKTET/ Ndizet sherri për RTSH, kush do e fitojë festivalin, pse mban

TIRANË- Festivalet në Shqipëri gjithmonë krijojnë polemika, që nga përzgjedhja e këngëve, tek juria e shpallja e fituesit. Polemikat këtë herë kanë përfshirë dhe festivalin e RTSH-së, pasi janë hedhur akuza të rënda për producentët, jurinë dhe stafin, kur ende nuk ka nisur mirë organizimi.

Këtë vit producente do jenë dy emra të njohur të ekranit, Vera Grabocka dhe Alekta Vejsiu, që njihen për organizimet e spektakleve të ndryshme në TV Klan. Sipas raportimeve në media, buxheti që ato kanë në dispozicion për arrin vlerën e 500 mijë Euro-ve, një shumë e konsiderueshme…

Por problemi nuk janë paratë, problemi është mënyrë se si ky festival do i sillet publikut, i cili është dhe kontributor për të (pasi nëpërmjet taksës për RTSH, është bashkëpronar me televizionin publik).

Ka qenë kompozitorja Diana Ziu ajo që ka hedhur akuzat më të rënda, duke thënë se festivali është i korruptuar dhe përzgjedhja e këngëve është bërë me dëshira personale. Ziu shkoi edhe më tej kur tha se gara është e paracaktuar dhe se fituese do të jetë këngëtarja Elvana Gjata…

Por Ziu nuk ka qenë e vetmja pasi një dyzinë me këngëtarë dhe kompozitorë janë shprehur kundër organizatorëve të festivalit në RTSH.  Debati është i përqëndruar tek përzgjedhja e këngëve, por edhe tek artistët që kanë hyrë në garë.

Dosja.al duke u nisur nga debati që qarkullon ditët e fundit ka bërë një vëzhgim të listës së këngëtarëve, për të parë emrat e përzgjedhur nga producentët dhe juria.

 

 

: Pritja për të mësuar datat e mbajtjes së Festivalit të Këngës mbaroi! Në datat 19 dhe 20 dhjetor Pallati i Kongreseve do të presë 20 këngëtarët pjesëmarrës për të përformuar live këngët e tyre, ndërkohë në datën 22 dhjetor do të mbahet finalja e madhe. Fituesi i Festivalit të 58-të të Këngës ka të drejtën të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2020. . . . #rtsh #fest58 #fik58 #festivaliikenges #eurovision #music #festivali #kenges @rtsh.official @festivali_rtsh

A post shared by Festivali i Këngës në RTSH (@festivali_rtsh) on

Nga lista me 20 këngëtarë, mund të vërehet lehtë se një pjesë e tyre kanë lidhje me producentet Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Disa prej tyre, mirëfilli janë produkt i dyshes Vejsiu-Grabocka, duke na lënë një shije të hidhur lidhur me atë që do të prodhohet në tri netët e “arta” të RTSH, më 19, 20 dhe 22 dhjetor.

Po le t’i marrim me radhë…

Në listë janë emra si Devis Xherahu, Genc Tukiqi dhe Niada Tikiqi, Uendy Mancaku, Olta Boka, Kamela Islamaj, Renis Gjoka, Gena, Elvana Gjata, Sara Bajraktari, Tiri Gjoci,  që nuk kanë një lidhje të afërt me producentët, por pjesa tjetër po.

Nisim me të parin. Boiken Lako…

Këngëtari ka qenë një nga anëtarët e juirisë së Your Face Sound Familiar dhe i ftuar special në një tjetër spektakël të organizuar nga dyshja Grabocka-Vejsiu në X factor.

Valon Shehu, ka qenë pjesëmarrës në spektaklin Your Face Sound Familiar, po ashtu në këtë spektakël ka marrë pjesë dhe Kastro Zizo, Alberie Hadergjonaj dhe Era Rusi.

Ndërkohë që këngëtarët që më parë kanë qenë pjesë e spektakleve të Grabockës janë dhe Kanita Suma, Arilena Ara dhe Aldo Bardhi që kanë marrë pjesë në X factor. Të tri këto emra nuk ngurrojnë të pranojnë se janë produkt i Vera Grabockës, duke ia atribuar asaj falenderimin për emrin që kanë marrë sot.

Ndërkohë Robert Berisha ka qenë pjesë e Dance With me, po kështu dhe Era Rusi është pjesëmarrëse këtë vit në këtë emision televiziv të realizuar nga Grabocka.

Një tjetër këngëtare që “ka përfituar” nga miqësia me dyshen Vejsiu-Grabocka është Eli Fara, e cila njihet si një mike e ngushtë e tyre, që e ka treguar dhe me postime të shumta në rretjet sociale.

Ndërkohë Stresi, i sapo dalë nga qelia ka përfituar nga Eli Fara pasi do të vijë në bashkëpunim në këtë festival.

Por dyshimet se miqësitë me Grabockën ishin çelësi i suksesit për të marrë pjesë në Festivalin e 58-të në RTSH, shtohet nga një deklaratë e Robert Berishës.

Ky i fundit në një intervistë tregon vet se ka marrë një ftesë nga Vera Grabocka për të qenë pjesë e festivalit. “Me kurrëfarë problemi e kam pranu ftesë, pasi sivjet organizohet prej Vera Grabockës dhe Alketa Vjesiut  dhe kam pranuar ftesën me shumë dëshirë, ku janë ato të dyja në çfarëdo skpektakli unë e pranoj ftesën në 2 të natës”, ka thënë Robert Berisha në një intervistë për Mirage.

Por kur dëgjon këtë deklaratë të Berishës, kupton që juria përzgjedhëse ka qenë fiktive pasi këngëtari sot është konkurrent dhe ftesa i ka ardhur nga producentët.

Pra Robert Berisha nuk ka garuar, por është ftuar… dhe automatikisht është përzgjedhur.

Naiviteti i Robertit është një tjetër pjesë në mozaikun e akuzave që rëndojnë mbi dyshen e RTSH, por të flasim me fakte.

Nga 20 konkurrentë, 10 prej tyre kanë një lidhje direkte me Grabocka-Vjesiun, duke na bërë të pyesim: Kur iu hipi artistëve shqiptarë që çuditërisht janë pjesëmarrës në spektaklet e Grabockës, dëshira e madhe për t’u bërë pjesë e Festivalit.

Dhe pse të gjithëve në të njëjtin edicion?! Si ka mundësi që Arilena Ara që u tërhoq para 2 vitesh nga konkurrimi në RTSH, rikthehet, pa dhënë madje asnjë sqarim pse ndryshoi mendim?

Mbetet për t’u parë, po ajo që dihet me siguri është se si rrallëherë, festivali i RTSH ia doli këtë vit që të ketë vëmendjen e publikut, ende pa nisur mirë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

factcheck factcheck alketa vejsiu festivali i rtsh-së klanet e veres ne rtsh vera grabocka alketa vejsiu festivali i rtsh-së klanet e veres ne rtsh vera grabocka

Sondazh

Poll
Insights 5 Nëntor 2019, 19:12

Homoseksualiteti nuk është sëmundje

GJERMANI– Është një sinjal sa i qartë, aq dhe i rëndësishëm që ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn dërgoi në fillim të kësaj jave. “Homo...

Insights 3 Nëntor 2019, 12:02

Nëna që nuk i mësova dot emrin

DELVINË- Aty në fushat e Delvinës buzë rrugës nën rrebeshin e shiut pashë një nënë që ruante delet rudë. Ishte mbuluar me një plasmas të bardhë që mu duk m...

Insights 2 Nëntor 2019, 09:41

Heronjtë e munguar të drejtësisë

TIRANË– Heroi i luftës së Antimafias Italiane, Pier Luiggi Vigna, më ka thënë në një intervistë që i mara në vitin 2004 se drejtësia në Shqipëri do t...

Insights 1 Nëntor 2019, 21:37

Çunat flori të Rilindjes dhe shokët e KM!

KM promovoi dhe shoqerohej me Arben Ndoken! KM promovoi e shoqerohej me Armando Prengen! KM promovoi dhe shoqerohej me Mark Frrokun! KM promovoi dhe shoqerohej/...

Insights 30 Tetor 2019, 16:15

Mos ma vrisni qenin

Pogradec. Gusht 1983. Gjatë viteve kur Eduardi, vëllai im, ndodhej në burg në Spaç, sa herë në ndërmarrjen e asfaltimit të rrugëve ku punoja si inxhinier...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni