LIVE UPDATES
Editorial

Mund të jemi duke jetuar një moment kthese, me ndikim të madh

8 Tetor 2020, 10:23 Nga DOSJA
Mund të jemi duke jetuar një moment kthese, me ndikim të madh

Mund të jemi duke jetuar një moment kthese, me ndikim të madh edhe për Kosovën, shqiptarët e regjionin
1.

Brenda disa ditëve përputhëse Jurgen Habermas, filozofi e intelektuali publik më me ndikim në Gjermani, botoi një ese mbi shansin e dytë gjerman, ndërsa Konferenca e Munihut e Sigurisë një analizë të thellë mbi rolin e ardhshëm të Gjermanisë. Që të dyja analizat identifikojnë atë që mund të jemi duke jetuar më 2020, e që në gjermanishte quhet “Zeitenwende”, pra një ndryshim i epokave historike në politikë. Për Habermasin, bashkimi i Gjermanisë ishte moment kthese, i cili nxori në pah dyzimin pozitiv të dy proceseve: bashkimi i Gjermanisë ishte i mundshëm me bashkimin e mëtejmë të Evropës dhe anasjelltas, me bashkimin e Gjermanisë rriteshin mundësitë për bashkimin e mëtejmë të Evropës. Tash, 30 vjet më vonë, Habermas nxjerr një shans të ri që del po nga interesat e brendshme gjermane. Sipas tij, Gjermania është e detyruar që me partnerët e saj, në radhë të parë Francën, të thellojë nivelin e bashkimit të Evropës në mënyrë që ta shpëtojë rendin e vet liberal-demokratik. Alternativa e bashkimit dhe thellimit të mëtejmë evropian, mendon Habermas, nuk është vetëm rritja e nacionalizmit në Evropë (dhe demokracisë joliberale, siç është rasti me Hungarinë), e me përpjekjet për ta ndalur bashkimin e Evropës dhe për të prishur të arriturat e deritanishme, por edhe rritja e nacionalizmit gjerman brenda vetë Gjermanisë, i cili sot manifestohet me partinë e skajshme të djathtë AfD.

Analiza e Konferencës së Sigurisë së Munihut, ndërkaq, shkon edhe më tutje. Sipas saj, bota në të cilën jetojmë është ndryshe prej asaj kur u bashkua Gjermania. Dy janë ndryshimet thelbësore. Së pari, tërheqja e rolit të SHBA-së nga roli i “hegjemonit dashamir”, i cili kujdeset për sigurinë evropiane dhe ky është një proces i cili do të vazhdojë, pa marrë parasysh kush i fiton zgjedhjet presidenciale amerikane. Së dyti, jetojmë në një botë të fuqive të ndryshme, me daljen në skenë të Kinës, që i bën konkurrencë jo vetëm fuqisë amerikane por edhe sistemit liberal-demokratik si të tillë. Pra, sot për sot, me së paku katër fuqi të një rangu – SHBA, BE, Rusi, Kinë – kemi të bëjmë me një botë shumëpolëshe, e madje edhe me një konkurrencë të ndërsjellë sistemesh qeverisjeje.

Konferenca e Sigurisë së Munihut mendon se tash është momenti kur Gjermania, në partneritet me Francën dhe të tjerët, të fuqizojë Bashkimin Evropian në forcimin e vendimmarrjes së tij dhe të ndërmarrë hapa të mëtejmë të forcimit të sistemit të vet të sigurisë, brenda kontinentit dhe brenda NATO-s.

2.

A do të kemi Shtete të Bashkuara të Evropës – sepse kjo është rrjedha logjike e të dy analizave – apo diçka që shkon në atë të një konfederate, e cila përbashkon në dhjetë vjetët e ardhshëm vendimmarrjen për thesarin, politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes?

Kjo është sfida konceptuale e propozuar nga të dyja analizat dhe reflekton në masë të madhe të menduarit, jo vetëm në Berlin, por edhe në Paris, Bruksel dhe jo pak kryeqytete gjithandej kontinentit.

Sado larg të duket prej këtij debati, një lëvizje e këtillë historike do të ketë efekt të vetin të drejtpërdrejtë në Kosovë, ndër shqiptarë dhe në regjion në tërësi.

Efekti i parë dhe thelbësor do të jetë fakti se fillimi i një procesi shumëvjeçar i thellimit të vendimmarrjes brenda BE-së do të ndërpresë dinamikën domethënëse integrimi të Ballkanit Perëndimor në të. Dhe, kjo do të thotë se brenda një periudhe dhjetë apo pesëmbëdhjetëvjeçare nuk do të ketë pranim të anëtarëve të rinj në BE. E kjo do të thotë se politika e jashtme e BE-së nuk mund të llogarisë në anëtarësim (“anëtarësim të shpejtë”, “garanci anëtarësimi”, “shirit të shpejtë anëtarësimi” apo sido që të quhen premtimet që diplomatët ua japin shteteve ballkanike) si mjet për të nxitur zgjidhjen e problemeve të hapura shtetndërtimi në relacionin Kosovë-Serbi, brenda Bosnjë-Hercegovinës apo të reformave në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

3.

Në mungesë të një politike (“të shpejtë”) integruese efekti i dytë në regjionin e Ballkanit Perëndimor do të jetë ai i vazhdimit të konkurrencës së përkatësive identitare. Në regjion tashmë kemi një koktej të të katër poleve që janë në konkurrencë globale (plus Turqia si fuqi e mesme). Pra, kemi SHBA-në, BE-në, Rusinë dhe Kinën. Që të katër aktorët kanë demonstruar ambicie të veta kompetitive dhe kjo nuk befason kur është fjala për Kinën e Rusinë, por ka qenë befasi me mungesën e qartësisë në politika transatlantike; siç u pa me takimin Kosovë-Serbi në Washington, veprimi i presidentit Trump nuk ishte pjesë e një politike të dakorduar transatlantike.

Në këso kushte konkurrenca e katër poleve që tani ka krijuar dhe mund të thellojë vijat identitare. Kosova dhe Shqipëria kanë pasur identifikimin tradicional me SHBA-në dhe BE-në, por tashmë ky identitet transatlantik nuk është më i njëjtë. Për më tepër, identiteti shtetëror i Kosovës mohohet nga ndërhyrja e Rusisë nëpërmjet veprimeve të Serbisë. Mali i Zi ka përjetuar që të identifikohet me SHBA-në dhe BE-në në formën e vet tradicionale transatlantike për të parë se si ndërhyrja e drejtpërdrejtë ruse, përfshirë edhe nëpërmjet Kishës ortodokse serbe, po e ndan identitetin shtetëror në dysh. Një shtet tjetër i ndarë në dysh, Bosnja e Hercegovina, sheh se si zhvillohet gara mes Rusisë e BE-së, madje edhe Turqisë, në vijat e fërkimeve etnike boshnjako-serbe. Shembulli më i ndritur, Maqedonia e Veriut, është gjithnjë në konsolidim e sipër të identitetit të vet perëndimor në një regjion pasigurie. Ndërkaq, Serbia e presidentit Vuçiq është në avantazh dhe ka arritur me mjeshtri të identifikohet me të katër polet: është derë hyrjeje për Kinën në regjion, është shtizë ruse që pengon konsolidimin e NATO-s, pra ambicieve të deridjeshme amerikane, është identifikuar si partner thelbësor evropian për stabilitet në marrëdhëniet me Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, dhe në muajt e fundit është shndërruar në partner amerikan në sytë e presidentit Trump.

4.

Dhe efekti i tretë do të jetë krijimi i një distance më të madhe kohore mes dy Evropave, asaj që, sipas modelit gjerman, do të thellojë vendimmarrjen në BE dhe ne të tjerëve që jetojmë në Ballkanin Perëndimor e që jemi shndërruar në terren për garën identitare. Përzgjedhja e thjeshtë nuk mjafton: në Shqipëri u brohorit “edhe ne si gjithë Evropa”, por kjo nuk është realitet. Në Kosovë është dyfish më e madhe përqindja e njerëzve që duan që shteti të jetë në BE, por Kosova formalisht as që ka kapacitet negociimi për anëtarësim.

Nga Berlini, ku po paralajmërohet “Zeitenwende”, momenti i kthesës, para disa vjetësh ka dalë ideja e Procesit të Berlinit nga i cili pak a shumë pastaj ka dalë ideja që nëse shtetet e Ballkanit Perëndimor replikojnë atë që bënë shtetet e Vishegradit dhe krijojnë hapësirën e “katër lirive evropiane” do të futen më shpejt në BE.

Kështu, ritualisht dalin ide të mira që kanë funksionuar në vende të tjera. Vetëm nuk pranon kush se po përpiqet të bëhet diçka që nuk është bërë ende: të bëhet pajtimi ende pa përfunduar konflikti, të bëhet pajtimi mes Çekisë e Sllovakisë ende pa e njohur ato njëra-tjetrën, apo të bëhet pajtimi mes Hungarisë e Sllovakisë ndërkohë që Hungaria ia kërkon një pjesë të territorit kësaj të fundit.

5.

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor ky është një paralajmërim i mirë për të bërë një analizë të thelluar, për diçka që do të marrë dhjetëvjetëshat e ardhshëm politikë. Herën e fundit kur në Berlin u shqiptua “Zeitenwende” ra Muri. Marrë nga Koha.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial editorial nga veton surroi politika ne kosove editorial nga veton surroi politika ne kosove

Sondazh

Poll
Editorial 8 Tetor 2020, 07:12

Grekët dhe turqit, miqësi e vështirë

Gjyshja ime ka jetuar në Janinë. Një grua e mrekullueshme që më ka dhënë shumë dashuri e gatuante enkas për mua. E çuditshme, që sa herë që nuk e haja de...

Editorial 5 Tetor 2020, 12:57

Shumica absolute që zbulon mashtrimin e Ramës

Ata që thërrisnin fitore në 30 korrik, kur Parlamenti i cunguar votoi ndryshimet kushtetuese për të hapur listat, sot ishin viktima. Vetëm 2 muaj u deshën për t...

Editorial 4 Tetor 2020, 12:59

Shqipëria duhet të distancohet nga Edi Rama

Për të gjithë ata që nuk u shkojnë teksteve deri në fund, dëshiroj ta bëjë të qartë që në fillim: Lulzim Basha nuk është model i politikanit për të cilin unë i ...

Editorial 3 Tetor 2020, 05:38

Asnjë sistem nuk është i përjetshëm

Imagjinojeni, sikur nga njëra ditë në tjetrën jeta juaj të ndryshojë komplet. Ti humbet vendin e punës. Kualifikimet që ke nuk të hyjnë më në punë. Vlerat shoqë...

Editorial 29 Shtator 2020, 10:13

Jeta në një botë kaotike, pa superfuqi

Nga Pierre HaskiEpoka post-amerikane është titulli i një libri nga gazetari i CNN Fareed Zakaria i botuar në vitin 2011, në të cilin autori shpjegonte se ndrysh...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet