LIVE UPDATES
Editorial

Shqipëria duhet të distancohet nga Edi Rama

4 Tetor 2020, 12:59 Nga DOSJA
Shqipëria duhet të distancohet nga Edi Rama

Për të gjithë ata që nuk u shkojnë teksteve deri në fund, dëshiroj ta bëjë të qartë që në fillim: Lulzim Basha nuk është model i politikanit për të cilin unë i shkul flokët me rrënjë. Qetësia dhe ftohtësia e tij me shqetësojnë. Madje, më shumë sesa qetësia dhe ftohtësia e tij, më shqetëson kur ai bën sikur bëhet nervoz. Vërehet nga Kukësi që po e bën për efekte pamore. Nuk është, bie fjala, sikur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, që është akull edhe atëherë kur Liverpuli i tij shënon gol në minutën e fundit në një ndeshje dramatike, edhe kur flet me Benjamin Netanjahun dhe Donald Trumpin në Shtëpi të Bardhë, edhe kur i sulen në Kuvendin e Kosovës.

Pra, Basha, duke ditur që i duhet të mbijetojë në një ambient zoologjik politik, duket krejtësisht jashtë karakterit të tij kur i imiton Ramën a Berishën. Më shumë të bën të qeshësh sesa të frikësohesh.

Por (kjo “POR” flet më shumë sesa çdo gjë që u tha më sipër) asnjëra prej atyre që i përmenda më sipër nuk e bën Bashën njeri të keq. Ndoshta e bëjnë vetëm aktor të keq.

Ndryshe, ai, si një zotëri i vërtetë, po pret në radhë për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë tash e tetë vjet. Nuk di a është mirë kjo. Në vendin më të varfër në Evropë, shefi i opozitës ndoshta nuk e ka luksin që të operojë me metoda – le të themi – holandeze.

Shefi i opozitës nuk është thjesht dhe vetëm një figurë statike politike që pret në radhë, sikurse ne kur presim për ta blerë samunin e nxehtë për syfyr. Jo. Përgjegjësia e tij është shumë më e madhe se kaq. E për të qenë serioz ose për të treguar seriozitet, britmat dhe qirrjet nuk janë forma e vetme e shprehjes së saj. Shefi i opozitës e tregon seriozitetin e tij me vepra, jo me fjalë. A e ka treguar këtë Basha? Më shumë jo sesa po. Ai, në momente kritike opozitare, ka bërë hapa prapa, atëherë kur nuk do të duhej të bënte.

Por, prapë POR, cila është alternativa e tij? Ne duhet t’i gjykojmë njerëzit dhe politikanët me metoda krahasimore. Relativizimi ose përgjithësimi është mënyra më e mirë për ta justifikuar të keqën më të madhe. “Të gjithë janë të njëjtë”. Kjo është një fjali e tmerrshme. Në asgjë nuk janë të gjithë të njëjtë. Dy hajna nuk janë të njëjtë. Dy bamirës nuk janë të njëjtë. Dy të këqija nuk janë të njëjta. Ne vazhdimisht duhet t’i zgjedhim të keqen më të vogël dhe të mirën më të madhe, për aq sa mund të gjykojmë.

Kështu, Basha, sado anemik, do të ishte shumë më i dobishëm sesa Rama pas tetë vjetësh në pushtet.

Shumë prej jush, që më keni ndjekur përgjatë këtyre viteve, i keni të ditura qëndrimet e mia për kryeministrin e Shqipërisë. Një pjesë e juaja e di që gjatë këtyre tetë vjetëve nuk kam reshtur se hedhuri “gurë e drunj” në drejtim të tij, ndonëse e pata përkrahur në zgjedhjet kur ai e kishte mundur Sali Berishën. Nuk e pata përkrahur ardhjen e Ramës sa e pata përkrahur largimin e Berishës dhe të PD’së, pas tetë vjetësh në pushtet. Gjërat rrodhën ashtu si rrodhën. U pata dëshpëruar shumë me Ramën, ndoshta, më shumë sesa jam dëshpëruar ndonjëherë me ndonjë politikan tjetër. Kam pasur pritje të tjera për të. Një politikan, që në librat e mi ishte politikan liberal dhe mendjehapur, u transformua brenda shumë pak muajsh në një “dua-të-bëhem-autokrat”.

Sigurisht që pas asaj çfarë kanë parë shqiptarët për rreth 50 vjet diktaturë komuniste, kjo përpjekja e Ramës për t’u dukur i fortë ishte një lojë e fëmijëve. Por nuk është kjo esenca. Esenca është te dëshira e tij. Ka mundësi që sa herë që Rama e ka takuar liderin e fortë turk, Recep Erdoganin, po aq herë i ka shkuar në mendje që edhe vetë mund të bëhet i fortë po aq sa ai. Rama në këto tetë vjet forcën e tij e ka matur, siç i thonë një fjale, me hijen e tij të mëngjesit. Por nuk është vetëm kjo. Ne do t’ia falnim Ramës edhe arrogancën edhe injorancën, sikur, bie fjala, kompromisi i tij për më pak demokraci të ishte përkthyer në një ekonomi më të fortë. Së paku kjo gjë nuk mund t’i mohohet “arkadashit” të tij, mirëpo Rama, duke e përdorur dorën e tij të fortë, e ka bërë Shqipërinë edhe më pak demokratike e edhe më të dobët ekonomikisht.

Gjatë qeverisjes së tij, Shqipëria ka shënuar regres në shumë fusha, e posaçërisht ka shënuar regres të frikshëm në fushën e llogaridhënies. Rama dhe klika e tij ka vite që janë shkëputur nga realiteti. Atyre u intereson vetëm opinioni i dy tre pronarëve të medieve, i dy-tre personave më të pasur në Shqipëri, kurse sa i përket opinionit të dy-tre milionë shqiptarëve, ata nuk e kthejnë kokën prapa. Ai është tallur vazhdimisht me çdo kritikë që i është bërë. Gjuha e tij ka qenë cinizmi. Për shkak të luksit në të cilin ka jetuar rrethi i tij, ai nuk ka arritur që ta shohë varfërinë e pjesës tjetër të shoqërisë. Sa më shumë që janë pasuruar Qeti me shokë, aq më tepër ai ka qenë i bindur që në mënyrë proporcionale po pasurohet çdo shqiptar. Në fakt, ka ndodhur e kundërta. Shpërndarja e të mirave shoqërore ka rrjedhur vetëm në një drejtim. Kjo nuk ka qenë kështu për shkak të kreativiteti dhe zgjuarsisë së oligarkëve të tij, por sepse shteti e ka dirigjuar ekonominë. Në këtë mënyrë, shteti i ka prishur harmoninë dhe baraspeshën e tregut të lirë, duke u bërë palë në anën e të fortëve, në kurriz të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Nuk e kam asnjë dyshim që sa më shumë që do të aviten zgjedhjet, aq më shumë do të dëgjojmë manipulime statistikore. Madje, një ditë përpara zgjedhjeve, kur do t’i dëgjojmë ekspertët e Ramës duke e bërë përmbledhjen tetëvjeçare për ekonominë në Shqipëri, nëse nuk do të tregohemi syçelë dhe vigjilentë, ka mundësi që do ta ngatërrojmë Shqipërinë me vendet skandinave. Ky është një kurth në të cilin nuk duhet të biem. Kurthi tjetër që do ta ngrehin spin-doktorët e Ramës është baltosja e opozitës, duke thënë që “ne nuk jemi perfekt”, por opozita është edhe më e keqe sesa ne. Mbrojtja më e mirë, shpeshherë, është pranimi i një pjese të fajit ose të vërtetat gjysmake. Këto janë metoda të njohura dhe të suksesshme të propagandës. Në çdo vend ku autokracia ka lëshuar rrënjë, pushteti investimin më të madh e bën në anatemimin e opozitës. “Ne nuk jemi të përsosur, por këta janë të rrezikshëm për vendin”. Një strategji e këtillë mund të shkojë deri në këndin ekstrem. Një kryeopozitar në Rusi helmohet, në Turqi arrestohet, në Bjellorusi ndiqet nga vendi, në Serbi…. nuk ekziston. Rama, për hir të së vërtetës, nuk ka shkuar kaq larg. Ndoshta edhe pse nuk ka pasur nevojë, sepse opozita ka qenë fragjile, kurse një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare është rreshtuar krah tij. Megjithatë, nëse ai e fiton edhe një mandat, të tretin më radhë, ai në mënyrë të pashmangshme do të shndërrohet në një të tillë.

Çdo krahasim me Gjermaninë e Angela Merkelit do të duhej të konsiderohej si vepër penale. Për vende si Shqipëria, krahasimet duhet të kërkohen vetëm në Lindje. Prandaj, për këto dhe shumë arsye tjera, Shqipëria ka nevojë urgjente për një prerje. Për më tepër, do të ishte gjë shumë e mirë që të mos prishej tradita që tranzicioni qeverisës të ndodhë çdo tetë vjet. Askush nuk beson që Rama ka çka të japë më tepër në katër vjetët e ardhshëm. Ai dhe rrethi i tij kanë vetëm çka të marrin më tepër.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial berat buzhala berat buzhala

Sondazh

Poll
Editorial 3 Tetor 2020, 05:38

Asnjë sistem nuk është i përjetshëm

Imagjinojeni, sikur nga njëra ditë në tjetrën jeta juaj të ndryshojë komplet. Ti humbet vendin e punës. Kualifikimet që ke nuk të hyjnë më në punë. Vlerat shoqë...

Editorial 29 Shtator 2020, 10:13

Jeta në një botë kaotike, pa superfuqi

Nga Pierre HaskiEpoka post-amerikane është titulli i një libri nga gazetari i CNN Fareed Zakaria i botuar në vitin 2011, në të cilin autori shpjegonte se ndrysh...

Editorial 26 Shtator 2020, 07:27

Çka t’i japim tjetër Serbisë?

Serbia haptas është duke e kushtëzuar vazhdimin e dialogut në Bruksel me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Në këtë mënyrë pala serbe po e bë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet