All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Editorial

Habia e Edi Ramës me udhëheqësin e Ku Klux Klanit të Serbisë

8 Tetor 2020, 05:59 Nga DOSJA
Habia e Edi Ramës me udhëheqësin e Ku Klux Klanit të
All - Paragraf - 1

Vulini është një monstrum politik dhe njerëzor. Ai e ka vetëm një të mirë, është transparent. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë i thotë gjërat ashtu siç i mendon, për dallim prej presidentit Vuçiç. Vulini është më të vjetrën. I quan shqiptarët me terma pezhorativë, ashtu siç na quanin në “kohët e mira të vjetra” Shesheli, Millosheviqi, Arkani, Qosiqi, e shumë e shumë të tjerë të asaj plejade. Ne ishim zezakët e tyre. Këtë Edi Rama nuk e ka ditur.

Para disa ditësh kryeministri i Shqipërisë ishte habitur kur kishte mësuar se si një ministër i Qeverisë së Serbisë, në faqën zyrtare të ministrisë së tij, po i quante shqiptarët “shiptari”, kurse për vetë Ramën i kishte rezervuar edhe disa cilësime estetike. Është fjala për ministrin e mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulinin.

Ndërsa derisa Rama po habitej me Vulinin, unë po habitesha me Ramën. Si është e mundur që kryeministri i Shqipërisë, pas shtatë vitesh në krye të shtetit shqiptar, duke i pasur afër vetes të gjitha informatat e shërbimeve sekrete të shtetit, duke i pasur para vetes të gjithë librat e mundshëm të historisë, por edhe të ditëve tona, edhe më tutje është kaq naiv në raport me Serbinë? Rama dëshironte të besonte se ajo çfarë Vulin kishte thënë për të dhe për shqiptarët ishte një meme (miim) e jo një postim serioz. Pra, kryeministri i Shqipërisë, e ndoshta edhe të gjitha shërbimet sekrete shqiptare, për vetë faktin që u habitën kaq shumë, lënë të kuptohet se për Vulinin dinë më pak se sa secili shitës në tregun e gjelbër në Kosovë. Sikur bota të kishte qënë vetëm pak më ndryshe, sikur të mos kishte ekzistuar NATO, BE dhe SHBA, Aleksandar Vulin, i shoqëruar edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë serbe, fare lehtë do të mund të kishte qënë një udhëheqës i Ku Klux Klanit. Vulini është një monstrum politik, por edhe njerëzor. Ai e ka vetëm një të mirë, është transparent.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë i thotë gjërat ashtu siç i mendon, për dallim prej presidentit Vuçiç. Vulini është me të vjetrën. I quan shqiptarët me terma pezhorativë, ashtu siç në “kohët e mira të vjetra” na quanin Shesheli, Millosheviqi, Arkani, Qosiqi e shumë e shumë të tjerë të asaj plejade. Ne për këta njerëz ishim zezakë. Ishim qenie inferiore, të padenja edhe për t’u ulur së bashku në autobus, për t’u shkolluar së bashku, për të jetuar së bashku. Ne, për këta njerëz, për njerëzit si Vulini, para të cilit në mënyrë të turpshme po i mbyllin sytë ambasadorët e BE’së, ishim të denjë vetëm për të çarë dru për banorët e Beogradit.

Fatkeqësisht, derisa i gjithë rajoni i Ballkanit ka bërë hapa përpara drejt tolerancës ndëretnike, të vetmit serbët kanë mbetur aty ku kanë qënë tash e 100 vjet, a tash e 200 vjet, a tash e 1000 vjet. Në politikën e Serbisë, në mediat e Serbisë, nuk ka ndryshuar asgjë. Është tepër e çuditshme qysh Edi Rama për këto shtatë vjet në krye të shtetit shqiptar nuk e ka kuptuar një gjë të tillë.

Ai madje dukej që ishte i bindur se i ka mbetur edhe shumë pak punë për ta shndërruar Vuçiqin dhe nxënësit e tij në paqeberës të këtij rajoni. Po bënin plane të mëdha së bashku, qysh shqiptarët dhe serbët duhet të ndjeknin rrugën e francezëve dhe të gjermanëve. Po këndonin së bashku (ka video) në Beograd pas takimeve të frytshme. Kalinka – Malinka ishte shndërruar në himn të takimeve, të interpretuar nga ylli i muzikës popullore serbe Ivica Daçiq, edhe ky një nxënës i devotshëm i Sllobodan Millosheviqit, që gjithashtu fare lehtë do të mund të kishte qënë themelues i KKK’së.

Prandaj, është e pafalshme qysh Rama, dhe rrethi i tij, kanë shpresuar, kanë bërë plane të mëdha, që së bashku me klasën aktuale politike në Serbi do ta ndërtojnë një të ardhme të ndritshme për të gjithë popujt e këtij rajoni. Ai sot po i ndien pasojat e politikave të tij të mëhershme. I befasuar po e pyet Vuçiçin në Twitter për zhvillimet e fundit në raportet shqiptaro – serbe, duke dashur të besojë se ai nuk po e di se çfarë po bën ministri i tij.

Gjëja më e bukur e gjithë kësaj budallakie, por që flet shumë për mentalitetin serb, ishte kur Vulini deklaroi se “nuk janë të gjithë shqiptarët e pandershëm”. Ai si burrë të mirë, si shqiptar të ndershëm, e veçoi Esat Pashë Toptanin. Kjo flet më shumë se çdo gjë tjetër. U pa se ai dhe Vuçiçi kanë qënë të gatshëm që Esat Pashës t’ia bëjnë edhe një shok, Edi Ramën.

Unë nuk besoj se Edi Rama bën pjesë në një ligë me Esad Pashën, mirëpo unë besoj se Rama e ka mbivlerësuar talentin e vet për të bërë politikë të madhe.

Një akrep, që nuk dinte not, e kishte pyetur bretkosën nëse do të mund ta bartte në shpinën e saj matanë lumit. Bretkosa kishte hezituar, duke u frikësuar se në një moment gjatë rrugës atë do ta thumbonte akrepi, por ky i fundit e kishte siguruar se një gjë e tillë do të ishte naive të mendohej, sepse pastaj do të mbyteshin që të dy në fund të lumit. Bretkosa e kishte konsideruar këtë argumentim të akrepit si të pranueshëm dhe ishte pajtuar që ta kalonin lumin së bashku. Diku nga mesi i lumit akrepi vendosi që megjithatë ta thumbojë bretkosën, duke u mbytur kështu që të dy. Në botën tjetër, të dy tashmë të vdekur, bretkosa e kishte pyetur akrepin se përse e kishte bërë një gjë të tillë, duke i ditur pasojat, duke e ditur se edhe ai do të fundosej. “S’kisha çfarë të bëja. Është në natyrën time”.

Në raport me shqiptarët, kjo është, kjo ka qënë dhe për një kohë kjo do të jëtë politika serbe. Është thjesht në natyrën e tyre. Duke qenë shërbëtor i Sllobodan Millosheviqit, duke e ditur se problem kryesor për integrim në Bashkimin Evropian i ka shqiptarët e Kosovës, Vuçiçi kishte nevojë për shpinën e Edi Ramës. Sigurisht që në një moment të caktuar do ta thumbonte.

Marrë nga Gazeta Ekspress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial berat buzhala edi rama berat buzhala edi rama

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Editorial 5 Tetor 2020, 12:57

Shumica absolute që zbulon mashtrimin e Ramës

Ata që thërrisnin fitore në 30 korrik, kur Parlamenti i cunguar votoi ndryshimet kushtetuese për të hapur listat, sot ishin viktima. Vetëm 2 muaj u deshën për t...

Editorial 4 Tetor 2020, 12:59

Shqipëria duhet të distancohet nga Edi Rama

Për të gjithë ata që nuk u shkojnë teksteve deri në fund, dëshiroj ta bëjë të qartë që në fillim: Lulzim Basha nuk është model i politikanit për të cilin unë i ...

Editorial 3 Tetor 2020, 05:38

Asnjë sistem nuk është i përjetshëm

Imagjinojeni, sikur nga njëra ditë në tjetrën jeta juaj të ndryshojë komplet. Ti humbet vendin e punës. Kualifikimet që ke nuk të hyjnë më në punë. Vlerat shoqë...

Editorial 29 Shtator 2020, 10:13

Jeta në një botë kaotike, pa superfuqi

Nga Pierre HaskiEpoka post-amerikane është titulli i një libri nga gazetari i CNN Fareed Zakaria i botuar në vitin 2011, në të cilin autori shpjegonte se ndrysh...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës