LIVE UPDATES
Editorial

Gjermania e ribashkuar, e përgatitur për të ardhmen

3 Tetor 2020, 12:42 Nga DOSJA

GJERMANI– “Është e enjte, 4 tetor, ora dy. Ju flet Deutschlandfunk me lajmet: Dyshtetësia gjermane mori fund. Në mesnatë hyri në fuqi aderimi i Republikës Demokratike Gjermane në Republikën Federale të Gjermanisë. Volkskammer (Parlamenti i RDGJ) në Berlinin Lindor e pati vendosur këtë aderim në gusht. Me këtë, RDGJ, sipas kuptimit të ish-partisë shtet SED, shtet socialist i kombit gjerman, pushoi së ekzistuari. Gjermania e ribashkuar është tani, 45 vjet pas përfundimit të luftës, përsëri shtet sovran. Katër fuqitë fituese më parë i patën pezulluar të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në lidhje me Berlinin dhe Gjermaninë si një të tërë. Sovraniteti përfundimtar do të hyjë në fuqi kur parlamentet e Katër Fuqive ta kenë ratifikuar këtë. Para ndërtesës së Rajshtagut në Berlin në mesnatë, për të treguar ribashkimin u ngrit një flamur i madh zi-kuq-i artë, në Bashkinë Schöneberg ra këmbana e lirisë.”

Me këto fjalë i përshkroi momentet e para të Gjermanisë së ribashkuar Radioja Kombëtare Gjermane, Deutschlandfunk. Sot Gjermania e ribashkuar mbush 30 vjet. Gjermania e tri dekadave të fundit është Gjermania më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, për shumicën e gjermanëve dhe për botën: demokratike, e parashikueshme në veprime, e vlerësuar gjerësisht në botë. Ky nuk është vetëlavdërim i gjermanëve, por vlerësim i të tjerëve, ngjashëm konkludoi së fundi në shtypin evropian edhe historiani i njohur britanik, Timothy Garton Ash.

Para ribashkimit me pjesën lindore, Gjermania Perëndimore, Republika Federale ishte një shtet shembullor demokratik, i integruar në NATO e në BE. Megjithëkëtë, hyrja e të gjithë Gjermanisë në grupin e demokracive perëndimore më 3 tetor 1990 u prit me ndjenja të dyfishta në kryeqytetet evropiane: me kuriozitet, por edhe me drojë.

Droja kishte të bënte më të panjohurën që sillte për Evropën ky shtet “me madhësi kritike”, siç e ka quajtur atë ish-kancelari gjerman Kurt Georg Kiesinger. A do të zgjohen te ky anëtar shembullor i bashkësisë “instinkte të vjetra”, kjo pyetje i preokupon shtetet e tjera, shprehej revista amerikane “Time” pak pas ribashkimit. A do të kërcënojë Gjermania e ribashkuar ekuilibrat dhe sigurinë e Evropës, ky ishte preokupimi i kryeministres britanike Margaret Thatcher në përpjekjen e saj fillestare për ta frenuar ribashkimin gjerman.

Sot, 30 vjet më vonë, Gjermania është kthyer në shtet të pazëvendësueshëm në BE. Në qershor 2013, në artikullin “The reluctant hegemon” (“Hegjemon kundër dëshirës”), e përjavshmja britanike The Economist shkruante se “rreziku për Evropën sot nuk konsiston në një udhëheqje shumë të fortë gjermane, por në një udhëheqje të dobët”.

Rol koordinues në krizat në Evropë

Krizat e dekadave të fundit në Evropë dhe botë evidentuan një Gjermani të përgatitur më mirë se shtete të tjera, për të drejtuar me konsensus Bashkimin Evropian të 27 shteteve. Ishte Gjermania ajo që organizoi përgjigjen evropiane ndaj krizës financiare në vitet 2008-2009, përcaktoi drejtimin dhe strategjinë e politikës së shëndoshjes ekonomike në BE.

Në momente të rëndësishme kthese në botë, vëmendja e opinionit është drejtuar te Gjermania dhe kancelarja Merkel. Me ndërrimin e administratës në SHBA në vitin 2016, bota e civilizuar u kthye natyrshëm për udhëheqje morale nga Gjermania. Kancelarja Angela Merkel u portretizua në mediet evropiane me këmbëngulje si mbrojtësja e fundit e vlerave liberale të Perëndimit.

Dekadën e fundit Gjermania është treguar më aktive edhe në politikën e jashtme. Administrimi i sovranitetit gjerman nga fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore e mbajti të kufizuar për gjermanët deri në ribashkim këtë fushë të politikës. Në vitin 2014, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, përfaqësues të elitës gjermane e shtruan si nevojë të domosdoshme gjallërimin e politikës së jashtme. Presidenti i atëhershëm i Gjermanisë, Joachim Gauck kërkoi në Mynih që Gjermania të reagojë “më herët, më me vendosmëri, më thelbësisht.”

Këtë Gjermania e ka bërë duke e “drejtuar që nga mesi” Bashkimin Evropian, si “e para midis të barabartëve”. Disa momente për t’u veçuar janë shkurti 2015, kur Gjermania me Francën ndërmjetësuan Marrëveshjen e Minskut, për Ukrainën; nëntori 2019, kur Gjermania nisi angazhimin për një drejtim të ri të NATO-s; ky vit i pandemisë së Covid-19, kur kancelarja Merkel koordinoi – së bashku me Francën – përpjekjen historike për rindërtimin e Evropës pas pandemisë dhe për kufizimin kështu të ndërhyrjes së huaj në BE.

Gjermania para ndryshimeve

Natyrisht që në këtë drejtim, në politikën e jashtme dhe të sigurisë, ka ende potencial të pashfrytëzuar. Gjermania ka rritur ndjeshëm vitet e fundit shpenzimet ushtarake: në vitin 2020 ato arrijnë 50,4 miliardë Euro ose 1,58% të Produktit të Brendshëm Bruto. Por “përballë ndryshimeve masive të ambjentit të sigurisë” kjo nuk mjafton, konstaton një studim i fundit i Konferencës së Sigurisë në Mynih.

30 vjetori i ribashkimit e gjen Gjermaninë në krye të një procesi ndryshimi. Goditja e Gjermanisë dhe e Evropës nga Covid-19 i ofroi kancelares Merkel një mundësi për të ndjekur politika proevropiane deri dje vështirë të përfytyrueshme për establishmentin dhe se do të gjenin mbështetjen e opinionit publik gjerman.

Gjermania braktisi së fundi grupin e “shteteve kursimtare” të Evropës. Kancelarja Merkel ra dakord që Gjermania të hyjë për dekada në borxh, me Bashkimin Evropian, për të transferuar kapital me grante e kredi kryesisht në jug të Evropës. Për të financuar këto grante, Gjermania pranon një ulje me rreth dy përqind të Produktit të Brendshëm Bruto (krahasuar me 2019), publikoi javën e kaluar Banka Qendrore Evropiane.

Ky hap dëshmon kthjelltësi, pragmatizëm e zhdërvjelltësi të elitave gjermane përballë sfidave të reja globale. Në momente vendimtare, siç është kërcënimi shkatërrues i disa shteteve të BE nga pandemia, politikanët gjermanë vendosën për Evropën.

Tregimi i Perëndimit për ribashkimin ndryshon nga ai i Lindjes

Dy pjesët e Gjermanisë në tri dekadat e fundit janë afruar më tej. Traumat që mbeten te një pjesë e gjermanolindorëve për ribashkimin lidhen me mënyrën si u ribashkua Gjermania, jo me faktin që ajo u ribashkua.

Vjet, në 30 vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit depërtoi në publik më me forcë tregimi i Lindjes për ribashkimin, kryesisht pakënaqësitë. Partia ultra e djathtë, Alternativa për Gjermaninë qe forcuar në zgjedhjet në landet lindore. Dhe kjo bëri që në forume t’i lihej gjerësisht vend asaj që mendon Lindja për ribashkimin.

Sivjet në 30 vjetorin e ribashkimit dëgjohet më fort edhe “përgjigjja” e Perëndimit për tregimin e Lindjes për ribashkimin. Në emisione televizive dhe në artikuj në gazeta, analistë dhe historianë kujdesen për një inkuadrim më të balancuar të zhvillimeve historike rreth ribashkimit.

Në thelb përgjigja që vjen nga Perëndimi është se nuk ekzistonte një model historik për një ribashkim si ai gjermano-gjerman. Në këto kushte Gjermania Perëndimore veproi aq mirë sa dinte, qoftë edhe me gabime.

Baza e vjetëruar industriale e RDGJ ishte e destinuar të shkatërrohej, përballë hapjes së tregut të të gjitha shteteve lindore për produkte më cilësore perëndimore. (Këtu, nga ana tjetër, duhet kujtuar fakti se disa shtete të tjera ish-komuniste e hapën më gradualisht industrinë ndaj Perëndimit, e subvencionuan edhe pas kthesës politike atë, për të shmangur tronditjet sociale).

“Aneksimi” përballë hyrjes vullnetare

Kritikës së disa gjermanolindorëve se ribashkimi qe në fakt “aneksim” i Lindjes nga Perëndimi, historianët i kujtojnë sivjet se RDGJ hyri vullnetarisht në RFGJ. Parlamenti i parë, i dalë nga zgjedhje të lira në RDGJ, paraqiti lutje që pesë landet e reja të Lindjes dhe Berlini Lindor të hynin në Gjermaninë e ribashkuar. Dëshira për një mirëqënie të ngjashme me Gjermaninë perëndimore ishte një faktor i fuqishëm motivues për gjermanolindorët. Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier e kujtoi së fundi (21.09.) dëshirën e vetë gjermanolindorëve për t’u ribashkuar me Perëndimin: ai nderoi kryeministrin e fundit të RDGJ, Lothar de Maiziere, qeveria e të cilit bashkëpërgatiti ribashkimin.

Ribashkimi nuk mund të kryhej si midis të barabartëve, pasi sistemi politik dhe ekonomik lindor kishte dështuar e pësuar kolaps, kurse Gjermania Perëndimore qe në lulëzim.

Auron DodiAuron Dodi

Politologu i Berlinit, Klaus Schroeder, shkroi këtë javë në gazetën “Neue Zürcher Zeitung” se megjithëkëtë, në sajë të transfertave perëndimore, një familjeje gjermanolindore pas ribashkimit, iu deshën vetëm pesë vjet, deri në mes të viteve 1990, për të pasur ato të ardhura, për të cilat një familjeje perëndimore i qenë dashur 30 vjet.

Përballë shkretimit social të shumë qyteteve gjermanolindore pas shpërbërjes së bazës së tyre industriale, gjermanolindorët prej vitesh vënë premtimin e Helmut Kohlit, të korrikut 1990, se landet lindore do të kthehen në “peizazhe të lulëzuara”.

Analistë kujtojnë sivjet se qytete si Jena, Dresdeni, Lajpcigu janë në lulëzim, ato tërheqin sipërmarrës, studentë e artistë. Dhe se fuqia mesatare ekonomike e landeve lindore me Berlinin ka arritur aktualisht 79,1 përqind të mesatares së Gjermanisë.

Është padyshim trishtuese të mësosh që një punonjës, që ka punuar një jetë të tërë në RDGJ, të marrë sot në Gjermaninë e bashkuar p.sh. një pension minimal mujor prej 800 Eurosh. Në të njëjtën kohë, transfertat masive financiare të Perëndimit në Lindje nuk kanë reshtur: deri vitin e kaluar ato kanë arritur shumën deri 2.5 bilionë Euro.

Në bazë të sondazheve të fundit të disa instituteve demoskopike gjermane, edhe gjermanolindorët jetojnë me dëshirë në Gjermani. Në këtë 30 vjetor ky është padyshim një emërues i përbashkët i dy pjesëve të Gjermanisë.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial auron dodi gjermania e ribashkuar auron dodi gjermania e ribashkuar

Sondazh

Poll
Editorial 3 Tetor 2020, 05:38

Asnjë sistem nuk është i përjetshëm

Imagjinojeni, sikur nga njëra ditë në tjetrën jeta juaj të ndryshojë komplet. Ti humbet vendin e punës. Kualifikimet që ke nuk të hyjnë më në punë. Vlerat shoqë...

Editorial 29 Shtator 2020, 10:13

Jeta në një botë kaotike, pa superfuqi

Nga Pierre HaskiEpoka post-amerikane është titulli i një libri nga gazetari i CNN Fareed Zakaria i botuar në vitin 2011, në të cilin autori shpjegonte se ndrysh...

Editorial 26 Shtator 2020, 07:27

Çka t’i japim tjetër Serbisë?

Serbia haptas është duke e kushtëzuar vazhdimin e dialogut në Bruksel me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Në këtë mënyrë pala serbe po e bë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet