LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Mos veproni menjëherë”/ Ismail Kadare dy herë pranë arrestimit, ish-kryehetuesi rrëfen telefonatat me Enver Hoxhën dh

11 Gusht 2020, 11:26 Nga DOSJA

TIRANË: Prej një distance kohore disa dekadash duket se Ismail Kadare ishte shkrimtari më i privilegjuar i regjimit komunist: udhëtime jashtë shtetit, botime, romane me protagonist Enver Hoxhën, tektuk del edhe ndonjë fotografi e tij me diktatorin, në shtëpinë e këtij të fundit.

Mirëpo, dukja nuk është gjithçka. Dokumentet e botuara gjatë viteve të fundit kanë treguar se e vërteta qëndron ndryshe. Shkrimtari jo vetëm që ishte i ndjekur, i survejuar, i vënë me “shpatulla për muri” nga “kolektivi”, – fundja si çdo shqiptar,- por edhe në rrezik serioz për jetën. Fati i tij varej në fije të perit.

Këtë na e dëshmon në vetë të parë një nga njerëzit më të pushtetshëm për dhjetë vjet me radhë gjatë diktaturës komuniste. Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë, Qemal Lame, i cili sjell për publikun librin e tij “Dritëhijet e kohës: Letërsia dhe arti në diktaturë.

“Përndjekja e Ismail Kadaresë”, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Neraida”. Krahas fakteve që tashmë janë bërë publike, sipas të cilave Ismail Kadare rrezikonte të dënohej në grupin e “komplotistëve”, me në krye Mehmet Shehun, Lame me përgjegjësi profesionale dëshmon se për Kadarenë kanë ekzistuar jo vetëm dosje, por urdhra konkretë arrestimi.

“Ka rëndësi të dokumentohet me objektivitet e vërteta për urdhra konkretë për arrestimin e shkrimtarit. Janë dy raste konkrete kur është diskutuar për arrestimin e Ismail Kadaresë. Në vitin 1982 u dha urdhër konkret për arrestimin, u përgatitën dokumentet ligjore, por zbatimi u anulua në momentet e fundit. Në vitin 1983 u përgatitën edhe një herë dokumentet për arrestim. Këto dokumente nuk u njoftuan dhe as u dërguan zyrtarisht në Hetuesinë e Përgjithshme”, shkruan ai në librin e tij “Dritëhijet e kohës”.

Sipas tij, kjo ishte një çështje aq me rëndësi, saqë me të po merreshin krerët më të lartë të shtetit. Nuk bëhej fjalë thjesht për krerë të Sigurimit të Shtetit apo Ministrisë së Brendshme, madje nuk mjafton as Ramiz Alia e Hekuran Isai. Ishte vetë Enver Hoxha i interesuar për këtë çështje.

Qemal Lame, ndër të tjera boton edhe pjesë të ditarit të tij, mbajtur gjatë viteve që drejtonte institucionin e Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë, qe mund t’i lexoni ne “Panorama“. Për herë të parë zbardhen biseda telefonike dhe takime me Enver Hoxhën, që urdhëronte: Të arrestohet!

QEMAL LAME

DY URDHRA KONKRETË PËR ARRESTIMIN

Ka rëndësi të dokumentohet me objektivitet e vërteta për urdhra konkretë për arrestimin e shkrimtarit. Janë dy raste konkrete kur është diskutuar për arrestimin e Ismail Kadaresë.

– Në vitin 1982 u dha urdhër konkret për arrestimin, u përgatitën dokumentet ligjore, por zbatimi u anulua në momentet e fundit.kadare

– Në vitin 1983 u përgatitën edhe një herë dokumentet për arrestim. Këto dokumente nuk u njoftuan dhe as u dërguan zyrtarisht në Hetuesinë e Përgjithshme.

URDHRI I PARË PËR ARRESTIMIN

Ideja, formulimi dhe kërkesa për zbatimin e arrestimit është dhënë nga vetë Enver Hoxha.

E premte, më 24 shtator 1982, 20:15

Qemal Lame-Kadare-dosja-arkivoli-Enveri

Në zyrën time, si kryehetues i përgjithshëm, ra zilja e telefonit sekret të komunikimit vetëm me udhëheqjen:

-Jam Enveri, Qemal! Ramizi dhe Hekurani më raportuan për hetimet. Kanë dokumentet për atë Kadarenë. Të arrestohet! Mos veproni menjëherë! Do ta diskutojmë. Shikoji edhe ti dokumentet. Dua mendimin tënd. Mos u thuaj Ramizit e Hekuranit që biseduam bashkë.

-Si të urdhëroni ju, shoku Enver!

-Mirë. Natën e mirë!

-Natën e mirë!

E hënë, më 27 shtator 1982, 08:00:

Biseda me Hekuran Isain

– Shoku Qemal! Nga hetimi kanë dalë fakte dhe kemi dokumente për bashkëpunimin e Ismail Kadaresë me Mehmet Shehun. Dokumentet ia kam bërë të njohura shokut Enver. Do ta arrestojmë. Kemi bërë gati kallëzimet. Shoku Enver më porositi që t’i analizoni edhe ju materialet dhe të shkojmë tek ai.

– Do t’i lexoj dhe analizoj me shumë përgjegjësi, shoku Hekuran.

E hënë, më 27 shtator 1982, 08:30:

Telefonata e Ramiz Alisë

Ra zilja e telefonit sekret. Ishte Ramiz Alia.

Ramiz Alia: Shoku Qemal! Hekurani ka biseduar me ju për Ismail Kadarenë.

Qemal Lame: Po, shoku Ramiz. Pak më parë biseduam. Jam duke lexuar dhe analizuar dokumentet.

Ramiz Alia: Do ishte mirë të bisedonim. Sapo bisedova edhe me Hekuranin. Po të keni kohë, hajdeni e bisedojmë të tre bashkërisht. Në orën 09:00 do jem në zyrë.enver-hoxha-ramiz-alia

Qemal Lame: Do të vij, shoku Ramiz.

Hekurani erdhi në zyrën time dhe shkuam së bashku te Ramizi.

E hënë, më 27 shtator 1982, 09:00:

Biseda me Ramiz Alinë

Ramiz Alia: Shoku Qemal! I kemi dokumentet për Ismailin. Ta arrestojmë! Nuk ka përse të zgjatet më ky veprim.enveri-ramizi-nexhmija

Qemal Lame:Nuk i kam lexuar të gjitha materialet, shoku Ramiz. Ka dokumente të vjetra dhe të tanishme nga hetimi i komplotit.

Ramiz Alia:  Mirë. Lexoji dhe analizoji. Do të takohemi me shokun Enver dhe do të bisedojmë. Ai do që ju të jepni mendim. Ka besim dhe pret mendimin tuaj. Do të të lajmëroj kur të takohemi.

Marrë nga Panorama.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur ender hoxha ismail kadare qemal lame ramiz alia ender hoxha ismail kadare qemal lame ramiz alia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj