"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
RASTET/ Mori 17 mijë lekë të reja, kamerat e sigurisë filmojnë Kristi Çinarin teksa largohet nga farmacia, i riu që posto
27 Janar 2021, 08:46Nga DOSJA
TIRANË– Kristi Çinari është personi që është shpallur në kërkim për një sërë grabitjesh të ndodhura në Tiranë. Ngjarja më e fundit e regjistruar në dosjen e 21-vjeçarit që prej katër citesh shpëton nga duart e uniformave blu, është grabitja e farmacisë pranë shkollës “Sami Frashëri”, e ndodhur një natë më parë.
Dosja.al ka mësuar se një natë më parë, i maskuar dhe me armë në dorë, Çinari arriti të merrte 17 mijë lekë të reja nga xhiroja ditore. Ai u largua i qetë nga vendi i ngjarjes, por kamerat e sigurisë pikasën çdo lëvizje të tij. Në pamjet e publikuara nga Dosja.al, 21-vjeçari shihet teksa largohet i qetë pasi vodhi farmacinë një natë më parë. Çinari shihet me kapuç në kokë dhe veshur me një bluzë sportive ngjyrë gri, tesa ecën me hapa të qetë e largohet nga farmacia.
Pak ditë më parë, Kristi Çinari ka grabitur një tjetër farmaci dhe një pikë dhënie kredish të Kredo.al, ku arriti të merrte plot 3 milionë lekë të vjetra e më pas u largua me taksi. Në rrjetet sociale ai duket se poston foto me mjete luksoze sit ë llojit ‘Maserati’, armë të rrethuar nga eurot e varëse floriri dhe shqiponjën kuqezi.
Çinari në fakt është një person që nuk rezulton banor në Tiranë, ai nuk ka strehë dhe aktiviteti i tij prej vitesh ka qenë të merret me grabitjet e farmacive dhe të pikave të vogla financiare. Kristi Çinari ka jetuar për disa vite jashtë shtetit, ndërsa aktualisht ndodhet në Tiranë ku i është rikthyer aktivitetit të tij.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË–Gjykata Administrative e Tiranës ka shtyrë sot seancën për Sinan Tafaj, presidentin e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë. Seanca gjyqësore u sht...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur emrat e katër personave të arrestuar të cilët akuzohen se falsifikonin teste të Covid-19 për udhëtarët dhe garancitë e vendit ...
TIRANË– Emisioni “Stop” publikoi një rast rrëqethës dhune të një prindi ndaj fëmijës së mitur. Dhuna makabre ka ndodhur rreth 3 javë më parë në Korç...
SHKODËR– Pjetër Lulashi, një banor në Qafë Thore te Buni i Bajraktarit është shpëtuar nga izolimi i dëborës me një trashësi prej 4 metrash. Pamjet e ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ndërsa Tema.al ka një pj...
RRËSHEN– Dy persona, shqiptarë të Kosovës kanë mbetur të plagosur dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Rrëshenit, pas një aksidenti automobilistik....
SHQIPËRI– Temperaturat nën minus kanë mbërthyer vendin! Pas shirave dhe dëborës tashmë zonat në vend po përballen me pasojat e ngricave. Minus 7 gradë cels...
FIER– Klement Basha, 30 vjeç dhe me profesion infermier ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm teksa udhëtonte për në spital, ku do të merrte shërbimin e tu...