"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
EMRAT + SKEMA/ Arrestohen katër agjentët e udhëtimit në Tiranë, kalonin persona drejt Gjermanisë e vendeve të BE-së me t
27 Janar 2021, 07:42Nga DOSJA
TIRANË– Klotilda Çela, Petrit Cara, Ergys Vejseli, Gentiana Konini, administratorë të agjencive të udhëtimit janë arrestuar pasi rezultojnë të përfshirë në një skemë mashtrimi me anë të së cilës kalonin udhëtarë drejt Gjermanisë e vendeve të tjera të BE-së, duke falsifikuar përgjigjen e testit Covid-19.
Dosja.alka mësuar se përveç testit negative të Covid-19, agjentët e udhëtimit u siguronin udhëtarëve edhe kontrata punësimi në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani. Për këto shërbime, të arrestuarit merrnin 600 euro për person.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se nga muaji shtator i vitit 2020, agjentët Klotilda Çela, Petrit Cara, Ergys Vejseli, Gentiana Konini, kanë kaluar të paktën 500 persona drejt Gjermanisë, duke përfituar kështu të paktën 300 mijë euro. Mënyra e kalimit ishte me autobuzë.
Pasi merrnin përgjigjen negative të testit të Covid-19 dhe kontratën e punësimit në vendin ku donin të shkonin, udhëtarët niseshin me autobusë. Të gjithë kanë kaluar përmes Hungarisë, vend që është përdorur si tranzit.
Të katër të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shtegtimi”, tashmë do të përballen me drejtësinë. Ata akuzohen për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Pjetër Lulashi, një banor në Qafë Thore te Buni i Bajraktarit është shpëtuar nga izolimi i dëborës me një trashësi prej 4 metrash. Pamjet e ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ndërsa Tema.al ka një pj...
RRËSHEN– Dy persona, shqiptarë të Kosovës kanë mbetur të plagosur dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Rrëshenit, pas një aksidenti automobilistik....
SHQIPËRI– Temperaturat nën minus kanë mbërthyer vendin! Pas shirave dhe dëborës tashmë zonat në vend po përballen me pasojat e ngricave. Minus 7 gradë cels...
FIER– Klement Basha, 30 vjeç dhe me profesion infermier ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm teksa udhëtonte për në spital, ku do të merrte shërbimin e tu...
PESHKOPI– Nënë e bir, të pastrehë në Peshkopi kanë gjetur një copëz vend për të kaluar netët e ftohta të këtij dimri në maternitetin e këtij qyteti. Në de...
TIRANË– Gazetarja Rudina Xhunga komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, zhvillimet e fundit të aktualitetit në vend. Xhunga u ndal fillimisht te p...
Avokat Saimir Visha denoncon një skandal që sipas tij shumë subjekte që janë milionerë dhe gjykata i cakton avokatë kryesisht nga shteti.“Gjykata ose ministria ...
TIRANË- Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka debatuar me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. I ftuar në emisionin ‘Opinion...