LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO- “Do ta vras mo pse ça!”/Pamje rrëqethëse, nëna rreh në mënyrë makabre vajzën 3-vjeçare se i mori telefonin

27 Janar 2021, 07:52 Nga DOSJA
VIDEO- “Do ta vras mo pse ça!”/Pamje rrëqethëse,

TIRANË– Emisioni “Stop” publikoi një rast rrëqethës dhune të një prindi ndaj fëmijës së mitur. Dhuna makabre ka ndodhur rreth 3 javë më parë në Korçë.  Gruaja me iniciale H.A, me origjinë nga Kukësi dhe banim në Durrës kishte shkuar për festat e fundvitit tek prindërit e bashkëshortit në qytetin juglindor. Në një moment jashtë kontrollit, gruaja ka kapur për flokësh e përplasur në tokë vajzën e saj 3-vjeçare, pasi e vogla i kishte marrë telefonin.

“Ishte një skenë makabre mëse e padurueshme”, tregoi denoncuesja. Ndërkohë në video dëgjohet një person që thërret “Mos moj.. çfarë i bëre fëmijës moj. E vrave fëmijën moj”.

Por siç dëgjohet në video, gruaja thotë: Do ta vras mo pse ça! Është fëmija im nuk pyes fare. Familjarët iu drejtuan policisë së Korçës dhe kjo e fundit e vuri në pranga gruan e dhunshme. Çështja u hetua nga prokurori i Korçës Julian Kristo, i cili kërkoi vetëm 2 vjet heqje lirie për nënën e dhunshme.

“Dua ta bëj publike se është ngjarje makabre. Zonja ka qëndruar vetëm një javë në paraburgim dhe tani ndodhet në shtëpi me fëmijën që mund edhe ta vrasë nga momenti në moment me sjelljet që bënte zonja. Është e papranueshme nuk mund të qëndrojë ajo nënë me fëmijën e saj. Direkt pas ngjarjes familjarët telefonuan policinë, nuk erdhën menjëherë, por pasi panë videon erdhën dhe e arrestuan zonjën dhe çështjen e mori përsipër prokurori Julian Kristo dhe psikologia Elisabeta Dino. Kërkuan një dënim të butë për gati 2 vite për dhunë të përsëritur në familje”, tha denoncuesja.

Gjyqtari Ervin Sulaj e zëvendësoi masën e arrestit me burg në detyrim paraqitjeje, pa seanca psikologu.

“Por gjyqtari i Korçës Erbvin Sulaj e nxorri zonjën me detyrim paraqitje. Ajo është në shtëpi me vajzën. Mund t’i ndodhë çdo gjë vajzës nga momenti në moment. Nëse ai fëmijë vdes në duart e kësaj zonje çfarë do të thotë gjyqtari Ervin Sulaj. Të rikujtojmë që gjyqtari është nga Kukësi ku nga është edhe mamaja e fëmijës, e cila ka dhunuar familjarët dhe fëmijën e saj. Çfarë do të thotë ky gjyqtar nëse fëmijës i ndodh diçka? Kush e mban përgjegjësinë nëse fëmija vdes?”, tha denoncuesja.

Psikologia Redina Balla Sulstarova thotë se situata është emergjente, pasi vajza e mitur është e pambrojtur dhe e rrezikuar në çdo moment nga ndonjë krizë tjetër dhune nga nëna e saj me probleme mendore.

“Pasi pashë videon sigurisht që nuk gjej fjalë veçanërisht pas atyre skenave dhe në situata të tilla emergjente është vendosja e fëmijës në një ambient të sigurt, në një ambient të shëndetshëm. Nëse fëmija vazhdon të jetë me nënën është një gjë jo vetëm absurde, por cënon realisht shëndetin e fëmijës kështu që në këto raste unë të paktën nga eksperienca ime, në rastet e urdhrave të mbrojtjes kur gjykata ka indicie, gjykata merr masa menjëherë që prindi, ose më saktë dhunuesi të ketë takime të mbikëqyrura ose t’i kufizohet dhe mos të kemi takime fare. Kemi një fëmijë 3-vjeçar që jeton me një nënë të dhunshme dhe një baba neglizhent. Praktikisht me dy figura që nuk përmbushin asnjë detyrim dhe nuk mendojnë aspak për qenien fizike dhe mendore të vajzës së tyre. Duhet përjashtuar nëse nëna vuan nga ndonjë çrregullim, apo problem me çrregullim personaliteti dhe takimet e saj duhet të jenë të supervizuara. Nuk do të rekomandoja që fëmija të jetojë me nënën në atë gjendje”, tha ajo.

MARRE NGA TVKLAN

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncim te stop prindi dhunon femijen denoncim te stop prindi dhunon femijen

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Janar 2021, 07:04

Titujt kryesorë të portaleve, 27 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ndërsa Tema.al ka një pj...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet