Politike

Del rezultati i zgjedhjeve në LSI, Monika Kryemadhi konfirmohet nga anëtarësia si kryetare

Silva Caka ka njoftuar se Kryemadhi është konfirmuar në krye të LSI-së me 42 807 vota pro nga 44 413 vota që ishin gjithse
Featured image of article: Del rezultati i zgjedhjeve në LSI, Monika Kryemadhi konfirmohet nga anëtarësia si kryetare Monika Kryemadhi

TIRANË– Një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Komisioni Zgjedhor i partisë doli sot për të deklaruar rezultatin e votimit për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Ish-deputetja Silva Caka ka njoftuar se Kryemadhi është konfirmuar në krye të LSI-së me 42 807 vota pro nga 44 413 vota që ishin gjithsej duke marrë kështu mandatin e dytë në krye të LSI-së.

“Ju bëjmë me dije, se për shkak të ndalimit të qarkullimit prej 22:00-06:00 materialet zgjedhore për disa qendra votimi jashtë qarkut të Tiranës janë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë paradites së sotme. Bazuar në tabelat përmbledhëse të rezultateve, konfirmojmë se ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste  për Integrim. Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi. Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin”-tha Caka. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zgjedhjet për drejtuesit e LSI dhe delegatët e Konventës Kombëtare u zhvilluan dje online dhe në qendrat e votimit. Në këto zgjedhje morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë. 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment