LIVE UPDATES
Politike

“Mjekët në Infektiv përdorin maska të skaduara”, PD: Tenderi sekret, Prokuroria të hetojë pa vonesë

22 Prill 2020, 11:47 Nga DOSJA
“Mjekët në Infektiv përdorin maska të skaduara”,

TIRANË– Partia Demokratike, me anë një ish-deputetes Albana Vokshi, ka hehdur sërish akuza kundër qeverisë për pajisjen e stafit mjekësor në Spitalin Invektit, me maska të skaduara. Në një deklaratë për mediat, Vokshi tha se maskat e skaduara, janë marrë një nga e njëjta firmë që fitoi tenderin sekret.

Ish-deputetja shtoi se dokumentat e publikuara nga “Boom” provojnë se maskat që po përdoren në infektiv, kanë skaduar 6 vjet më parë. Ajo i bën thirrje Prokurorisë që të fillojë hetimet dhe lekët e vjedhura tu kthehen shqiptarëve.

“Nuk ka asnjë shpjegim pse qeveria blen me tender sekret një maskë 8 mijë lekë me shumicë tek kompanitë “FARMA NET dhe EUROMED”, ndërsa qytetari e ble me 4 mijë lekë me pakicë në çdo farmaci.  Qeveria që bën propagandë me çdo gjë dhe në çdo kohë, nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse ka blerë me 4 fishin e çmimit të tregut me tender sekret, në bashkëpunim me kompaninë O.E.S. Distrimed kitet për testim”, u shpreh ndër të tjera demokratja.

DEKLARATA E PLOTË

Partia Demokratike ka denoncuar ditët e fundit me fakte dhe prova, tenderat sekretë të qeverisë, nëpërmjet të cilave kemi zbuluar abuzime skandaloze me paratë e shqiptarëve në ditët e tyre më të vështira. Kur gati një milion njerëz janë pa punë ose në pasiguri për punën dhe shëndetin e tyre, qeveria e Edi Ramës mendon të vjedhë me tendera sekretë dhe të mos japë llogari. Qytetarët shqiptarë nuk po vuajnë vetëm nga virusi, por dhe nga një qeveri e korruptuar dhe një kryeministër i dështuar. Deri tani nuk ka asnjë shpjegim pse bleu mbi 200 mijë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse mjekësore me çmim 2-3 fish më të lartë sesa çmimi i tregut. Nuk ka asnjë shpjegim pse qeveria blen me tender sekret një maskë 8 mijë lekë me shumicë tek kompanitë “FARMA NET dhe EUROMED”, ndërsa qytetari e ble me 4 mijë lekë me pakicë në çdo farmaci.

Qeveria që bën propagandë me çdo gjë dhe në çdo kohë, nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse ka blerë me 4 fishin e çmimit të tregut me tender sekret, në bashkëpunim me kompaninë O.E.S. Distrimed kitet për testim. Duke i shpallur keto kontrata sekrete, qeveria i ndalon qytetarët informohen sa dhe si janë blerë mjetet mbrojtëse spitalore. Megjithatë, si çdo gjë tjetër, edhe vjedhjet nuk mund të fshihen përgjithmonë! Emisioni investigativ “Boom”, ka zbuluar edhe një anë tjetër skandaloze të këtyre kontratave sekrete. Maskat me të cilat qeveria ka pajisur mjekët dhe infermierët e spitalit infektiv, në frontin e parë të luftës, janë të skaduara që në vitin 2014. Kushdo mund të pyesë ku i gjeti Ministria e Shëmdetësisë kē maska të skaduara. Përgjigja është tronditëse. Ato janë siguruar nga e njējta kompani që fitoi tenderin e maskave me çmim dy herë më të lartë se tregu. A jane maskat e skaduara ato që qeveria i bleu me tender sekret 8 mijë lekë copa? Ne akoma nuk e dimë këtë.

 Sidoqë të jetë, Partia Demokratike e konsideron këtë një krim, që vë në rrezik jetën e personelit mjekësor. Ne e dinë se deri tani janë prekur nga virusi rreth 40 mjekë dhe infermierë, shumë prej të cilëve tek Spitali Infektiv. A ka mundësi që infektimi të jetë shkaktuar nga keto maska që emisioni Boom zbuloi se ishin të skaduara? Me shumë mundësi po. Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu, që kujdesen për të poziar me mjekët dhe infermierët e vënë në rrezik nuk mund të heshtin! Mbi ta rëndon përgjegjësia kriminale e furnizimit me maska të skaduara të personelit mjekësor të Spitalit Infektiv.  Dokumentat e publikuara nga “Boom” nuk lënë vend për asnjë dyshim. Kompania franceze ka deklaruar qartë se maskat që po përdoren në infektiv, kanë kodin e kësaj firme dhe janë të skaduara prej 6 vjetësh. Është në zgjedhjen e Edi Ramës të flasë apo të heshtë, por është në detyrën e prokurorisë të veprojë sa më shpejt! Prokuroria dhe SPAK nuk mund të bëjnë pushim, kur marrin informacione se qeveria po vjedh apo se u ka shpërndarë mjekëve maska të skaduara. Prokuroria e ka për detyrë të zbulojë pa vonesë edhe nëse këto maska të skaduara janë të njëjtat qe qeveria ka blerë me çmim 4 herë më të lartë se tregu. Në këto kohë krize, Prokuroria duhet të jetë edhe më vigjilente, sepse lekët e vjedhura të shqiptarëve sot kushtojnë jetë!

Një ditë më parë emisioni “Boom” bëri një denoncim, duke thënë se në Infektiv po përdoren nga mjekët maska që kanë skaduar disa vite më parë. Po ashtu në nisje të pandemisë, PD ka denocnuar një tjetër rast duke thënë se mjëkëve u janë dhënë maska që kishin skaduar që në vitin 2010.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi maskat e skaduara partia demokratike albana vokshi maskat e skaduara partia demokratike

Sondazh

Poll
Politike 22 Prill 2020, 10:58

TIRANË– Presidenti Ilir Meta në një konfrencë për mediat, ka folur sot për masat e marra nga qeveria dhe u pyetur nëse Rama ka marrë shumë pushtet gjatë pa...

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari