LIVE UPDATES
Politike

Degjeneron DEBATI mes Skënder Bratajt dhe Ilir Allkjas, kreu i Urgjencës: Pseudo-mjek mashtrues, shkele betimin e Hipokratit,

22 Prill 2020, 10:26 Nga DOSJA
Degjeneron DEBATI mes Skënder Bratajt dhe Ilir Allkjas, kreu i

TIRANË– Ka degraduar debati mes Drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj dhe mjekut të Urgjencës, Ilir Allkja. Shkak janë bërë deklaratat dhe akuzat e Allkjas për Bratajn dhe mënyrën si drejtohet ky institucion. Pasi denoncoi se ishte shkarkuar e më pas u rikthye në detyrë, Brataj e akuzon se ka mashtruar. Ai thotë se Allkja ka patur edhe një faqe në rrjetet sociale ku ka ofenduar atë. Është interesante ku ka arritur gjuha e komunikimit në institucionet shqiptare, ku molla e sherrit dihet se është “politika”. Dosja.al sjell të plotë deklarimin e Bratajt dhe reagimin e Allkjas.

Deklarata e plotë e Skënder Bratajt: 

“Pseudomjek, mashtron kolegët dhe veten. Doktor Iliri që me fillimin e COVID-19 nuk e kam bërë të bëjë ndonjë deklaratë në faqen e tij për sëmundjen dhe trajtimin ose prokotokollin e mëhershëm. Më vjen keq të futem në debat me një mjek. Në datën 11 mars, artikulli i parë, flet mjeku i urgjencës: Jam futur në karantinë, vizitova tre persona me COVID-19 pa veshje speciale. Kanë kaluar kaq ditë nga 11 marsi, keni parë ndonjë personel mjekësor pa veshje speciale? E dyta, mjeku që denoncoi mungesën e veshjeve është shkarkuar nga puna. Lajmi konfirmohet nga Allkja, i cili thotë se është shkarkuar për shkak të protestave të opozitës. Kur u shkarkove doktor Iliri? Kur ke shkuar në protestën e opozitës? Sot apo para një viti? Ti lemë politizimet. Më 16 mars mjeku Allkja, Shqipëria ka vetëm  300 aparatura, jemi vetëm në fillim të epidemisë”. Doktor Iliri, Shqipëria ka patur 170 jo 300. Kur të flasësh informohu se dikush tjetër e di të vërtetën. Flisni me të dhëna. 17 mars, rikthehet në detyrë mjeku që u pushua nga puna. Kush e pushoi këtë njeri nga puna? Kush e futi në karantinë? Ku i gjeti këto tri persona të infektuar? Unë se di kush e detyroi këtë pseudo-profesionist? Doktor Iliri s’ka 27 vite në vijën e parë, por vetëm 3-4 vite në Urgjencë sepse më përpara ka qenë në Spille, mjek familjeje. Si vetë në punë në banesë? Kur Doktor Iliri ishte në karantinë. Cështja ishte e tillë. Pasi doli lajmi se ishte në karantinë, ai vazhdoi ishte të ishte në punë. Qytetarët e shqetësuar që e panë, morën 127 dhe thanë s’duam të vijë të na vizitojë doktor Iliri se është në karantinë. Ne u interesuam dhe i thamë Përgjegjësit, të ndërprente punën. Doktor Iliri, ke shkelur betimin e Hipokratit, ke nxjerrë kartelën e pacientit. Doktor Iliri harron diçka shumë të rëndësishme, që këtë videon që e bën doktor Iliri, njerëzit e tij janë me maska dhe doreza, vetë nuk afrohet. Ja dhe kartela që gjendet në internet. Doktor Iliri nuk ndihmoi pacientin që qante nga dhimbjet, por kur mori në telefon shërbimin iu tha që të vëzhgonte nga larg. Por çfarë bëri ai? E mori pacientin e çoi tek urgjenca e QSUT e jo tek Infektivi. Njerëzit duhet të marrin vesh me kë kanë të bëjnë. Ti nuk mund të quhesh profesionist i vijës së parë, sa pacientë COVID ke vizituar në një muaj e gjysmë? 3-4-5? E harrove atë faqen me miqtë e tu, Urgjenca 127 ku s’lije gjë pa thënë për mua, fyerjet më mëdha në adresë time? 

Si mund të dalë një mjek kundër shërbimit që shpëton jetë? Doktor Iliri mos më trego mua urgjencën e Italisë, Francës e Gjermanisë, se i di shumë mirë. Janë vetëm 6 modele në të gjithë botën. Ka një gjë, në botën anglo-saksone, Amerikën meqë e sjell si shembull, s’vë në dyshim sistemin…por një gjë, vetë ato pranojnë se Urgjenca paraspitalore ka një mbijetesë 6.8%, ajo evropiane është 28-29%. E kupton doktor Iliri? 

Ti ke nevojë për shumë shumë trajnim. Jam i kënaqur për të rinjtë, s’kanë eksperiencë por janë me dëshirë, trajnohen. Ju më detyruat të përgjigjem kështu. Keni jo 2 muaj…jo vetëm ato tri vite që shpifni. Kam edhe të tjera, por po i ruaj për herë tjetër. Të më falin qytetarët shqiptarë për mllefin, por jemi humanë edhe ne mjekët. Një pseudo-doktor nuk mund të dalë hero. S’paguhet mjeku për transport. 

Përgjigjia e Ilir Allkjas:

Pasi dëgjova Z. S.Brataj që foli me zë e figurë mbrëmë nga faqja zyrtare e QKUM për personin tim, ju njoftoj që gjithcka ka thënë është në kuadër të shpifjeve, fyerjeve, denigrimieve profesionale dhe sulmeve politike njësoj siç bëri Kryeministri Shqipërisë ditë më përpara. Në vend që Z. S.Brataj dhe Kryeministri të merren me problemet e shtruara nga ana ime për të përmirësuar situatën e t’i luftojmë COVID-19 si edhe në vend që të tregohen transparent ndaj publikut, kanë zgjedhur rrugën që të shpifin e fyejnë kundrejt personit tim sepse mbase kujtojnë se kështu zgjidhin problemin e “luftës” me COVID-19.

Gjths, nuk dua të zgjatem më shumë por siguroj këdo shpifës e fyerës si Z. Brataj ashtu edhe Kryeministrin por edhe këdo tjetër që do të më pengojë apo bëjë më të vështirë punën time si mjek për të ndihmuar pacientët nga COVID-19, ju njoftoj që sapo të dalim nga kjo luftë me virusi covid-19 shpifësit e fyerësit do të mbajnë përgjegjësi ligjore e do të përgjigjen me detaje për çdo fakt të fshehur ndaj publikut Shqiptar për COVID-19 (nëse kanë reaguar në kohë për parandalimin e virusit apo kanë lënë që virusi të hynte mirë në Shqipëri duke kryer krim ndaj njerëzimit) dhe cdo gjë tjetër që kanë shpifur, denigruar e shtrembuar ndaj pereonit tim. Me respekt, Dr. Ilir Allkja. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir allkja shkarkohet ilir allkja skender brataj ilir allkja shkarkohet ilir allkja skender brataj

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari