LIVE UPDATES
Politike

Fasoneria në Krujë vatra më e nxehtë e COVID-19, PD: E kemi paralajmëruar Ramën, qeveria dështoi me masat e marra

22 Prill 2020, 09:51 Nga DOSJA
Fasoneria në Krujë vatra më e nxehtë e COVID-19, PD: E kemi

TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetes, Oriola Pampuri, ka hedhur sot akzua kundër qeverisë për dështim në përballimin e situatës me COVID-19. Në një deklaratë nga selia blu, Pampuri tha se shpërthimi i koronavirusit në fasoneri dhe përkqeësimi i situatës në to është një dështim i qeverisë.

Ajo shton se zgjidhja me e mirë do të ishte që kompanitë fasonë të mbylleshin dhe të subvensionoheshin nga shtëti, që të mos ndodhte situata e tanishme. “Qeveria duhet të kishte mbyllur fasoneritë që në momentin e parë të shpërthimit të epidemisë. Ne ia kërkuam këtë, bizneset kanë mbajtur të njëjtin qendrim, por Edi Rama ka kundërshtuar me kokëfortësi, pa dhënë asnjë argument. Rezultati i kësaj vendimarrje të gabuar është 86 persona të infektuar me koronavirus vetëm nga një kontakt që punon në një fasoneri në Krujë”, u shpreh më tej Pampuri.

DEKLARATA E PLOTË

Të dhënat zyrtare konfirmojnë shqetësimin e Partisë Demokratike se mbajtja hapur me kokëfortësi e fasonerive i ka kthyer ato në vatra të rrezikshme të përhapjes së infeksionit. Në Krujë, sot ka më shumë të infektuar se dje. Janë 18 persona të tjerë që kanë rezultuar pozitiv. Të gjithë punonjës fasonerie, kryesisht gra dhe vajza. Urojmë që të dhënat të pasqyrojnë realitetin dhe virusi të mos jetë përhapur akoma më shumë, por edhe kaq sa është, kemi një situatë shumë problematike. Brenda pak ditësh, një person i vetëm ka kontaminuar 86 të tjerë, duke na faktuar 3 gjëra të rëndësishme: Se virusi ka aftësinë të përhapet me shpejtësi;  Se fasoneritë, si vend me perqendrim të lartë, janë vendi ideal për përhapjen e virusit dhe se qeveria është përgjegjësja kryesore për situatën e krijuar. 

Qeveria duhet të kishte mbyllur fasoneritë që në momentin e parë të shpërthimit të epidemisë. Ne ia kërkuam këtë, bizneset kanë mbajtur të njëjtin qendrim, por Edi Rama ka kundërshtuar me kokëfortësi, pa dhënë asnjë argument. Rezultati i kësaj vendimarrje të gabuar është 86 persona të infektuar me koronavirus vetëm nga një kontakt që punon në një fasoneri në Krujë. Ne ishim atje, kemi parë kushtet, kemi biseduar me sipërmarrësit dhe me punonjësit. Është e pamundur që në një mjedis të tillë aq të vogël të ruhet distanca sociale dhe të respektohen standardet e kërkuara. Gjobat ndaj bizneseve të fasonerive, që punësojnë rreth 70 mijë gra e vajza është mënyra e gabuar për të menaxhuar situatën. Duhet mbyllja e tyre, e shoqëruar me një mbështetje financiare. Sa më shpejt, aq më mirë!

Është e pandershme nga ana e Edi Ramës që  përdor dy standarde të ndryshme për të njëjtën situatë. Për sigurinë e vetes, të familjes dhe bashkëpunëtoreve të tij, Rama përdor komunikimin online, ndërsa mijëra gra e vajza, si dhe familjet e tyre i ka lënë nën terrorin psokologjik të infeksionit në vendet e punës. Ka vetëm një arsye pse Edi Rama është i gatshëm të luajë bixhoz me jetën dhe shëndetin e 70 mijë nënave dhe motrave. Ai nuk do që të sakrifikojë nga paratë që ndan me një grusht oligarkësh për disa koncesione korruptive. Anullimi i pagesave për inceneratorët,  Tiranës, Fierit dhe Elbasanit mbulon koston e pagesës minimale për 70 mijë gra e vajza të fasonerive. Ndihmon që virusi të mos përhapet dhe biznesi të mos falimentojë. Ne nuk do të lodhemi duke e përsëritur këtë gjë. Për ne është e rëndësishme që të ndërpritet zinxhiri i infektimeve. Që 18 personat e infektuar në Krujë, në Kurbin, në Shkodër, në Durrës e  kudo ku ka fasoneri të mos bëhen 28, 48 apo 248. Shqiptarët nuk e meritojnë ta paguajnë kaq shtrenjtë dështimin spektakolar të një qeverie dhe një kryeministri që kujdesen vetëm si të ruajnë paratë e vjedhura me koncesione dhe tendera sekrete. Partia Demorkatike do të ketë më vonë një  denoncim tjetër ku sjell fakte të një skandali të madh e të rrezikshëm për shëndetin me tenderat sekretë.

Kruja në ditët e fundit është bërë vatra më e nxehtë e COVID-19, pasi virusi ka shpërthyer në një fasoneri. Në dy ditët e fundit kanë rezultuar 36 persona të prekur me COVID-19 dhe prej nisjes së pandemisë në Krujë janë 58 raste. Por dhe në Kurbin në një tjetër fasoneri raste po shtohen dita ditës. Partia Demokratike prej disa javësh kërkon mbylljen e fasonerive, por qeveria nuk e ka marrë këtë masë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike masat kunder covid 19 oriola pampuri partia demokratike masat kunder covid 19 oriola pampuri partia demokratike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet