LIVE UPDATES
Bota

Ministri i Jashtëm i Greqisë tregon ambicjet për detin: Zgjerohemi me 12 milje në Jon, shumë shpejt arrijmë marrëveshjen

25 Gusht 2020, 14:14 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm i Greqisë tregon ambicjet për detin:

GREQI-Pas ndarjes së kufirit detar me Italinë dhe Egjiptin, Greqia thotë se do të mbyllë shumë shpejt edhe çështjen e ujërave territoriale me Shqipërinë, duke u zgjeruar në detin Jon me 12 milje. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias gjatë një dëgjese në komisionet parlamentare, ku kryediplomati ishte thirrur për të shpjeguar marrëveshjet me Italinë dhe me Egjiptin.

Për marrëveshjen e nënshkruar me palën italiane opozita greke nuk ka kundërshti, por vlerëson si të nxituar dhe kundër interesave greke marrëveshjen e arritur me Egjiptin. Por, Dendias hodhi poshtë këto akuza duke deklaruar se të dyja marrëveshjet janë të drejta dhe në interes të të gjitha palëve.

Një marrëveshje të ngjashme ai sinjalizoi se do të arrihet shumë shpejt edhe me Shqipërinë. Kryediplomati grek nuk ka dhënë më shumë detaje se në çfarë faze janë bisedimet me Shqipërinë dhe as metodologjia që do të përdoret.

Por, gjasat janë që pala greke dhe ajo shqiptare të firmosin paktin e arritur mes dy ish-ministrave të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias. Pak muaj para se të largoheshin nga kjo detyrë në vjeshtë-dimrin e 2018-ës, (i pari i shkarkuar dhe i dyti i dorëhequr) dy diplomatët patën deklaruar se kishin arritur marrëveshjen.

Kotzias deklaronte se Greqia do të zgjerohej me 12 milje në Detin Jon, ndërsa Ditmir Bushati sqaronte se kufiri detar ndahej sipas parimit të barazlargësisë. Por, ekspertët paralajmëronin se me këtë parim do të përfitonte Greqia nëse merreshin si pikë nisje e përcaktimit të kufirit ishujt e pabanueshëm të Diapontit në veri-perëndim të Korfuzit.

Mediat greke shkruanin në 2018 se Athina këmbëngulte që barazlargësia nga ana e saj në këtë pjesë të llogaritej prej këtyre ishujve të vegjël dhe jo nga Korfuzi. Nëse do të ndodhë e kundërta, Athina i trembet krijimit të një precedenti që mund të përdoret nga Turqia në rastin e ishullit të Kastelorizos.

Në të shkuarën, deklaratat e palës greke për zgjerimin e sovranitetit detar në Detin Jon dhe Detin Egje me 12 milje nuk janë pritur mirë në Ankara. Kjo e fundit ka paralajmëruar se një akt i tillë do të bëhej precedent për luftë.

Në vjeshtë të 2018, kur ministri i Jashtëm turk, Mevult Caushoglu vizitonte Tiranën, temë e diskutimit me Ditmir Bushatin, sipas mediave në Ankara, ka qenë edhe marrëveshjaa e kufirit me Greqinë. Nga mënyra sesi rrodhën ngjarjet më vonë mund të hamendësohet se Turqia nuk ka qenë dakord me këtë marrëveshje, që në këndvështrimin e saj i jep Greqisë një precedent të fortë për ta përdorur në ndarjen e kufijve detarë me Turqinë në Mesdheun Lindor.

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni marreveshja per detin nikos dendias marreveshja per detin nikos dendias

Sondazh

Poll
Bota 25 Gusht 2020, 13:59

SHBA-Amerika është përfshirë nga trazirat pas plagosjes me armë zjarri të një shtetasi afro-amerikan nga policia në Wisconsin. Pamjet u përhapën me shpejtësi në...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më