Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Mezi priste rastin e parë me koronavirus, infektohet kryeinspektorja e shëndetit, Beruka
26 Tetor 2020, 15:52Nga DOSJA
TIRANË– Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë ka rezultuar pozitive me Covid-19. Mësohet se Beruka është një prej 288 rasteve që kanë rezultuar të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Ajo ka marrë përgjigjen e tamponit dhe është karantinuar në shtëpinë e saj. Mësohet se Beruka ka shfaqur simptoma të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë, u lakua në media në fillimet e pandemisë, pas deklaratave të bujshme që bëri në media. Ajo ishte e para që tha publikisht se mezi priste që të infektohej me Covid-19 personi i parë në Shqipëri, në sensin e profesionalizmit. Sipas Berukës, për një mjek, kjo gjë ishte me rëndësi, të studiosh dhe të kesh në duar gjëra të reja.
Më pas, në një tjetër deklaratë në media, kryeinspektorja tha se do të ishte mirë që 60-% e popullsisë të infektohet nga koronavirusi, në mënyrë që të krijohet ‘mbrojtja e tufës’.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tre pacientë nga Covid-19. 288 të tjerë u infektuan.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– 644 qytetarë janë gjobitur me nga 3 mijë lekë pasi janë pikasur nga strukturat e Policisë Bashkiake, pa maskën mbrojtëse ndaj Covid-19, që ta...
TIRANË– Një 22-vjeçar, me inicialet R. A.banues në Elbasan është vënë në pranga pasi akuzohet se tentoi të korruptonte shërbimet e Policisë Kufitare...
TIRANË- 50 fëmijë dhe gra, të cilët kanë qenë në kampin Al-Hol në Siri do të mbërrijnë ditën e sotme në Rinas. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur gazetari ...
SHQIPËRI– 480 viktima, 8260 të infektuar aktivë dhe 10,705 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shë...
Oficerë policie duke vënë gjoba për mos mbajtjen e maskës pas hyrjes në fuqi të aktit normativ “M’u lag nga shiu dhe e hodha!”, “E kam në xhep se isha duke pirë...
SIRI– Dalin pamjet e para nga riatdhesimi i katër fëmijëve dhe një gruaje me aftësi të kufizuara nga kampi i Al-Holit në Siri. Kreu i misionit shqiptar në kunsu...
TIRANE– Kërkesa e Presidentit Ilir Meta për Komisionin e Venecias që të shqyrtojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor me urgjencë, mund të merret parasysh brenda ...
SHQIPËRI– Më në fund, pas thirrjeve të shumta përmes mediave shqiptare, më shumë se gra e fëmijë do të shpëtojnë nga kthetrat e kampit famët në Siri, Al-Ho...