Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Tentoi ti arratisej policisë, arrestohet vlonjati 22 vjeçar, po lëvizte me pushkë me vete
26 Tetor 2020, 13:37Nga DOSJA
VLORE– Një 22 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi është pikasur duke lëvizur në qytet me armë me vete. I riu në momentin kur ka parë efektivët është munduar të fsheh armën dhe të largohet mirëpo është kapur nga policia.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
NJOFTIMI I POLICISE:
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.
Vihet në pranga një 22-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet një armë zjarri pushkë. Shërbimet e Komisariatit Vlorë dhe ato të Stacionit Policor Selenicë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në bazë të informacioneve të marra në rruge operative se në fshatin Kotë, Selenicë, një shtetas po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle në territorin e këtij fshati, ku kanë konstatuar shtetasin R. M., 22 vjeç, i cili po lëvizte me armë zjarri me vete. 22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet e Policisë. Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë. Strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Mbyllja e rrugës për t’i hapur rrugë ndërtimit tek ish-sheshi “Shqiponja”, ka sjellë sot një kaos në qarkullimin e automjeteve. Siç shihet edhe n...
TIRANE– Krijimi i linjave të komunikimit dhe bashkëpunimi reciprok, përkrahja për bizneset që kanë interes bashkëpunimi në fushën e turizmit, përkrahja dh...
TIRANE– OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Llazar Bicja dhe Bledar Ibrahimi.Bicja banues në Cërrik, është i ...
Aktualitet26 Tetor 2020, 12:33
VLORE– Dy vëllezërit Caushaj kanë dhënë dëshminë e tyre për mediat në lidhje me ngjarjen që iu ndodhi në banesën e tyre mbrëmjen e djeshme ku 3 persona të veshu...
VLORË- Një tentativë grabitjeje me armë zjarri ka dështuar në fshatin Hadëraj në Selenicë të Vlorës, ku disa persona kanë hyrë në një banesë të veshur si p...
TIRANË- Një garë që nisi me bujë të madhe. Pritshmëritë e të gjithë opinionit publik dhe ambasadave po shkojnë në Gjykatën Administrative, nga një aplikant...
VLORE- Policia e Vlorës ka arrestuar një 36 vjeçar pasi iu janë sekuestruar 22 kg e 2130 fara kanabisi. Gjatë kontrollit që iu bë në banesë, vlonjatit iu...