LIVE UPDATES
Politike

Mesazhet e Kim, VOA: Kim: Uashingtoni është serioz në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë

25 Shtator 2021, 05:44 Nga DOSJA
Mesazhet e Kim, VOA: Kim: Uashingtoni është serioz në luftën

TIRANË– Në Tiranë, ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, e sapokthyer nga Uashingtoni, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas takimit me zotin Basha, ambasadorja Kim deklaroi se SHBA është e gatshme për të bashkëpunuar me PD, dhe e di që PD-ja ndodhet në një pozitë të vështirë reformimi, në një proces tranzicioni, dhe shtoi se shpresonte që PD të dalë më e bashkuar dhe më e fortë nga kjo rrugë tranzicioni, në mënyrë që të fitojë sërish zgjedhjet.

M’u duk jashtëzakonisht e rëndësishme të vija menjëherë në Partinë Demokratike për të ndarë me zotin Basha atë që kam mësuar nga Uashingtoni dhe për nga sot e tutje. I thashë zotit Basha se Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar akoma më ngushtë me Partinë Demokratike. SHBA ka patur një marrëdhënie shumë të fortë e të veçantë me PD qysh nga fillimi. Ne ishim aty kur Partia Demokratike erdhi në pushtet për herë të parë dhe shpresojmë që të jemi në kushtet që të festojmë kur ajo të vijë në pushtet përsëri” – tha ambasadorja Kim.

Ajo shtoi se PD-ja ndodhet në një çast të vështirë, në një proces tranzicioni, dhe shtoi se shpresonte që PD të dalë më e bashkuar dhe më e fortë nga kjo rrugë tranzicioni, në mënyrë që të fitojë sërish zgjedhjet. Ambasadorja amerikane theksoi se demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon.

“Për sa i përket Uashingtonit, ne jemi seriozë në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, jemi të gatshëm që ta sulmojmë atë, pavarësisht rangut, nivelit, apo partisë”, – tha ambasadorja Kim, pas takimit me zotin Basha.

Ajo quajti të gabuara dhe fyese disa raportime, sipas të cilave, përcaktimi për raste madhore të korrupsionit ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë.

Diplomatja amerikane kujtoi se më 6 maj 1920, “kur gjithë bota donte që Shqipëria të zhdukej nga faqja e dheut, Presidenti amerikan Uillson tha se Shqipëria duhet të qëndrojë dhe do të qëndrojë e fortë”. Zonja Kim si atëherë edhe tani Shqipëria duhet të jetë më e fortë, sovrane dhe demokratike.

“Për të gjithë ata që përpiqen të vendosin SHBA-të kundër popullit shqiptar iu them se e kanë gabim. Populli shqiptar e di se ju e keni gabim. Qëndrimi ynë është se sovraniteti, pavarësia dhe demokracia e Shqipërisë nuk do të ndryshojnë asnjëherë. Qëndrimi ynë është që rëndësia e Partisë Demokratike kurrë nuk do të ndryshojë” – tha zonja Kim.

Ambasadorja amerikane theksoi se është me rëndësi të madhe që Partia Demokratike u kthye në parlament me forcë të plotë, sepse janë për t’u bërë shumë veprime për të zhvilluar zgjedhje më të mira herën tjetër, për të trajtuar gjithë mangësitë që janë shënuar në raportin e OSBE/ODIHR-it. Po ashtu ajo përmendi reformën territoriale dhe luftën kundër korrupsionit.

“Ka rëndësi për të gjitha këto që Partia Demokratike të jetë e fortë, e bashkuar, që të bëjë përpara, por nuk mund të ecet përpara me një këmbë në të shkuarën. Ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin shqiptar, me Partinë Demokratike drejt së ardhmes” – tha ambasadorja Kim pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të opozitës.

Marrë nga VOA 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta