LIVE UPDATES
Politike

Sherri i socialistëve në Shkodër nxjerr Ramën zbuluar, si u tall kryeministri me Yuri Kim për Tom Doshin

25 Shtator 2021, 05:02 Nga DOSJA
Sherri i socialistëve në Shkodër nxjerr Ramën zbuluar, si u

TIRANË– Tom Doshi u vu në shënjestër të një fushate akuzash dhe presioni të ambasadës amerikane para zgjedhjeve të 25 Prillit. Synimi qe bllokimi i kandidimit të tij si deputet me Partinë Socialdemokrate. Juri Kim i kërkoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të mos e lejonte atë të kandidonte për deputet.

Por juristëve të KQZ-së nuk u mjaftonte dot, thjesht fakti që Tom Doshi ishte shpallur “non grata” nga DASH. Për sa kohë në prokurori nuk kishte asnjë procedim penal, asnjë hetim, asnjë dosje që mund t’i përdorej kundër, Doshi kandidoi në zgjedhje dhe siç dihet mori 3 deputetë me PSD-në e tij. Në mungesë të provave juridike për t’i paraqitur në KQZ, Juri Kim u drejtua për nga aleati tradicional i Tom Doshit, Edi Rama.

Kim i kërkoi Ramës të distancohej, por për kryeministrin kjo nuk qe aq e thjeshtë. Me Tom Doshin atë e lidh një marrëdhënie e gjatë bashkëpunimi që kur ishte opozitë.

“Kam krijuar pak konfuzion por mendoj që është koha e duhur për të qartësuar çdo konfuzion dhe për të qenë absolutisht të qartë se ku qëndrojmë të gjithë” shprehej Juri Kim në një intervistë para zgjedhjeve, duke pranuar se luajaliteti i Ramës e kishte habitur.

Në fakt, pavarësisht një marrëdhenieje me ulje dhe ngritje ndër vite, nuk ka asnjë deklaratë publike të Ramës kundër Doshit, edhe kur u detyrua ta përcjellë jashtë selisë së PS-së për shkak të konfliktit me Ilir Metën.

I gjendur nën presionin e ambasadës amerikane për t’u deklaruar kundër Tom Doshit, Rama dha këtë përgjigje:

“Ne duhet të merremi me Saliun përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, duhet të merremi me Ilirin përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, duhet të merremi me Monikën përpara të cilës Tom Doshi është engjëll. Ndërkohë për Tom Doshin, unë nuk kam asnjë dallim nga ambasadorja dhe qëndrimi i Shteteve të Bashkuara. Në raport me ta është engjëll. Nëse Tom Doshi është përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion domethënës, unë nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim përcaktimin e tyre dhe për këtë arsye, ne nuk jemi aleat”

Megjithatë për ta qetësuar ambasadoren, e priti në zyrën e tij në kryeministri. Nga takimi me Ramën, Juri Kim doli me një qëndrim, që ngriti shumë pikëpyetje. Sipas saj, spekulimet morën fund, sepse Rama i kishte premtuar se në qeverinë e tij, Tom Doshi nuk do të kishte asnjë rol.

“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: kryeministri Edi Rama më sqaroi se çfarë do të thotë ky emërim. Në fakt, kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga PS. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në qeveri”, shkruajti ambasadorja në shkurt të këtij viti, duke i dhënë fund debatit që kishte krijuar vetë.

Ishte e habitshme se me çfarë lehtësie ambasadorja i dha fund një fushate, që e kishte bërë aq të zhurmshme në media. A ishte vërtet kaq naive ambasadorja amerikane sa të besonte se aleanca e vjetër Rama-Doshi kishte marrë fund me një takim të saj në kryeministri?

Në fakt, edhe pse Tom Doshi ka dorëzuar mandatin e deputetit, edhe pse publikisht Rama ka thënë se nuk ka aleancë me PSD, në terren ndodh krejt e kundërta.

Ankesat e socialistëve të Shkodrës që pritën Sekretarin e Përgjithshëm Damian Gjiknurin tregojnë se bisedat e Ramës me Juri Kim ishin një tallje e madhe, sepse emërimet dhe drejtimi i administratës në këtë qytet është nën dorën e aleatit Tom Doshi. Madje në mbledhjet e tyre të brendshme, drejtuesit socialistë e pranojnë se PSD është një aleat i nevojshëm që ka tre deputetë, votat e të cilës i duhen shumicës qeverisëse në parlament. Kjo dëshmohet nga fjalët e Damian Gjiknurit dhe të Blendi Klosit, të cilët duhet të justifikojnë ndarjen e pushtetit me Doshin, përballë socialistëve të Shkodrës, që ankohen për punësimet në masë nga PSD.

Diskutimet e zbardhura më poshtë:

DEBATI ME DYER TË MBYLLURA

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Nuk ka më drejtorë pa kontribut që do emërohen.

Blediana Nika (anëtare e PS): Pa kontribut janë!

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Më lër ta mbaroj të lutem..

Blediana Nika (anëtare e PS): Jo nuk të lë të mbarosh se këtu kanë ardhur njerëz nga dritarja dhe duan të na nxjerrin ne që kemi kontribut nga dera. Aleati i PS në Shkodër ka marrë punësime e drejtorë e gjithçka…

Blendi Klosi (sekretar organizativ i PS): Aleatin është e vërtetë që e kemi. Partia aleate ka marrë votat përkatëse, ka dy deputetë dhe ato vota duhet që t’i ruajmë edhe aleatit duke qenë se është me ne…

Blediana Nika (anëtare e PS): Ata nuk janë votat e tij, por janë votat tona të PS. I keni dhënë vende pune, drejtorë e të tjera dhe tani merr edhe dy deputetë. Mbi 50% të punësimeve i ka aleati. Unë jam në Velipojë njësi fituese ndryshe nga shumë tjerë që kanë humbur dhe më kanë hequr nga puna si drejtoreshë e ZVA Shkodër. Ju doni të na hidhni hi syve.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Kryeministri Rama do të dijë që këto vota të PS Shkodër që janë mbledh, kush i ka mbledh, kush ka kontribuar. Nuk ka më punësime pa kontribut në PS. Edona është pa eksperiencë, por ka mësuar këto 6 muaj shumë dhe patjetër që do ketë ndihmën tonë se kjo punë nuk bëhet vetëm por nëse jemi të mbledhur bashkë të gjithë, të bashkuar.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Ja keni dhënë vendet e punës Aleatit.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Kryetarët e bashkive duhet që të bëjnë gati terrenin se do futeni në zgjedhje lokale.

Gjon Gjonaj (kryetar i bashkisë Pukë): 5 vende punë në Pukë që janë me ato një mijë vota që ka Aleati merr 3 prej tyre, nga dy që mbesin një e punësoj unë dhe një ju. Kështu nuk bën.

Blendi Klosi (sekretar organizativ i PS): Më 26 prill pas zgjedhjeve Parlamentare ka nisur një kapitull i ri. Në 2009 në Shkodër kemi fituar 9 komuna ne dhe 9 PD, pra ka qenë një rezultat i mirë. Duhet që të fitojmë bashkitë në zgjedhjet vendore që vijnë, kjo është kërkesë edhe e Kryeministrit.

Gjon Gjonaj (kryetar i bashkisë Pukë): Ne nuk kemi terren për të punuar për zgjedhjet vendore kështu si thoni ju sepse vendet e punës ia jepni Aleatit dhe ai merr vende pune më tepër se unë që jam kryetar bashkie.

Fran Tuci (kryetar i bashkisë Fushë Arrës): Në Fushë Arrës mua më kanë sabotuar deputetët e PS të Shkodrës. Janë munduar deputetët e PS që Fushë Arrësi të dalë keq në zgjedhjet e 25 prillit. Si ti marrim votat ne në zgjedhjet vendore që do jenë me këtë situatë. Ma kanë bërë këtë punë duke më sabotuar për të thënë qytetarët në Fushë Arrës që Frani nuk merr vota më dhe nuk del më kryetar bashkie. Fushë Arrësi nuk ka drejtora por ka ndonjë inspektor apo ndonjë shef, edhe këto inspektora e shefa i punëson Puka, mua nuk më mbetet asgjë dhe tani kërkoni që të bëhemi gati për zgjedhjet e ardhshme.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Ti e di Damian që jam mbështetës i joti dhe kam qenë edhe më përpara se je djalë simpatik. Para zgjedhjeve na pyet kryeministri Rama ne dhe para zgjedhjeve na do shumë fort dhe na pyet, por pa zgjedhjeve merret me ju. Duhet të dini se PS ka djem e vajza shumë të mirë dhe me integritet të lartë që nuk po i vjen radha kurrë se nuk po i lini dhe se vendet e punës i merr Aleati.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Do rishikohen gjithë drejtorët dhe nga sot e mbrapa ata që do emërohen do jenë se s’bën me kontribut në PS.

Blediana Nika (anëtare e PS): Gjithë drejtorët në Shkodër i keni marrë të gjithë prej rruge, nuk kanë punë me PS.

Paulin Sterkaj (deputet i PS): Vendosën drejtorat dhe nuk më pyet kush mua si deputet, po një jashtë fare që është socialist kush e pyet.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Unë i dua në letër të shkruar drejtorët se kush është i joni, pra i PS dhe kush janë të aleatit. Anëtarët e partisë dhe kryetarët e organizatave do jenë në sistemin e digjitalizimit të partisë që po bëjmë. Ky proces duhet që të mbarojë deri në dhjetor po ashtu deri në dhjetor duhet të mbarojnë edhe vendosja e kryetarëve të PS në njësi dhe bashkinë Shkodër. Pas dhjetorit duhet të bëhemi gati për zgjedhjet lokale.

Edona Bilali (deputete e PS, drejtuese politike e PS qarku Shkodër): Ai kryetar organizate i PS që humb në zgjedhje në zonën e tij nuk të jetë më, duhet të vendoset dikush tjetër nga brenda organizatës.

Damian Gjiknuri (sekretar i përgjithshëm i PS): Mos u mundoni për shifrat se ato i ka kryeministri Rama në zyrë. Kush ka një pozicion pune do rishikohen votat dhe kontributi i tij, nuk ka më emërime pa kontribut.

Marrë nga Lapsi.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama yuri kim edi rama yuri kim

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion