Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë të shkurtër në Asamblenë e 76-të të OKB-së, ku edhe ka prekur disa tema, si Kosova, pandemia e koronavirusit dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, Rama tha se Serbia duhet ta njihte pavarësinë e Kosovës, ndërsa pohoi se Asambleja nuk është e plotë pa Kosovën.
“Një Kosovë e pavarur është realitet që vazhdon prej 13 vjetësh dhe ka sjellë më shumë paqe në rajon. Është pjesë e së ardhmes së Ballkanit perëndimor. Shqipëria mbështet dialogun Kosovë- Serbi që do të sjellë njohjen e ndërsjellë të dy vendeve,”- u shpreh Rama.
Po ashtu, kreu i qeverisë shqiptare tha se vendi prej me padurim çeljen e negociatave, ndërsa shtoi se Shqipëria është gati prej kohës, duke mos harruar pa përmendur edhe nismën “Open Balkan”.
“Presim me padurim konferencën e parë për çeljen e negociatave. E kam thënë dhe më parë. Shqipëria ka kohë që është gati, ajo pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është aspiratë mbarërajonale dhe burim frymëzimi. Me të 6 vendet e Ballkanit perëndimor që kanë rënë dakord për një treg të përbashkt. Po punojmë bashkësrisht për të respektuar 4 liritë themelore të BE-së,”- tha Rama.
DEKLARATA E PLOTË:
Rëndësia e këtij evenimenti për një shtet që jo shumë kohë më parë konsiderohej si një prej më të izoluarve në botë dhe ndjenja e përgjegjësisë me të cilën e marrim përsipër këtë rol është aq e madhe sa nuk shprehet me fjalë. Do të doja ta nisja duke falenderuar të gjithë anëtarët për mbështetjen e jashtëzakonshme. Shqipëria ka përjetuar kufijtë e izolimit dhe tashmë është një vend që karakterizohet për respektin dhe vlerësimin që i sjell çdo kulturë. Do ulet me një axhendë të qartë përparësish. Nxitjen e paqes dhe sigurisë. Zgjidhjen e konflikteve dhe respektimin e sundimit të ligjit, rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe aderimin universal të traktakteve dhe konventave. Një angazhim konkret dhe aktiv për të luftuar kundër ekstremizmit. Është kënaqësi të kthehem në këtë sallë paqeje pas një nga sfidave më të mëdha që kaloi dhe vendi im. Sot, kemi më shumë se gjysmën e popullsisë të vaksinuar. Një nga mësimet e mëdha është se asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me të. Dhe ne e dimë që askush nuk do të jetë i sigurtë nëse nuk janë të gjithë. Kjo është arsyeja që në kulmin e krizës dhjetra mjekë e infermierë ikën në rajonin e Lombardisë. I detyrohem një falenderim nga zemra shumë prej atyre që na janë gjendur të na ndihmojnë, republikës së Turqisë dhe KE-së që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave e po kështu qeveritë e Italisë, Greqisë, Kroacisë e Letonisë. Edhe ato që na kanë premtuar se do të na ndihmojnë. Do të jemi në gjendje të triumfojmë përmes një qasjeje të përbashkët. Pabarasia në qasjen ndaj vaksinave ka nxjerrë edhe njëherë më shumë në pah nismat globale. Kjo është arsyeja pse jemi avokatë të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbështesim propozimin për një traktat për gatishmërinë ndaj pandemive. Të rezistojmë së bashku dhe t’i rezistojmë tundimit për nacionalizëm. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB na ka mësuar se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve. Në axhendën tjetër kemi përparësi ngrohjen klimaterike. Procesi i intergrimit përfaqëson një spirancë. Presim me padurimin konverencën ndërqeveritare. E kam thënë kudo, Shqipëria ka kohë që është gati, pret që BE të bëjë pjesën e saj. Është objektiv parësor kombëtar. Në kontekst rajonal, 6 vendet kanë rëndë dakord që të rrisin bashkëpunimin duke krijuar një treg të përbashkët. Po punojmë edhe për të zbatuar 4 liritë themelore të BE-së. Historia e OBK është historia e një zgjerimi të pandërprerë. Por kjo Asamble nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë. Republikën e Kosovës! Më keni dëgjuar të bëj thirrje për njohje, nuk është obsesion, as diçka sa për ta thënë. Është ftesë për të njohur realitetet e reja për të njohur vendet e Europës. Një shtet i ri lindi me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Dua të theksoj se kjo thirrje se një Kosovë e pavarur është realitet. Ka kontribuar që të shkëputemi nga e shkuara. Shqipëria e mbështet si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Çdo ditë pa një marrëveshje të tillë është ditë e humbur. I hiqet të ardhmes së përbashkët. Vetëm maturia dhe kurajoja do ta lejojë Serbinë që të heq barrën e të shkuarës. Siç ka thënë Nënë Tereza: Edhe kur nuk bën gjëra të mëdha, bëj gjëra të vogla por me dashuri të madhe. Përulësisht ne po bëjmë pjesën tonë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER– Ish-zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar foto nga takimet me strukturat e Partisë Socialiste në Divjakë, ndërsa në krah ka drejtuesin e r...
SHBA– Kryeministri Rama u gjend në një situatë të siklekshme gjatë një intervistë për median franceze “Tv5 Monde”. Gjatë intervistës, Rama u p...
PRISHTINË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të vizitojë Kosovën pas kthimit nga SHBA ditën e hënë, ku ka marrë pjesë në Asamblenë të OKB-së. M...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka risjellë vëzhgimin e “Zërit të Amerikës” lidhur me shpenzimet që kanë pasur të prekurit nga...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar mesazhe të forta nga selia blu, pas thuajse një orë takim me kryedemokratin Lulzim Bas...
TIRANË– Pa e përmendur me emër por duke e cilësuar si një pengesë, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka “shënjestruar” ish-kryeministrin Sal...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim duket se ka lexuar dhe dëgjuar çdo raportim lidhur me ndikimin e SHBA-ve në Shqipëri. Pas takimit me kr...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar një deklaratë të fortë nga selia e Partisë Demokratike, pasi takoi për thuajse një orë...
TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim deklaroi para selisë së Partisë Demokratike se partia blu është në një proces tranzicioni. Pas përfundimit të takimit me...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë të shkurtër për gazetarët e prani...