Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Memorandumi i Parisit rikthen flamurin e zi për anijet shqiptare pas 11 vjetësh, duke kategorizuar atë me rrezik të lartë për operatorët ndërkombëtarë. Në deklaratën zyrtare, Komiteti i Memorandumit të Parisit (një mekanizëm që kryen inspektimet mbi standardet e anijeve në Europë) njoftoi se miratoi listat e reja të performancës për flamujt e 70 vendeve që ato kanë në monitorimin.
Të 70 vendet u kategorizuan në tre lista, të bardhë, gri dhe të zezë, sipas standardeve të shërbimit dhe sigurisë, Shqipëria u rendit në vendin e 70 në fund të listës së zezë, i krahasueshëm vetëm me disa vende afrikane. Lista e performancës së anijeve hyn në fuqi me 1 korrik 2021. Listat e “Bardhë, Gri dhe e Zezë (WGB)” paraqesin spektrin e plotë, nga flamuj të cilësisë të lartë deri te flamuj me një performancë të dobët që konsiderohen me rrezik të lartë ose shumë të lartë.
Renditja në listë është bazuar në numrin i përgjithshëm të inspektimeve gjatë një periudhe 3-vjeçare. Në anijet shqiptare u kryen mbi 70 inspektime gjatë periudhës 2018-2020. “Lista e Bardhë” përfaqëson anije me flamuj cilësorë me performancë të lartë. Flamujt me një performancë mesatare tregohen në “Listën Gri”. Ky klasifikim mund të shërbejë si një nxitje për të përmirësuar dhe kaluar në “Listën e Bardhë”. Në të njëjtën kohë flamujt në skajin e poshtëm të “Listës Gri” duhet të jenë të kujdesshëm duke mos lënë pas dore kontrollin mbi të anijet e tyre dhe rrezikojnë të përfundojnë në “Listën e Zezë” vitin e ardhshëm.
Lidhur me “Listën e Bardhë, Gri dhe të Zezë” për vitin 2020, renditen një numër i përgjithshëm prej 70 flamujsh, 39 në “Listën e Bardhë”, 22 në “Listën Gri” dhe 9 në “Listën e Zezë”. Në vitin 2019 gjithsej numri i shteteve të flamurit në listë ishte gjithashtu 70 nga të cilët 41 në “Listën e Bardhë”, 16 në “Grey List” dhe 13 në “Listën e Zezë”. Për disa vite, Komiteti ka monitoruar nga afër performancën e anijeve duke vepruar në emër të shteteve. Nga 1 korriku 2021 listat e re e performancës së anijeve do të përdoret për llogaritjen e Profilit të rrezikut të anijeve.
Memorandumi i Parisit ushtron një regjim inspektimi për anijet e regjistruara në porte, përveç atyre me atyre që i përkasin vendit ku është porti, me qëllim që të merren masa kundër anijeve që nuk janë në përputhje me rregullat dhe sigurinë. Inspektorët quhen oficerë dhe u kërkohet të hetojnë pajtueshmërinë me kërkesat e konventave ndërkombëtare. Inspektimet përfshijnë kontrollimin e anijes dhe personelit nëse janë me ligjet ndërkombëtare në fuqi, aftësitë e drejtuesve dhe pajisjet e anijes. Në vitin 1978, një numër vendesh evropiane ranë dakord në Hagë për një memorandum për auditimin e kushteve të punës në bordin e anijeve nëse ato ishin në përputhje me rregullat ndërkombëtare.
Marrë nga Monitor.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Stafi i programit “E Diela Shqiptare” ka gjetur vajzën e Yzeirit të cilën e çoi në shtëpinë e fëmijës në Vlorë pasi gruaja e tij pati proble...
TIRANË– Të ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër të cilët prej kohësh janë në konflikte me ...
Pas një viti pandemie me mjaft sfida sektori turistik ka nisur aktivitetin me ritme të ngadalta në bregdetin jugor të Shqipërisë. Në Sarandë dhe Vlorë agjensitë...
Rreth 30-35% e ekonomisë shqiptare është informale. Ky është vlerësimi i Bankës Botërore pasi vetë qeveria nuk ka shifra se sa është kjo dukuri. Me gjithë aksio...
Shqiptarët duket se po i largohen konsumit të alkoolit pasi edhe numri i të alkoolizuarve po vjen në rënie. Studimi i fundit i Institutit të Shëndetit Publik nx...
Nga Sorgena Leka – Besojnë ose jo, kanë qenë ndonjëherë apo jo, çdo njeri e njeh një fallxhore në mos afër tyre, kanë dëgjuar dikë që njeh “një fal...
TIRANË– Në vitin 2020, bashkitë u gjendën të papërgatitura për një emergjencë të këtij lloji dhe përmase, çka preku ndjeshëm financat e tyre. ...
Ndonëse me shpejtësi të ndryshme, pjesa më e madhe e sektorëve raportojnë ecuri pozitive. Industria e tekstileve dhe këpucëve vazhdon të vuajë masat kufizuese q...
Nga 1 korriku 2021 pritet të nisë zbatimin faze e dytë e procesit të fiskalizimit për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve.Administrata Tatimore...
Ndërkohë që vendet e pasura heqin masat kufizuese, po shfaqet një enigmë ekonomike. Bizneset po shprehin gjithnjë e më shumë shqetësime në lidhje me mungesën e ...