LIVE UPDATES
Ekonomi

“Më trego si do të jetë jeta ime…”/ Fallxhoret, moda që nuk vdes kurrë, si u pasuruan nga dëshpërimi i

20 Qershor 2021, 13:53 Nga DOSJA
“Më trego si do të jetë jeta ime…”/

Nga Sorgena Leka – Besojnë ose jo, kanë qenë ndonjëherë apo jo, çdo njeri e njeh një fallxhore në mos afër tyre, kanë dëgjuar dikë që njeh “një fallxhore të mirë që të zbulon dhe thotë çdo gjë”. Nga ana tjetër, ka të tjerë që shtëpinë e dytë e kanë tek Tirja, Bedria, Bukuria që janë disa nga fallxhoret e shumta në vendin tonë.

“Unë shtëpinë 2-katëshe e kam bërë vetëm nga njerëzit që më vijnë këtu”, tregon Tirja, një fallxhore 45-vjeçare e cila ka 25 vite që e bën këtë “profesion” të cilën thotë se e ka trashëgimi nga gjyshja e saj.

Ajo thotë për Gazetasi.al se ka ‘klientë’ që tashmë bëjnë vite që shkojnë çdo muaj tek ajo dhe praktikisht drejtojnë jetën e tyre në varësi të asaj që shkruhet në fund të filxhanit. Klientët janë femra në 90% të rasteve dhe deri para pak kohësh kishte më shumë gra të moshave 40-60 vjeç por tani ka një trend që shkon në 20-30 vjeç.

Këto vajza kanë kërkesa pothuajse të njëjta. Duan të kenë një punë më të mirë, të dinë se kur do e kenë punën që duan, të dinë “të ardhmen e tyre me x person dhe të bëj diçka që tu ecë mbarë me atë person”.

Janë vajza që nuk kanë një stabilitet ekonomik, janë të pasigurta dhe kanë nevojë për një ‘shtysë’ nga dikush që thotë “shko se të gjitha do të zgjidhen”. Sidorela 25 vjeç është njëra prej tyre. Ajo tregon për gazetasi.al se ka shkuar disa herë tek disa fallxhore të ndryshme.

“Ishte një periudhë e keqe në jetën time dhe shoqja ime më tha se mund të gjeja përgjigje të pyetjeve që kisha në kokë tek një fallxhore. Shkoja para disa vitesh tek njëra që njihja në Gramsh dhe shpesh më dilnin të gjitha ato që më thoshte ajo. Më gjeti se si ishin marrëdhëniet e mia me ish të dashurin dhe më tregoi se nuk duhej të mbaja shpresa në atë lidhje sepse nuk do të funksiononte dhe kështu ndodhi”, tregon Sidorela e cila pastaj shkoi në një fallxhore në Kombinat sepse e kishte të pamundur të shkonte shpesh herë në Gramsh. Në Kombinat shkon dhe “gati 80% e atyre që më ka thënë kanë qenë të vërteta dhe më shoqërojnë gjithë kohës”.

Kështu ajo ka vendosur të jetë një kliente e rregullt e fallxhores në Kombinat. Pasi përfundon “takimi”, është dëshira e vetë vajzave dhe grave të lënë para me pretekstin “merri se i ke hak”. Tirja tregon se më parë kërkonte para, ndoshta dhe vetëm 200 lekë të reja sepse me atë ‘punë” merrej por për një kohë të shkurtër nuk ka pasur më nevojë të përmendë para dhe tani janë të rralla klientët që i lënë 1000 lekë.

“Më kanë lënë 100€ apo dhe më shumë”, tregon Tirja e cila shton duke thënë se nuk i kërkon paratë por as nuk thotë jo. Leo P., një djalë 28-vjeçar piktor tregon për Gazetasi.al se ka shkuar tek fallxhorja deri në momentin që ajo i ka kërkuar 300€ për të vijuar më tej me problemin që ai kishte.

“Po ndahesha nga e fejuara dhe mami më tha se ka një fallxhore shumë të mirë që mund të më ndihmojë me këtë problem. Shkova dhe në fillim më kërkoi 5000 lekë. Ja dhashë dhe më tregoi se cfarë mund të bëja që të shpëtoja fejesën time. Me idenë time ato që ajo më tregoi funksionuan dhe kur shkova herën e dytë më tha se tani duhej ti jepja 300€ për të vazhduar më tej”, tregon ai i cili nuk i kishte aq shumë me vete dhe do të kthehej përsëri nëse nuk do të ishte bindur nga shoku i tij se nuk mund të harxhojë aq shumë para për të “ndërhyrë në të ardhmen”.

Një tjetër fallxhore, Bedria që tani është 67 vjeçe nuk sheh filxhan. Ajo hedh ujë gurësh dhe kjo ka qenë puna e saj gjatë gjithë jetës. Bedria thotë për Gazetasi.al se vajzat dhe gratë që shkojnë tek ajo i japin para më të shumtën e herëve me raste kur mund të japin bizhuteri, ushqime apo dhe dhurata të shtrenjta.

“Unë punoj me para por nuk refuzoj asgjë që ka një vlerë të caktuar. Kur janë kliente të varfra (në raste shumë të rralla) ju them që mund të japin diçka që kanë mundësi”.

Vjollca, një 54-vjeçare me profesion mësuese tregon për gazetasi.al se njëherë i ka trokitur në derë një grua rreth 40 vjeçe që i është prezantuar si fallxhore dhe disa fjalë bindëse kanë bërë që ajo të ‘dhurojë’ bizhuteritë e saj floriri. “Erdhi dhe më tha se shikon një të ardhme të ndritshme për familjen time”, tregon ajo e cila e besoi fjalën e fallxhores që as nuk i dinte emrin dhe nuk e kishte parë kurrë nëpër fshatin e saj jo shumë larg Tiranës.

“Shoh pasuri” tha fallxhorja dhe për ta bërë atë të shkonte sa më shpejt në shtëpinë e Vjollcës duhej një veprim i thjeshtë. Vjollca duhej të fuste në një copë varësen dhe dy unazat e saj floriri dhe pasi fallxhorja tu kishte “kënduar”, ajo mund ta fuste copën poshtë jastëkut e ta linte aty gjithë natën. (floriri simbolizonte pasurinë dhe mbledhja e tyre në një copë poshtë jastëkut ishte për të pasur sa më shumë pasuri dhe për ta mbajtur atë pasuri, sipas asaj që fallxhorja i ka shpjeguar zonjës).

Të nesërmen aksesorët nuk ishin aty sepse nuk kishin qenë që në fillim aty.

“Nuk e kuptoj në çfarë momenti i mori të gjitha. Di vetëm se më mbushi mendjen, humba aksesorët dhe as nuk bëra dot denoncim sepse më vinte turp”.

Ndoshta një nga debatet më të mëdha është dhe fakti nëse duhet të besohen fallxhoret apo jo. Derisa pro-të dhe kundër të vendosin, fallxhoret do të jenë moda që nuk vdesë kurrë.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale fallxhoret fallxhoret

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj