LIVE UPDATES
Politike

Me buzëqeshje në fytyrë, Rudina Hajdari provon ‘shitësen’, Fiori Dardha “shpërthen” keq: Kjo ishte fyerje! Deputetj

7 Shkurt 2021, 16:51 Nga DOSJA
Me buzëqeshje në fytyrë, Rudina Hajdari provon

TIRANË– Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari, ka qënë sot në tregun e Prrenjasit, ku edhe ka provuar punën si “shitëse”. Eksperiencën e saj, në një prej zonave të qarkut ku do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit e ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale.

Puna e ndershme është virtyti që na duhet ta rikthejmë në piedestal. Shërbeva sot si shitëse në tregun e Prrenjasit e pata fatin që të bisedoj me qindra tregëtarë e qytetarë. Shqipëria duhet t’i rikthehet njerëve të ndershëm e punëtaor, duhet t’i rikthehet vlerave. Shteti duhet të ndalojë së mbështeturi krimin e organizuar dhe korrupsionin, e t’i rikthehet qytetarëve. Do ta bëjmë së bashku!,”-shkruan ajo, ndërsa ka shpërndarë një foto duke buzëqeshur. 

Postimi i bërë nga Hajdari ka marrë vëmendjen e moderatores Fiori Dardha, e cila në një reagim të gjatë në Facebook, ka bërë me dije se edhe nëna e saj e ndjerë, kishte bërë të njëjtën punë, duke renditur një më një të gjithë sfidat me të cilat përballet një tregtar. Duke e cilësuar si fyerje, Dardha “sfidoi” deputeten që për një ditë të bëjë siç duhet punën si shitëse, dhe nëse do të kishte sërish dëshirë që të postonte foto, do t’i jepte votën. 

Jo Rudina, jo! Ti nuk u shërbeve qytetarëve sot, ti thjesht realizove shfaqen tënde (amatore) të rradhës. Me siguri, “mjeshtrat” e PiArit që ta kanë dhënë këtë ide, të kanë mbushur mendjen se “performanca” jote do krijonte impakt tek qytetarët, por të siguroj që ishte gjëja më irrituese që mund të shihja sot! … dhe këtë ta them si bija e një nëne që i rriti dhe i edukoi fëmijët e saj me këtë punë. Ti sot guxove të luaje me sakrificën, djersën dhe mundin e saj, duke e “shitur” punën e mamasë sime dhe qindra tregtarëve si diçka argëtuese! Ky nuk është vlerësim! Është fyerje! Provo të punosh vetëm një ditë si shitëse fruta – perimesh në treg, Rudina! Vetëm një ditë! … dhe, nëse pas një ditë (si ajo që unë kam përshkruar më lart), të shkon mendja të postosh foto të tilla plot gëzim në facebook, unë do të ta jap votën!!!,”-shkruan ndër të tjera Dardha.

POSTIMI I PLOTË:

Jo Rudina, jo! Ti nuk u shërbeve qytetarëve sot, ti thjesht realizove shfaqen tënde (amatore) të rradhës. Provo një herë të zgjohesh që pa gdhirë mirë në dimër e në verë dhe të shkosh tek pikat e shumicës. Provo të blesh mallin, ta transportosh me ndonjë dum-dum ose triçikël deri tek tregu. Pastaj fillo të seleksionosh, të pastrosh dhe të sistemosh frutat dhe perimet në vendin e duhur. Deri atëherë, me siguri do të jetë zbardhur tamam dhe blerësit e parë do të jenë shfaqur tek tezga jote. Ti do t’i presësh me buzëqeshje, gjatë gjithë kohës do t’i ftosh me zë të lartë që të afrohen tek vendi ku ti shet për të parë produktet që ofron, madje do ua servirësh edhe me çmim të mirë. Pastaj, nga dreka, do përpiqesh të gjesh pak kohë që nën tezgë dhe gati – gati fshehurazi të konsumosh vaktin e drekës që ke marrë me vete, ndërkohë që vazhdon t’u shërbesh blerësve. Do të të duhet edhe t’u kërkosh tregtarëve ngjitur (që dashje padashje i ke edhe konkurentë), të të shohin mallin për disa minuta, ndërkohë që ti turravrap do i drejtohesh lokalit më të afërt ku do të blesh një shishe ujë, që të kesh mundësi t’i shfrytëzosh tualetin. Rreth ores 15.00 në verë, nuk do mbushesh dot me frymë nga vapa dhe hija që ke sajuar me ndonjë çadër, nuk do të të ndihmojë t’u shpëtosh rrezeve përvëluese të diellit. Në dimër do strukesh në stolin (që e merr çdo ditë me vete) dhe do përpiqesh të ngrohesh me frymën tënde me shpresën se ndonjë blerës do vijë dhe do të t’i blejë kilogramët e fundit të frutave dhe perimeve, të cilat janë edhe fitimi i ditës. … dhe kur kilogramët e fundit do të arrish t’i shesësh me një çmim më të ulët se sa i ke blerë tek tregtari i shumicës, do të ndihesh e lehtësuar, se të paktën arrite të sigurosh disa të ardhura edhe sot! Tashmë do ketë rënë muzgu dhe ti, e sfilitur, do të pastrosh vendin ku ke punuar gjithë ditën, do të ngarkosh në karrocën tënde (që për ty është dyqani yt), stolin, bidonat që ke përdorur për te pastruar frutat e perimet, peshoren dhe me hap të ngadaltë do të nisesh drejt banesës tënde duke përdorur energjitë e fundit për shtyrë karrocën (dyqanin tënd lëvizës). Provo të kalosh një ditë të tillë, Rudina! Vetëm një ditë! Më pas, do të shohim nëse do të të shkojë më mendja të “luash shitësesh”… Me siguri, “mjeshtrat” e PiArit që ta kanë dhënë këtë ide, të kanë mbushur mendjen se “performanca” jote do krijonte impakt tek qytetarët, por të siguroj që ishte gjëja më irrituese që mund të shihja sot! … dhe këtë ta them si bija e një nëne që i rriti dhe i edukoi fëmijët e saj me këtë punë. Mamaja ime nuk tentoi ndonjëherë të merrej me politikë, ndonëse ishte e shkolluar. Ajo bëri zgjedhjen e saj dhe vendosi t’i rrisë me këtë mënyrë të ndershme fëmijët e saj. Ti sot guxove të luaje me sakrificën, djersën dhe mundin e saj, duke e “shitur” punën e mamasë sime dhe qindra tregtarëve si diçka argëtuese! Ky nuk është vlerësim! Është fyerje! Provo të punosh vetëm një ditë si shitëse fruta – perimesh në treg, Rudina! Vetëm një ditë! … dhe, nëse pas një ditë (si ajo që unë kam përshkruar më lart), të shkon mendja të postosh foto të tilla plot gëzim në facebook, unë do të ta jap votën!!!

Vetëm pak orë më pas, Hajdari sqaroi arsyen se pse vendosi të shërbejë në tregun e Prrenjasit duke u shprehur se ishte gati për t’u përballur me sulmet politike ndaj saj.

“E konsideroj veten deputete të popullit e jo shërbëtore partie. Në fakt këtë duhet të bëjnë të gjithë edhe mediat. Në vend të konkubinave, lacave apo matrapazëve politikë të klasës së lartë duhet ti kthejnë sytë drejt modeleve të vërteta të shoqërisë. Këtë duhet ta bëjë çdokush që konsumon sadopak hapësirë publike. Ky duhet të jetë misioni ynë i përbashkët. Ti rikthejmë dinjitetin ndershmërisë. Sigurisht që do goditemi, do baltosemi por në fund do fitojmë. Sepse jemi shumë dhe jemi të vendosur! Forca! Ps: Për ata që shqetësohen dhe urojnë që unë të dekurajohem nga sulmet e balta: Uroj të keni durim, sepse unë sapo kam nisur e nuk jam njeri që dorëzohem. Quhem Rudina Azem Hajdari!!!,”-shkruan ajo ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Arsyeja pse sot vendosa të shërbeja në tregun e Përrenjasit është vetëm një dhe shumë e thjeshtë: Të lartësoj dhe vlerësoj sa më shumë figurën e njerëzve që bukën e gojës e fitojnë me djersën e ballit. Jetojmë në një vend ku politika i përulet krimit. Bandat dhe mafia kanë kontroll absolut mbi institucionet dhe fjala e tyre është ligj, e ligji bëhet sipas fjalës së tyre. Për rrjedhojë e gjithë struktura e vlerave të shoqërisë është deformuar. Modeli në fshtarat, lagjet e qytetet tona nuk janë më intelektualët e njerëzit e ndershëm e parimorë, por matrapazët politikë që pasurohen shpejt me plaçkën shtetërore apo ata që shpërndajnë apo prodhojnë drogë. Ndaj unë e ndiej nevojë absolute që ne ti rikthejmë vlerat shoqërisë e për këtë arsye do ta promovoj sot e mot çdo profesion të ndershëm, e do takoj çdo njeri të thjeshtë. E konsideroj veten deputete të popullit e jo shërbëtore partie. Në fakt këtë duhet të bëjnë të gjithë edhe mediat. Në vend të konkubinave, lacave apo matrapazëve politikë të klasës së lartë duhet ti kthejnë sytë drejt modeleve të vërteta të shoqërisë. Këtë duhet ta bëjë çdokush që konsumon sadopak hapësirë publike. Ky duhet të jetë misioni ynë i përbashkët. Ti rikthejmë dinjitetin ndershmërisë. Sigurisht që do goditemi, do baltosemi por në fund do fitojmë. Sepse jemi shumë dhe jemi të vendosur! Forca! Ps: Për ata që shqetësohen dhe urojnë që unë të dekurajohem nga sulmet e balta: Uroj të keni durim, sepse unë sapo kam nisur e nuk jam njeri që dorëzohem. Quhem Rudina Azem Hajdari!!!

Në debatin mes tyre ka ndërhyrë edhe ish-kryebashkiakia e Prrenjasit, Miranda Rira, e cila ka shpërthyer në sulme personale ndaj deputetes, duke i përmendur edhe familjen. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fiori dardha rudina hajdari rudina hajdari ne prrenjas fiori dardha rudina hajdari rudina hajdari ne prrenjas

Sondazh

Poll
Politike 7 Shkurt 2021, 14:31

SARANDË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për kanalin e tij në Facebook, “ERTV”, për të diskutuar lidhur me turin e tij në jug të vendit përgj...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit