LIVE UPDATES
Politike

Programi i LSI/ Monika Kryemadhi: Pagat në Shqipëri do të jenë të barabarta me çdo vend të BE, nuk lejojmë të na e shes

7 Shkurt 2021, 12:03 Nga DOSJA
Programi i LSI/ Monika Kryemadhi: Pagat në Shqipëri do të

TIRANË – Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika  Kryemadhi ka folur për programin me 5 pika të LSI teksa zhvillonte një takim me votuesit për herë të parë në Kombinat të Tiranës.

Kryemadhi në fjalën e saj u ka garantuar të rinjtëve se pagat në Shqipëri do të jenë si në çdo vend tjetër të BE, dhe nuk do të lejojë që vendi të shitet. Ajo gjithashtu tha se programi i LSI në qeveri do të ketë ndikim të menjëhershëm në ekonominë shqiptare, familjet shqiptare teksa do krijohet dhe një vizion i ri për të ardhmen.

Ne si LSI në programin tonë kemi pesë prioritete shumë të thjeshta, që kanë impakt të drejtpërdrejt te familjet tuaja, te prindërit tuaj, te gjyshërit tuaj. Kanë impakt tek ju dhe kanë impakt për të ardhmen e Shqipërisë. Nëse ne nuk mendojmë për të ardhmen tuaj, atëherë është e kotë që të flasim dhe të vijmë këtu t’ju takojmë. Megjithatë, unë dua t’i jem shumë mirënjohëse Floidës, por mbi të gjitha edhe gjithë grupit, Fredit, Luisit, Olsit, Arlës, të cilët na kanë krijuar një netëork të paparë tek votuesit për herë të parë, sepse fuqia e LSI mos mendoni se ka qenë ndonjëherë pushteti. As ministrat, as drejtorët, as kryetari i partisë, as kryetarja e partisë dhe as anëtarët e Kryesisë. Fuqia e LSI-së kanë qenë gjithmonë votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe të rejat, sepse në fund të fundit ne jemi e vetmja parti që e mban fjalën e saj, i mbajmë njerëzit, u përgjigjemi atyre. Është e vetmja parti politike që në 16-17 vjet të jetës së saj politike ka breza të rinjsh politikanësh, duke filluar nga Erisa Xhixho që kur ishte gjimnaziste, sot është nënkryetare e partisë, është pedagoge, është me grada shkencore, të cilat i ka marrë në opozitë. Kemi Endrit Braimllarin që e filloi si President i Gjimnazit ‘Besnik Sykja’ dhe sot është Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, kandidon në Qarkun e Korçës, që do të jetë surprizë si qark. Kemi Kejdi Mehmetajn që edhe ajo erdhi si senatore e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’ si nxënëse e ekselencës, sot është nënkryetare partie, kandidon edhe ajo në Qarkun e Fierit. Kemi Floidën që po ashtu erdhi si gjimnaziste ekselence e ‘Petro Nini Luarasit’, studente e ekselencës për Farmaci, që sot është kryetarja e LRI-së, deputete, kandidon sot këtu në Kombinat. Jo pa qëllim e kemi sjellë këtu, sepse Kombinati ka prodhuar elita në politikë dhe në shumë profesione të tjera. Kemi Eriolin, kemi Klevi Pojanën, që ka ardhur si gjimnazist i ‘Partizanit’, i diplomuar për Drejtësi e që sot është pjesë drejtuese e LSI-së për Tiranën dhe shumë e shumë të rinj të tjerë. Pra, është një strukturë politike që prodhon politikanë të rinj dhe Shqipëria ka vërtet nevojë për një mentalitet të ri, ka nevojë për njerëz të rinj, ka nevojë për mendësi të reja, ka nevojë për një vizion të ri.

Programi ynë këtë ka për qëllim, që edhe kur ikin studentët tanë, jashtë shtetit të shkollohen, ata duhet të kthehen në Shqipëri, sepse të jeni të bindur që duke fuqizuar ekonominë shqiptare, puna që do të kesh në Shqipëri do të ketë të njëjtën pagë me çdo vend tjetër të BE-së, por do të jesh pranë prindërve të tu, pranë shoqërisë tënde dhe mendojmë që të gjithë ne duhet të kontribuojmë për vendin tonë.

Vendi ynë është një vend i mrekullueshëm, nuk kemi pse ua lëmë të tjerëve. Jo pa qëllim është shkatërruar sistemi ynë arsimor, në mënyrë të tillë që të mos konkurrojnë diplomat tona me tregun e punës, të mos konkurrojnë në rajon, por ne do ta rikthejmë këtë gjë.

Sepse edhe ajo taksa për arsimin që kemi vendosur ne, që është pak 1 për qind, por do ta fillojmë me kaq, të shkojë për sistemin arsimor, që universitetet tona të konkurrojnë me ato të rajonit, të konkurrojnë edhe me ato evropiane dhe pse jo edhe në botë. Dhe nga ana tjetër çdo profesionist që del nga universitetet tona të jetë i gatshëm për të punuar dhe për të pasur jo vetëm një vend pune të thjeshtë për tu ushqyer me bukë, por një vend pune që garanton konkurrencë në pagesë, ofron mundësi, ofron zhvillim dhe fuqizim ekonomik. Energjia juaj është e depërtueshme edhe atje ku nuk depërton as drita e diellit.”- ka thënë ajo. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll
Politike 7 Shkurt 2021, 08:55

SARANDË- Kryeministri Rama, i pyetur nga një qytetar i cili punon në sektorin e turizmit, lidhur me ndërtimin e terminalit të ri të autobusëve në Tiranë, ë...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit