LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi në Kombinat: Projekti ‘mëso dhe fito’ për punësimin e të rinjve, një nga 5 prioritetet tona më mira

7 Shkurt 2021, 10:32 Nga DOSJA
Kryemadhi në Kombinat: Projekti ‘mëso dhe fito’ për

KOMBINAT– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë me të cilët foli për problematikat dhe shqetësimet e tyre.

Kryemadhi u ndal te programi i LSI për rininë, duke thënë se programi ‘Mëso dhe Fito’ i të rinjve  është një nga projektet shumë më të mira, për shkak sepse të rinjtë që janë në shkollat profesionale kanë mundësi që edhe të rriten profesionalisht.

Po ashtu ajo ka thënë se në programin e LSI-së, ka politika të qarta, të prekshme dhe të realizueshme, duke filluar nga 5 për qind rimbursim të shpenzimeve familjare.

Më tej, kryetarja e LSI theksoi se “sot Shqipëria a shumë probleme, probleme pa fund që vijnë duke u shtuar, dhe kjo edhe për shkak të keq manaxhimit ose edhe të një shpërdorimi të besimit që ne, në shumicën e rasteve, i japim partive politike ose qeverive”.

“Një tjetër investim i yni është taksa 1 për qind që ne kemi vënë për të ardhmen. Duket si e vogël por krijon një efekt, një impakt goxha të madh për buxhetin për arsimin. A duhen taksuar më shumë të pasurit më shumë për taksën e arsimit? Ndoshta po. Por le ta fillojmë njëherë sepse nuk taksohen. Ta fillojmë njëherë të vendosim një taksë 1 për qind, që nuk është vetëm për të pasurit, por kushdo do ta paguante taksën e arsimit, në momentin që do të shikonte që kjo do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në arsim. Por nga ana tjetër, mungesa e një vizioni nga ana e qeverisë, ose ndërtimi i një strategjie për të folur në bazë të batutave, ose duke u marrë me të tjerët, nuk është se ne na krijon hapësira për të rritur punësimin, për të rritur cilësinë e arsimit, për të krijuar hapësira më shumë për vende të reja pune të mirëpaguara, përkundrazi i demoralizon njerëzit. Ne si LSI jemi shumë të qartë në politikat tona. Ne kemi 5 prioritete, shumë të thjeshta, të cilat janë të prekshme dhe të realizueshme menjëherë, duke filluar nga 5 për qind rimbursim të shpenzimeve familjare. Më pas për të vazhduar te projekti ‘Mëso dhe Fito’ i të rinjve që është një nga projektet shumë më të mira, për shkak sepse të rinjtë që janë në shkollat profesionale kanë mundësi që edhe të rriten profesionalisht, por njëkohësisht edhe të paguhen dhe të kenë mundësi të ndihmojnë familjen e tyre, ose edhe veten e tyre ekonomikisht. Ndërkohë është edhe programi ‘Nga bebja në bebe’ që është për ju të rinjtë. Ne jemi të sigurt në momentin që fillojmë dhe mendojmë për të ardhmen.

Unë isha dje në Fier, Vlorë, Lushnje dhe ishte një djalë, që ishte disi më i zhdërvjellët se ç ‘duhet dhe më tha që i pëlqente ky programi ynë nga ‘bebja në bebe’, sepse më tha që edhe sikur të më ndodhë gjë mua, të paktën fëmija im, do të ketë mundësi që të shkollohet apo të ketë diçka për veten. Ky ishte djali i një polici të vrarë. Ndërsa sot, tha ai, edhe babai im është vrarë në krye të detyrës, por për mua nuk mendon njeri.

Shumë prej nesh kemi qenë në dilema kur kemi filluar të ndërtojmë familjet tona, sepse kemi menduar se ç’do të ndodhë me fëmijët tanë. Dhe në momentin që ne e eliminojmë një dileme të tillë për të ardhmen e fëmijëve tanë, sigurisht që motivimi i brezit të ri do të jetë shumë më i madh për tu rritur profesionalisht dhe ekonomikisht. Një shoqëri që nuk mendon për të ardhmen e vet, normal që do të jetë e destinuar për të ‘vdekur’, ose për tu shuar, prandaj edhe ne si LSI fokusohemi shumë tek rinia. Ne jemi një parti që e mbajmë fjalën, na pëlqen të punojmë me të rinjtë. Mua personalisht më pëlqen të punoj me të rinjtë për shkak të energjisë, pozitivitetit që kanë, por edhe ëndrrave. Vetëm kështu ne mund të ecim përpara për të bërë realitet ato prioritete që janë të mundshme.  Ne ditën e djeshme kemi qenë në qytetin e Vlorës dhe ajo që më bëri përshtypje ishte që, te takimi që zhvilluam me gratë dhe vajzat, kishim shumë nëna të reja, të cilat ose sa kishin lindur, ose i kishin fëmijët nga 2-3 vjeç, të cilat ishin me shkolla të larta: avokate, ekonomiste, inxhiniere, që nuk ishin marrë ndonjëherë me parti politike dhe tashmë e shikonin të domosdoshme përfshirjen. Ndërkohë edhe takimi që patëm me të rinjtë në mëngjes ishte edhe ai i jashtëzakonshëm, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të shkolluar. Mes tyre takova një mjek, Xhinon, ishte diplomuar në Poloni për Mikrobiologji dhe ishte pa punë, kundër ndërkohë ne kemi mungesa të jashtëzakonshme, sidomos për mjekë mikrobiologë. Megjithatë, sot Shqipëria ka shumë probleme, probleme pa fund që vijnë duke u shtuar, dhe kjo edhe për shkak të keq manaxhimit ose edhe të një shpërdorimi të besimit që ne, në shumicën e rasteve, i japim partive politike ose qeverive. Një nga pikat tona kryesore që ne mendojmë se është shumë e rëndësishme është arsimi. Arsimi për ne është nuk quhet kurrë në poliitkat tona shpenzim, por quhet investim. Një shtet, një shoqëri, që nuk investon në arsim, sigurisht që nuk mund të ketë të ardhme. Dhe për ne arsimi, dhe për këtë dua të përgëzoj Floidën, pasi ajo me gjithë ekipin, me Kejdin, me Norën, me profesor Mondin, kanë bërë një program të jashtëzakonshëm përsa i përket arsimit. Arsimi shqiptar ka ardhur duke u rrënuar në vitet e tranzicionit, e tashmë po merr dërrmën përfundimtare, sepse nuk e kanë parë kurrë si një element që e rrit, e zhvillon shoqërinë dhe e fut konkurrencën për punën, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. E kanë parë si një xhep që mendohet vetëm për rrogat e mësuesve thjesht sa për të ngrënë bukë, dhe asnjëri nuk mendon për kërkimin shkencor, për laboratorët, për rritjen e cilësisë së mësimit, për rritjen e kurrikulave, për krijimin e kurrikulave konkurrente. Ajo që na ka bërë përshtypje është fakti që etja e shoqërisë shqiptare për arsimin është e jashtëzakonshme, sidomos e brezit të ri”,- tha ajo. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll
Politike 7 Shkurt 2021, 08:55

SARANDË- Kryeministri Rama, i pyetur nga një qytetar i cili punon në sektorin e turizmit, lidhur me ndërtimin e terminalit të ri të autobusëve në Tiranë, ë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta