LIVE UPDATES
Insights

Lymi bimbash i Kuvendit e Klevisi që i zu rrugën në burg, faleminderit Edi Rama që na shpëtove vatanë

8 Maj 2019, 19:36 Nga DOSJA
Lymi bimbash i Kuvendit e Klevisi që i zu rrugën në burg,

Eh si rrodhen këto punë. Lëre mos e nga. Dita e Arbrit mbërriti.  Lymi u bë nënkryetar Parlamenti.

E bëri Edi Rama. Bashkë ishin me Klevisin, një djalë diku 29 vjeç ish-deputet i PD që Rama e futi në burg se i zu rrugën. Në fakt, Kryeministri ynë i dashur që ënda ja ka të hiqet si i lexuar, ndonëse ca tekste i ka lëçitur, po ja aq sa të klasifikohet si i ditur, paçka se ca deklarata, siç thoshte Adili i pocaqisë, me metafora birinxhi po jo aq sa të dallohet si stilist, tek Lymi gjet shëlbimin e vet për Shqipërinë që duam.

Ai Lymin se kish ndër të vetët, paçka se aty Lymi shkëlqen si Ajnashtajni, e bëri nënkryetar Kuvendi. Atë ja bëri peshqesh Shqipërisë, Lul Basha e Sali Berisha. Basha dhe Berisha lanë jashtë Parlamentit Jozefina Topallin e futën Lymin sepse besuan se demokracia pa Lymin nuk bën derman.

Në fakt ata duhet ta përgëzojnë për ymrin që i dha Rama e Ruçi. Na e sollën si vlerë të madhe për mbrothësinë e atmes. Zemra jua do shumë Lymët, Aldot, Tritanët, Ennot, etj., e të tjerë despotë të intelektualizmës neo-shqiptare, se këtu kemi qene tash 30 vjet e kusur. Janë të ëmbël këta dreqër. E lyejnë qerren!

Por ja, në ditë të keqe ta punojnë qindin. Të thonë nuk ju prishim dot qejfin aleatëve. Interesi i atmes na do në tempullin e demokracisë. Nejse iku ajo kohë. Tani shijet e atdheut i namatis Edi Rama.

Ai do Lymin opozitar dhe Lymi i bën opozitë sa ja dredh leqet megjithëse i buzëqesh herë pas here kur ai ja sajdis midenë plot lezet. Klevisin policia e Sandër qerratait e ka gjakosur në furgon po s’ka gjë gjak i ri është ai e shëronet shpejt.

Lymi bëhet bimbash i Kuvendit  tanimë rri si Pjetri në krahun e djathte të Krishtit domethënë të Gramozit. Ç te thuash! Ç te rënkosh. Ç’të mendosh. Një mendim ja beh. Ne pedagogët, gazetarët, analistët edhe për ca ditë jemi me fat. Edi Rama është sentimental. Shpesh bie në melankoli të thella.

Ka ditë që na do në burg. Por ka qenë dikur piktor i thjeshtë gati naiv po kaq i ka mjaftuar të autodefinohet artist. Si artist i ndyhet biografia të na burgosë. Vendi s’ka fare gjykata. Mëshira e tij është i vetmi institucion. Ajo shpesh tkurret po nëse na rras në hapsane i bëhet e murrme biografia. Por nuk mund të vihet bast.

Një ditë nervat do e lëshojnë. Sandri gati është pa mëdyshje. Në të gjithë e meritojmë  qelinë. Mëshira do sulmohet nga nervat, por do shkojmë atje në mes të lagështirës pa mëdyshje pa vrasje ndërgjegjeje se Shqipërinë e nxuarr Lymi në Selamat. Për atë mendon Lymi! Ky është parlamentarizmi që duam i Edi Ramës që kemi.

Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione agron gjekmarkaj arrestimi i klevis balliut edi rama myslim murrizi agron gjekmarkaj arrestimi i klevis balliut edi rama myslim murrizi

Sondazh

Poll
Insights 6 Maj 2019, 19:36

Bulizmi po vret! Zot m’i mbro fëmijët

Për bullizmin kam folur shpesh dhe jo vetem unë. Unë dhe shumë kolegë të mi gazetarë kanë ndërtuar emisione dhe biseda të posaçme në ekran për këtë fenom...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez