Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mon Gjuraj, bukëpjekës në një lagje të Beogradit, është vënë në shënjestër të nacionalistëve serbë. Për shkak se një kushëri i tij ka bërë gjestin e shqiponjës, nacionalistët serbë i janë vërsulur Mon Gjurajt, duke ia rrethuar furrën e bukës, duke u gërvallur e kërcënuar dhe duke i vendosur para furrës disa koka derri.
Mon Gjuraj, i frikësuar, është arsyetuar: ka thënë se nuk e ka bërë ai gjestin me shqiponjë, se nuk ka të bëjë asgjë me këtë. Ai ka treguar se nacionalistët po e quajnë «šiptar», një shprehje fyese ndaj shqiptarëve, dhe po i bëjnë thirrje të shpërngulet nga Borça, siç quhet lagjja në kryeqytetin serb ku gjendet furra e bukës «Roma» e shqiptarit Mon Gjuraj.
Merreni me mend: një shqiptar i rrethuar nga ekstremistët serbë duhet të arsyetohet për gjestin e shqiponjës, simbolit nacional të shqiptarëve. Shumë media serbe kanë ndikuar në nxitjen e urrejtjes kundër Mon Gjurajt, duke gënjyer se ky bukëpjekës ka bërë shqiponjën. Të dielën një grup nacionalistësh serbë janë mbledhur sërish para furrës së Mon Gjurajt.
Grumbullimet e tilla janë më shumë se një karnaval nacionalist. Janë thirrje për linçim të njerëzve që kryejnë me zell punën e tyre, paguajnë tatime në Serbi dhe nuk shkelin ligjet e vendit. Policia serbe ka vëzhguar nga distanca rrethimin e furrës «Roma» nga ana e ultranacionalistëve. Politikanët në pushtet në Serbi kanë heshtur – dhe kështu e kanë miratuar këtë aksion. Disa politikanë të opozitës serbe, gazetarë të pavarur, përfaqësues të shoqërisë civile janë solidarizuar me Mon Gjurajn, kanë shkuar madje në mënyrë demonstrative te furra «Roma» për të ngrënë byrek në shenjë solidariteti.
A ka reaguar ndonjë politikan shqiptar në Prishtinë apo Tiranë kundër fushatës fashiste kundër bukëpjekësve shqiptarë në Serbi? Për aq sa kam parë deri më sot – jo. Në Novi Sad një portal u ka bërë thirrje lexuesve të bëjnë një listë të pronarëve shqiptarë të furrave duke i akuzuar se po i shtrenjtojnë çmimet e bukës, byrekut dhe prodhimeve të tjera të brumit. Kjo ishte gënjeshtër, por lista u bë – si në vitet ’30, kur nazistët kërkonin «të mos blihet te hebrenjtë».
A është parë ndonjë reagim i kryeministrit të Kosovës? Kryetarit të Kosovës? Kryetarit të Shqipërisë? Kryeministrit të Shqipërisë? Politikanëve të partive opozitare? A ka thënë gjë shoqëria civile? Askush nuk mund të thotë se është i painformuar. Mediat kanë njoftuar për këto raste.
Në dhjetor portali «ProkupljeOnline» pa asnjë burim shkroi se Rizë Lekaj, pronar i disa furrave të bukës, është fotografuar me simbolin e shqiponjës dykrerëshe. Ky simbol, sipas portalit serb, na qenkësh «simbol i organizatave terroriste UÇK». Kjo organizatë paskësh kryer «gjenocid» ndaj serbëve, ndërsa bukëpjekësit shqiptarë nga Serbia po i përkrahin tarifat ndëshkuese ndaj prodhimeve serbe. Portali serb bën thirrje direkte që serbët të blejnë «bukë serbe» dhe jo bukë të financuesve të «kasapëve të fëmijëve serbë».
A nuk është kjo arsye e mjaftueshme që Shqipëria t’i dorëzojë një notë proteste qeverisë serbe? A nuk është kjo arsye të ketë një valë solidariteti me bukëpjekësit shqiptarë në Serbi? Përse hesht OSBE, një organizatë që e ka për obligim të mbrojë të drejtat e njeriut? Paramendojeni se çfarë do të ndodhte nëse një grup nacionalistësh shqiptarë do të rrethonin një dyqan serb në Kosovë? OSBE do të kalonte në modusin e gjendjes së jashtëzakonshme. BE do të alarmohej. Me sa duket të drejtat e njeriut janë të klasifikuara në të drejta të klasës së parë dhe klasës së dytë.
Marrë nga Dialogplus.ch
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Çdo shtet në gjithë historinë e zhvillimit të tij ka dy boshte kryesore: edukimin dhe shëndetësinë. Diskutimit se çfarë e zhvillon një shoqëri pre...
Agron Tufa dhe Instituti që ai drejton u bënë objekte të një sulmi të organizuar në shtyp nga një armatë njerëzish, kryesisht ish-persekutorë e shërbëtorë të re...
Dy nga sportistet më të mira të historisë së vendit, Ela Tase dhe Mimoza Ibrahimi, kampione të heshtura që nga aq sa kanë arritur dhe i kanë dhënë sportit të vo...
Shpesh herë bashkitë e vendit janë kritikuar nga qytetarët për problemet që lidhen me mjedisin, por rrallë herë kanë ndërmarrë hapa për përmirësimin e kushteve....
Gjatë kohës që ishte në krye të Drejtorisë Kombëtare Anti-Korrupsion të Rumanisë midis vitit 2013 dhe 2018, Laura Codruţa Kovesi kryesoi qindra dënime të profil...
TIRANË- Shkruan Lufti Dervishi për Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.Ju nuk do të njihni Zot tjetër përveç të Vërtetës! Ju nuk do të adhuroni...
Gent Cakaj e ka pranuar me kënaqësi të përdoret për imazhin e ri Qeverisë. Dhe ky akt duket të jetë dhe një “shpërblim” për makinerinë e propagandës që u invest...
Kosova i ka dy realitete, një në të cilin jetojmë ne, dhe një tjetër ku bën pjesë vetëm Batoni. Këtu nuk bëjnë përjashtim as ngjarjet në Berlin.Me avionin priva...
Dështimi i protestave të dhunshme dhe katandisja e barrikadave të opozitës në prita rrugësh, tani po zëvendësohet me një teatër të ri, që Basha-Kryemadhi e kanë...
Uat dhë fak!… I dashur Naltgjatësi! I dashur Lider Global! I dashur Skënderbe i Spiropalit! I dashur elokuent i batutave, sharjeve dhe “ironive”! I dashur komed...