Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
Lufta/ Reagon Rusia: Jemi gati të negociojmë, fillimisht Ukraina të dorëzohet
25 Shkurt 2022, 10:56Nga DOSJA
RUSI– Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka reaguar së fundmi në lidhje me luftën duke thënë se janë gati të negociojnë me qeverinë ukrainase. Lavrov tha gjithashtu se Moska ishte e gatshme për bisedime me Kievin nëse ushtria ukrainase dorëzohej, pasi forcat pushtuese ruse përparonin në kryeqytet.
“Ne jemi gati për negociata në çdo moment, sapo forcat e armatosura të Ukrainës t’i përgjigjen thirrjes sonë dhe të ulin armët“, tha Lavrov në një konferencë për shtyp në Moskë.
Më 24 shkurt 2022, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një “operacion ushtarak” në Ukrainë ku ka nisur bombardimet. Menjëherë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte. SHBA, BE dhe NATO dënuan sulmin duke u zotuar se Rusia do të mbajë përgjegjësi. Më 21 shkurt 2022, Putin njohu rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si përpjekje për pushtim të plotë. Rusia ka vendosur më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën ndërsa NATO e quan si grumbullimin më të madh ushtarak që nga koha e Luftës së Ftohtë.
UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shndërrua në një komandant lufte brenda pak orësh. Amerikanët dhe vetë ai, konfirmojnë se Zelensky ...
Bashkimi Europian synon sipas të dhënave të presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel të vendosë sanksione të tjera kundër Moskës. Të premten Michel deklar...
RUSI– Nisja e luftës me Ukrainës u la të kuptohej nga njohja e pavarësisë nga Vladimir Putin e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Por ...
UKRAINË- Aktori dhe regjisori Sean Penn është në terren në Ukrainë duke filmuar një dokumentar për pushtimin e Rusisë. Aktori fitues i çmimit Oscar ...
UKRAINË- Forcat ruse tashmë kanë hyrë në kryeqytetin ukrainas dhe janë përqendruar rreth rrethit verior të Obolon. Zona e banuar është vetëm 9 km në veri t...
KIEV- Ukraina është e gatshme të negociojë një status neutral me Rusinë! Por po kërkon garanci sigurie, të paktën kështu u shpreh këshilltari i shefit të kabine...
BRITANIA E MADHE- Rusia ka ndaluar të gjithë aeroplanët e Mbretërisë së Bashkuar të përdorin hapësirën ajrore ruse. Sipas Mirror kjo vjen si hakmarrje ndaj ndal...