Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
ZHVILLIMET/ Çfarë ka ndodhur deri më tani në Kiev?
25 Shkurt 2022, 10:33Nga DOSJA
UKRAINË- Forcat ruse tashmë kanë hyrë në kryeqytetin ukrainas dhe janë përqendruar rreth rrethit verior të Obolon. Zona e banuar është vetëm 9 km në veri të parlamentit të Kievit dhe qendrës së qytetit, aty ku pak minuta më parë u dëgjuan të shtënat e armëve.
Pak para orës 10 të mëngjesit me orën lokale, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shkroi në Tëitter se rusia kishte hyrë në qytet. Ministria e mbrojtjes u bëri thirrje vendasve të mblidhen dhe të bëjnë kokteje molotov për të luftuar.
Ndërkohë, disa video në internet duket se tregojnë automjete të blinduara që rrotullohen nëpër rrugë kryesisht boshe në Obolon. Po ashtu u raportua për përleshje mes civilëve dhe njerëzve me uniformë ushtarake. Kievi është sulmuar gjithashtu nga ajri, me banorët që janë strehuar në stacionet hekurudhore nëntokësore.
Më 24 shkurt 2022, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një “operacion ushtarak” në Ukrainë ku ka nisur bombardimet. Menjëherë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte. SHBA, BE dhe NATO dënuan sulmin duke u zotuar se Rusia do të mbajë përgjegjësi. Më 21 shkurt 2022, Putin njohu rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si përpjekje për pushtim të plotë. Rusia ka vendosur më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën ndërsa NATO e quan si grumbullimin më të madh ushtarak që nga koha e Luftës së Ftohtë.
KIEV- Ukraina është e gatshme të negociojë një status neutral me Rusinë! Por po kërkon garanci sigurie, të paktën kështu u shpreh këshilltari i shefit të kabine...
BRITANIA E MADHE- Rusia ka ndaluar të gjithë aeroplanët e Mbretërisë së Bashkuar të përdorin hapësirën ajrore ruse. Sipas Mirror kjo vjen si hakmarrje ndaj ndal...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim për emergjencë të mundshme shëndetësore në Ukrainë, pas pushtimit rus. “Ndërkohë që konflikti pë...
KIEV-Të shtëna janë dëgjuar pranë lagjes së qeverisë në Kiev. Siç raporton Associated Press, nuk dihet ende se kush ka qëlluar pranë godinës së qeverisë ...
PARIS- UEFA ka anuluar finalen e Champions League që ishte parashikuar të luhej në Shën Petersgurg. Pas pushtimit rus në Ukrainë, UEFA ka vendosur që finalja e ...
BRITANI E MADHE- Shefi i shërbimit sekret britanik Richard Moore deklaron se në bashkëpunim me SHBA kanë mundur të zbulojnë komplotin rus për eleminimin e krerë...