Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
DW: BE përgatit “urgjentisht” sanksione të tjera kundër Moskës
25 Shkurt 2022, 11:08Nga DOSJA
Bashkimi Europian synon sipas të dhënave të presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel të vendosë sanksione të tjera kundër Moskës. Të premten Michel deklaroi në shërbimin twitter, se “BE po përgatit urgjentisht një paketë tjetër sanksionesh”. Të enjten BE vendosi një sërë sanksionesh të forta kundër Rusisë për shkak të sulmit të saj kundër Ukrainës.
Sipas BE sanksionet e vendosura të enjten prekin sektorin energjitik, financiar dhe atë të transportit, eksportet që përdoren për qëllime civile dhe ushtarake. Po ashtu sanksionet prekin edhe dhënien e vizave për një sërë “personash të veçantë” nga Rusia. Edhe SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Japonia reaguan me ashpërsimin e sanksioneve kundër Rusisë. Por BE nuk ka vendosur shkëputjen e Rusisë nga sistemi SWIFT. Në BE Gjermania bën pjesë tek ato vende që këtë hap për arsye strategjike ende e mbajnë si kartë presioni. Kancelari, Olaf Scholz tha se ai duhet mbajtur për një situatë, ku do të jetë e nevojshme të bësh edhe gjëra të tjera. Në samitin e djeshëm krerët e shteteve dhe qeverive të BE vendosën në një samit të posaçëm sanksione të zgjeruara kundër Rusisë, që prekin sektorin financiar, atë të energjisë dhe teknologjive.
Rusia reagoi të premten duke u kundërpërgjigjur, se do të vendosë po ashtu sanksione kundër perëndimit. “Kuptohet vetë, që do të pasojnë masa hakmarrëse”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov në Moskë të premten. Nga Ministria e Ekonomisë në Moskë, erdhi njoftimi, se Rusia do të orientohet gjithnjë e më shumë drejt tregjeve aziatike për shkak të sanksioneve./ Marrë nga DW
(f.g/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
RUSI– Nisja e luftës me Ukrainës u la të kuptohej nga njohja e pavarësisë nga Vladimir Putin e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk. Por ...
UKRAINË- Aktori dhe regjisori Sean Penn është në terren në Ukrainë duke filmuar një dokumentar për pushtimin e Rusisë. Aktori fitues i çmimit Oscar ...
UKRAINË- Forcat ruse tashmë kanë hyrë në kryeqytetin ukrainas dhe janë përqendruar rreth rrethit verior të Obolon. Zona e banuar është vetëm 9 km në veri t...
KIEV- Ukraina është e gatshme të negociojë një status neutral me Rusinë! Por po kërkon garanci sigurie, të paktën kështu u shpreh këshilltari i shefit të kabine...
BRITANIA E MADHE- Rusia ka ndaluar të gjithë aeroplanët e Mbretërisë së Bashkuar të përdorin hapësirën ajrore ruse. Sipas Mirror kjo vjen si hakmarrje ndaj ndal...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim për emergjencë të mundshme shëndetësore në Ukrainë, pas pushtimit rus. “Ndërkohë që konflikti pë...