LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Sigurisë/ Dyshohet se nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private! Policia: Dy të arrestuar, një në hetim

•Rreth 50 studentë janë helmuar dje nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë.• Bëhet me dije se, pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët janë ndjerë keq, duke patur komplikacione shëndetësore dhe janë dërguar në spital. •Sipas dyshimeve, paraprake, 56 studentët mund të jenë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në drekë.• Mësohet se, Akademia e Sigurisë ka një kontratë me kompaninë private Sori-Al, që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët. •Komisariati nr.1 në Tiranë ka arrestuar një prej teknologeve të kompanisë private, ka vënë në hetim një teknologe tjetër dhe ka shpallur në kërkim administratoren dhe pronaren Alma Tafani.• Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se po kryen verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura Tiranë.  

9 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Flet administratori: Janë analizuar mostrat e ushqimit, presim rezultatet! Furnizimi nga kompania vazhdon

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Sigurisë/ Dyshohet
Milton Nushi

TIRANË-  Administratori i Akademisë së Sigurisë, Milton Nushi, ka folur pas helmimit të 56 studentëve nga konsumimi i vaktit të drekës të ofruar nga institucioni dhe i shërbyer nga kompania private e kontraktuar Sori-Al.

Në një deklaratë për mediat, ai thotë se ky mund të jetë problemi i parë i këtij lloji në historinë e institucionit. Nushi theksoi se, mostrat e ushqimit që konsumuan studentët, po analizohen nga AKU dhe Shëndeti Publik. 

"Kanë pasur shqetësime studentët pas konsumimit të vaktit të drekës. Janë çuar në infermierinë që kemi këtu dhe më pas në QSUT, dhe janë kthyer, të gjithë janë shëndoshë e mirë, janë këtu. Dyshimi është se ka ndodhur pas konsumimit të ushqimit. Ushqimi është i standardeve shumë të mira, mund të ketë pasur ankesa për punën e llojshmërisë, por që ushqimi është jashtëzakonisht i mirë. Ne nuk kemi pasur asnjë moment helmimi deri sot që flasim. Kemi njoftuar menjëherë institucionet, AKU-në dhe Shëndetin Publik, i cili ka marrë mostrat, sepse ushqimi këtu vjen në formë kateringu dhe këtu mbajmë edhe mostrat, kemi komision që e pret bashkë me mjekun dhe i mbajmë të ruajtura 24 orë për raste kur ndodhin këto lloj incidentesh", tha Nushi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ U helmuan nga ushqimi, dalin pamjet e uthullës me krimba që konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Sigurisë/ Dyshohet
uthulla me krimba

TIRANË- Janë publikuar pamjet e uthullës me krimba që dyshohet se u është dhënë studentëve të Akademisë së Sigurisë në ushqim.

Rreth 50 studentë janë helmuar dje nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë. Bëhet me dije se, pas konsumimit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët janë ndjerë keq, duke patur komplikacione shëndetësore dhe janë dërguar në spital.

Mësohet se, Akademia e Sigurisë ka një kontratë me kompaninë private Sori-Al, që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Sigurisë/ Dyshohet

TIRANË- Është zbuluar menuja e vaktit që konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë nga ku dyshohet se u helmuan. Menuja për drekën e konsumuar, vakti gjatë të cilit dyshohet se është bërë edhe helmimi, është:

-SALLATE PERIME TE ZIERA
-GJELLE PATATE/ TAVE ME PRESH
-MAKARONA /PILAF
-MISH
-BISKOTE
-BANANE
-BUKE

Menjëherë pasi kanë ngrënë drekën, studentët janë ndjerë keq, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.  Akademia e Sigurisë e siguron shërbimin ushqimor përmes një kompanie private kateringu, “Sori-AL, e cila ofron tre vaktet ditore për studentët./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Sigurisë/ Dyshohet se nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private! Policia: Dy të arrestuar, një në hetim

 

1 MUAJ ME PARE

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon AKU: Po bëhen verifikime

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Sigurisë/ Dyshohet
AKU

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar në lidhje me helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Policisë.

AKU njofton se, janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura Tiranë.

Autoriteti deklaron se, sipas kontrollit të ushtruar të ambientet e kuzhinës brenda ambienteve të Akademisë, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme.

"Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në funksion të informimit publik dhe transparencës bën me dije se, nëpërmjet një komunikimi ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk ka marrë informacion për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë kësaj akademie.

Menjëherë nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura Tiranë.  
Sipas kontrollit të ushtruar të ambientet e kuzhinës së vendosur brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin në kushte higjieno-sanitare të përshtatshme.

Nga verifikimi në moment kontrolli rezulton që në këtë ambient nuk kryhet proces gatimi, produktet vinin të gatshme catering nga subjekti SORI-AL, prodhuar në ambientet e kuzhinës së “Garnizoni Skënderbej”, Tiranë.

Më konkretisht në moment kontrolli u konstatua pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos i hapur gati për shërbim, nga të cilat u bllokuan 85.9. kg produkt dhe u mor mostër për analizim mikrobiologjik, që u dërguan pranë laboratorit të ISUV.

Për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj subjektit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë u krye kontroll edhe në ambientet e subjektit SORI-Al me adresë “Garnizoni Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, ku u konstatua se OBU nuk u gjet në proces pune pasi prodhimi kryhet në orare të caktuara.

Në subjekt nuk u konstatua produkt i gatshëm për konsum, pasi produktet e prodhuara shpërndahen menjëherë tek pikat kontraktuese.

Për qëllim të inspektimit në subjekt janë marrë mostra për produktet e konstatuara dhe më konkretisht djathë i bardhë lope, kos lope, vezë, sallam për analizim të ngarkesave mikrobiologjike të cilat u dërguan pranë laboratorit të ISUV.

U bllokua sasia gjendje prej 67.3 kg produkte,1350 kokrra vezë, dhe ndaj subjektit u vendos masa administrative me gjobë për mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me ndjekjen hap pas hapi të gjithë procesit dhe marrjen e masave në vijim me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.",njofton AKU./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, Ministria e Shëndetësisë: Pas marrjes së shërbimit janë larguar ne gjendje të mirë

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Sigurisë/ Dyshohet

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me helmimin nga ushqimi i serviur nga kompania e kateringut Sori Al, në Akademinë e Policisë. Ditën e djeshme rreth 50 studentë përfunduan në spital me shenjta helmimi.

Sipas njoftimit, studentët janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT me dyshime për helmim ushqimor. Ministria bën me dije se Shërbimi Infektiv, Urgjenca Polivalente në QSUT dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kanë kaluar menjëherë në gatishmëri të plotë, duke shtuar stafin në shërbim dhe duke garantuar furnizimin me barna dhe materiale të nevojshme.

Njoftimi i Plotë:

Ditën e djeshme, më datë 06.05.2026, rreth 50 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT, të dyshuar për helmim nga ushqimi. Menjëherë pas paraqitjes së tyre, ekipet mjekësore kanë kryer vlerësimin dhe trajtimin e nevojshëm shëndetësor për çdo rast. Shërbimi Infektiv dhe Urgjenca Polivalente në QSUT dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kanë kaluar menjëherë në gjendje gatishmërie pas marrjes së njoftimit, duke shtuar kapacitetet e stafit në shërbim dhe duke garantuar menjëherë stokun e nevojshëm të barnave. Po ashtu, të gjithë studentët janë vlerësuar përmes ekzaminimeve laboratorike me qëllim identifikimin e shkakut të helmimit. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, studentët janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Skandali i helmimi të studentëve në Akademinë e Sigurisë/ Reagon Policia: Studentët në gjendje të mirë shëndetësore.

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Sigurisë/ Dyshohet

TIRANË- Policia ka reaguar pas skandalit në Akademinë e Sigurisë ku u helmuan rreth 50 studentë.

Uniformat blu njoftojnë se, dje, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e Akademisë.

Sipas tyre, të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

"Tiranë/ Dje, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për këtë rast:

-arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 52 vjeç dhe K. P., 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani;

-shpallën në kërkim administratoren e kompanisë, shtetasen A. T., 52 vjeçe.

Punohet për kapjen e shtetases A. T., individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.",njoftoi policia./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Skandali i helmimi të studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Arrestohen dy persona, një tjetër u shpall në kërkim

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Sigurisë/ Dyshohet

TIRANË-  Policia e Tiranës arrestoi teknologun dhe kuzhinierin e kompanisë së kateringut, ndërsa shpalli në kërkim administratoren Alma Tafani për helmin e studentëve në Akademinë e Sigurisë.

Ngjarja u regjistrua pas konsumimit të vakteve ushqimore, duke u shkaktuar studentëve simptoma të forta si të vjella dhe dhimbje barku.

Mësohet se të gjithë të prekurit morën ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe, pas trajtimit me serume, gjendja e tyre u stabilizua./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Helmohen rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë nga ushqimi, ja çfarë dyshohet

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Sigurisë/ Dyshohet
akademia e sigurise

TIRANË-  Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të drekës në ambientet e këtij institucioni. Mësohet se, menjëherë pas vaktit, studentët kanë shfaqur shqetësime serioze dhe disa prej tyre janë transportuar me urgjencë në spital.

Shkak i këtij incidenti masiv mendohet të jetë cilësia e ushqimit të shërbyer gjatë ditës. Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në drekë, pasi Akademia e Sigurisë ka një kontratë me një kompani private që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët.

Pas ngjarjes, institucionet përkatëse kanë nisur verifikimet në terren për të zbardhur rrethanat e plota. Hetimet po përqendrohen te analizat laboratorike të ushqimit për të përcaktuar përgjegjësinë e kompanisë kontraktore./Dosja.al

Sondazh

Poll

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit