LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkak moti i keq/ Efektivi i FNSH në Shkodër bie në kanal dhe vdes, trupi i tij u gjet pas disa orësh kërkime, banorët: S'kemi bashki, kanalet janë të papastruara

•Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku një efektiv i FNSH ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti rrugor. • Viktima po kthehej në banesën e tij me motor, ndërsa si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka përfunduar në kanal. • Efektivi i FNSH që ndërroi jetë është identifikuar si Nikol Lekndreaj, 51 vjeç, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:50. • Policia bën me dije se 51-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. • Më tej thuhet se trupi i tij i pajetë u gjet përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir. • Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. • Sipas banorëve moti ka qenë shumë i keq, ndërsa shprehen se kanalet kanë qenë të papastruara dhe niveli i ujit kishte shkuar deri në 70 centimetër. • Për këtë banorët kanë fajësuar bashkinë. • Moti i keq dhe përmbytjet pushtuan ditën e djeshme Shkodrën, ku autoritetet vendore u kërkuan qytetarëve të evitonin daljen nga banesat.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Përfundoi në kanal për shkak të motit të keq, ky është efektivi i FNSH që humbi jetën në Shkodër

Shkak moti i keq/ Efektivi i FNSH në Shkodër bie në kanal dhe
kanali

SHKODËR- Është publikuar fotoja e efektivit që ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti. Nikol Lekndreaj 51-vjeç po kthehej në shtëpinë e tij, kur ka humbur kontrollin e motomjetit për shkak të motit të keq dhe ka përfunduar në kanalin buzë rrugës.

Referuar policisë, rrjedha e ujit e ka marrë me vete dhe si pasojë ka humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:50. Pas disa orësh kërkime trupi i tij është gjetur përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir.

Shkak moti i keq/ Efektivi i FNSH në Shkodër bie në kanal dhe
Nikol Lekndreaj

Moti i keq dhe përmbytjet pushtuan ditën e djeshme Shkodrën, ku autoritetet vendore u kërkuan qytetarëve të evitonin daljen nga banesat.

1 VITE ME PARE

Efektivi vdiq pasi ra në kanal dhe e mori rrjedha/ "Niveli i ujit ishte 70 cm", banorët: S'kemi bashki, kanalet janë të papastruara

Shkak moti i keq/ Efektivi i FNSH në Shkodër bie në kanal dhe
kanali

SHKODËR- Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Shkodër, ku humbi jetën efektivi i FNSH, Nikol Lekndreaj, 52-vjeç. Sipas banorëve moti ka qenë shumë i keq, ndërsa shprehen se kanalet kanë qenë të papastruara dhe niveli i ujit kishte shkuar deri në 70 centimetër. Për këtë banorët kanë fajësuar bashkinë.

“Koha ka qenë shumë e keqe, por tek ne nuk është problemi i shiut, por kanalet. Janë të papastruara, është problem i shtetit. Niveli i ujit ka qenë 70 cm, halli i këtij që është mbytur në ujë. Nuk e di si ka rënë, e njihnim, ishte person shumë i mirë. Ne s’kemi as bashki, as kërkënd, nuk i bie kujt mendja. Vetëm të marrin lekë për vete.”, tha një banor.

Viktima po kthehej në banesën e tij me motor, ndërsa si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:50, ndërsa sipas policisë, 51-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i tij i pajetë u gjet përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir.

1 VITE ME PARE

Humb jetën efektivi i FNSH, reagon policia e Shkodrës: Pasi ra në kanal e mori rrjedha e uji, trupi u gjet gjatë...

Shkak moti i keq/ Efektivi i FNSH në Shkodër bie në kanal dhe
policia

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me aksidenti e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë ka humbur jetën një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:50, ku 51-vjeçari Nikol Lekndreaj, ka humbur kontrollin e motomjetit si pasojë e motit të keq dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.

Policia bën me dije se 51-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Më tej thuhet se trupi i tij i pajetë u gjet përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.

Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

1 VITE ME PARE

EMRI/ Kush ishte efektivi i FNSH që ndërroi jetë në Shkodër, trupi i pajetë u gjet në kanal pas disa orësh kërkime

Shkak moti i keq/ Efektivi i FNSH në Shkodër bie në kanal dhe
foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku një efektiv i FNSH ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti rrugor. 

Viktima po kthehej në banesën e tij me motor, ndërsa si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në kanal. Efektivi i FNSH që ndërroi jetë është identifikuar si Nikol Lekndreaj, 52 vjeç.

Trupi i tij është gjetur pas shumë orësh kërkimi, rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa dyshohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00. Moti i keq dhe përmbytjet pushtuan ditën e djeshme Shkodrën, ku autoritetet vendore u kërkuan qytetarëve të evitonin daljen nga banesat.

1 VITE ME PARE

Humbi kontrollin e motomjetit dhe përfundoi në një kanal, humb jetën punonjësi i FNSH në Shkodër

Shkak moti i keq/ Efektivi i FNSH në Shkodër bie në kanal dhe
foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Sipas informacioneve, një punonjës i FNSH, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka përfunduar në një kanal. Mësohet se për shkak të stuhisë se madhe dhe erës e ka patur shumë të vështirë lëvizjen.

Si pasojë efektivi ende i paidentifikuar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur teksa ai po kthehej në shtëpi, pasi kishte pirë një kafe me miqtë.

nikol lekndreaj aksident ne shkoder

Sondazh

Poll

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës