LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje për Ardian Nikulajn

•Vritet me armë zjarri Nikolin Lekstakaj, 42-vjeç në fshatin Balldre të Lezhës. • Ai u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje në momentin kur po dilte nga marketi. •Autorëve u është dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat, e më pas janë larguar me mjetin e tyre. •Babai i tre fëmijëve, i cili njihet në zonë edhe me emrin 'Toli' sapo ishte kthyer nga emigrimi. •Dyshohet se ngjarja ka lidhje me gjakmarrjen, pasi fisi i tij ka pasur prej vitesh hasmëri me fisin Nikulaj. •Pistën e hasmërisë e konfirmoi edhe kreu i Policisë së Lezhës Alfred Elezi, në një deklaratë për mediat nga vendi i ngjarjes. •Nga fisi Nikulaj, u vra pak muaj më parë Ardian Nikulaj.

17 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja në Lezhë, flet dëshmitari: 42-vjeçari u qëllua sapo doli nga marketi, u tmerrova

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
pamje nga vendngjarja

LEZHË- Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me ekzekutimin e Nikolin Marku Lekstakaj. Ngjarja ka ndodhur në Balldre, teksa viktima ishte duke dalë nga një market. 

Një 16-vjeçar i cili ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, ka treguar për "News24" se 42-vjeçari u vra në momentin që doli nga marketi. Djali ka rrëfyer tmerrin e përjetuar, pas të shtënave me armë, ndërsa theksoi se i frikësuar është ulur në tokë dhe është futur në pjesën e pasme të lokalit.

“Nikoli bleu një pije freskuese. Në momentin që doli dhe po ngjiste shkallët u qëllua. Autorët po lëviznin me makinë ngjyrë të zezë. U tmerrova dhe u ula menjëherë, dola dhe kalova në pjesën e pasme të lokalit”, ka treguar ai.

 

3 VITE ME PARE

Vrasja ndodhi pranë banesës së Ardian Nikulajt...Kush ishte 'Toli'? Viktima mori borxhin që u bë shkak për 'luftën' mes fiseve

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
Viktima prane marketit

LEZHË- Fshati Balldre e jo vetëm u tronditën ditën e sotme pas vrasjes së 42-vjeçarit Nikolin Lekstakajt. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30, në kohë kur viktima po dilte nga marketi me një pije freskuese në dorë, kur u ekzekutua nga persona ende të panjohur.

Viktima i cili është banor i fshatit Balldre, e ka banesën rreth 1 kilometër larg nga marketi pranë të cilit edhe u ekzekutua. Mësohet gjithashtu se banesat e dy fiseve i ndajnë vetëm 1 kilometër në vijë ajrore.

Dyshimet paraprake janë se vrasja e Lekstakajt, i cili e kishte ndryshuar mbiemrin në Marku në vitin 2013, vjen si pasojë e gjakmarrjes mes dy fiseve Lekstakaj e Nikulaj.

Por kush është viktima, i cili njihej edhe me nofkën “Toli”?

'Toli' ishte ai që kishte marrë një borxh prej 5 mijë lekësh në vitin 1997 në një pikë karburanti. Ku borxh, u bë shkak për një histori 26-vjeçare gjakmarrjeje mes palëve, me disa viktima. 'Toli' njihej si njeri i qetë i cili merrej me blegtori dhe ishte kthyer nga Londra disa vite më parë. 

I fundit që u ekzekutua pikërisht si pasojë e kësaj hasmërie ishte biznesmeni Ardian Nikulaj. Ai u vra në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës më 19 prill. Për këtë ngjarje, autoritetet thonë se porositës ishte Edmond Haxhia, nip i Lekstakajve.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Lekstakajt në Lezhë, viktima i kishte shpëtuar një atentati në vitin 2012

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Ky ishte atentati i dytë dhe i fundit që iu bë Nikolin Lekstakajt. Viktima i kishte shpëtuar një atentati edhe në vitin 2012. Në atë kohë, një sasi lënde plasëse ishte vendosur në mjetin e tij BMW X5 dhe shpërtheu gjatë lëvizjes, por nuk Lekstakaj nuk u lëndua.

Atentati i sotëm i mori jetën Lekstakajt, i cili u qëllua me armë zjarri në një market në fshatin Balldren të Lezhës. Hakmarrja dyshohet se është motivi i vrasjes, ku u ekzekutuar një pjesëtar i fisit Lekstakaj, të cilët janë në hasmëri me Nikulajt.

Familja e tij jeton përballë me Nikulajt dhe dyshohet se vrasja e sotme është hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill të këtij viti, fiks tre muaj më parë.

Me sa duket autorët e kanë planifikuar dhe mirëmenduar ngjarjen që vjen në të njëjtën ditë me atentatin e para zgjedhjeve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

U ekzekutua sot në Lezhë! FOTO- Ky është 42-vjeçari, la pas tre fëmijë

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
Nikolin Marku (Lekstakaj)

LEZHË- Personi në foto është Nikolin Marku (Lekstakaj), 42 vjeç. Ai u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje teksa po dilte nga marketi. Babai i tre fëmijëve sapo ishte kthyer në Shqipëri, pasi jetonte jashtë vendit.

Pista kryesore kësaj ngjarje të rëndë është ajo e gjakmarrjes, pasi fisi Lekstakaj është në hasmëri me fisin Nikulaj prej gati 3 dekadash.

Tre muaj më parë u ekzekutua në ambientet e biznesit të tij shtetasi Ardian Nikulaj.

3 VITE ME PARE

Atentati në Lezhë/ Viktima dikur ka jetuar në Londër, banonte 300 metra larg vendit ku u vra me breshëri plumbash

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
foto nga vendi ngjarjes

LEZHË- Nikolin Marku (Lekstakaj), i cili u ezkutua pasditen e sotme në Balldre të Lezhës, banonte vetëm 300 metra larg vendit ku u qëllua me breshëri plumbash. Banorët e zonës janë rrëfyer se viktima nuk njihej si person problematik, dhe se angazhohej me blegtori. 

42-vjeçari Nikolin Lekstakaj, i cili u qëllua me armë sapo doli nga një market i zonës, ishte kthyer në Shqipëri para disa vitesh, pasi më parë ka jetuar në Londër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 jashtë një marketi në Balldre, nga ku viktima sapo kishte dalë. 

Vrasja ndodhi në prani të shitëses së marketit, ku ai kishte hyrë për të blerë një pije freskuese. 42-vjeçari i njohur me nofkën “Toli”, u qëllua për vdekje nga persona ende të pa identifikuar.

“Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Nikolin Marku (Lekstakaj), rreth 42 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve“, njofton policia e Lezhës.

3 VITE ME PARE

FNSH dhe RENEA nisen drejt Lezhës pas vrasjes së Nikolin Lestakajt

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
Policia

TIRANË- FNSH dhe RENEA janë nisur drejt fshatit Balldre të Lezhës, aty ku ndodhi vrasja e Nikolin Markut (Lekstakaj). 42-vjeçari u vra pasi doli nga një market ku bleu një pije freskuese u qëllua me breshëri kallashnikovi.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të këtij viti. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Përplasjet mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj/ Sot u vra një tjetër person- Si nisi hakmarrja për 10 mijë lekë të vjetra karburant?

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
Ardian Nikulaj

LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë ku është vrarë 42-vjeçarin Nikolin Marku Lekstakaj teksa ishte duke dalë nga një market. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje në momentin kur po dilte nga dyqani ku kishte blerë një cola-cola. Autorëve u është dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat.

Kjo vrasje vjen pak muaj pas vrasjes së Ardian Nikulaj, i cili po ashtu u vra në datën 19, në muajin prill.

Ardian Nikulaj, u vra nga portugezi Ruben Saraiva pasi u financua dhe u porosit nga Edmond Haxhia i cili ishte kthyer nga Britania, aty ku jetonte. Haxhia është kushëri i Lekstakajve, konkretisht djali i dajës së Elton Lekstakaj.

Fisi Lekstakaj dhe fisi Nikulaj ishin në gjakmarrje që prej vitit 1996. Historia e përplasjes mes fiseve në fjalë, ka nisur që para 27 viteve, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Asokohe, vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën dhe pas kësaj, shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant.

Në debat e sipër, drejtuesi i mjetit është larguar për pak çaste, duke u rikthyer në karburant i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Kjo ngjarje ishte dhe zanafilla e hasmërisë së fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, e cila pas disa muajsh të po atij viti, do të vijonte me vrasjen e Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, ky i fundit nip i familjes. Ndërkohë në vitin 1999 u vra Gjovalin Lekstakaj dhe u plagos rëndë Pjetër Lekstakaj./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Atentati në Lezhë, Drejtori i Policisë: Dyshojmë për hakmarrje mes fiseve

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
Drejtori i policise

LEZHË- Pista kryesore e vrasjes së Nikolin Marku Lekstakaj në Lezhë është gjakmarrja. Kjo u konfirmua edhe nga Drejtori i Policisë së Lezhës, i cili në një rononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, nuk dha detaje të tjera.

“E morëm njoftimin rreth orës 18:30. Është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për dokumentimin e plotë të rastit. Akoma jemi në fazat e para të hetimit të rastit. Nuk kemi akoma dyshimeve por dyshojmë për gjakmarrje. Në përfundim do të njoftojmë sërish.”-tha Alfred Elezi.

Lekstakaj u vra sapo doli nga një market në Balldre të Lezhës. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje që tronditi Lezhën më 19 prill, saktësisht tre muaj më parë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ E rrethuar nga policia, PAMJE nga vendi ku u vra Nikolin Lekstakaj, 42-vjeçari i shtrirë para një marketi

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Policia ka rrethuar vendin ku mbrëmjen e sotme u ekzekutua 42-vjeçari Nikolin Lekstakaj. Dosja.al ka siguruar pamjet nga vendi ku është kryer atentati. Ngjarja ka ndodhur në Balldre, teksa viktima ishte duke dalë nga një market. 


Nga hetimet paraprake dyshohet se autorët ishin dy dhe kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje. Nikolin Lekstakaj është djali i Gjergj Lekstakajt, me të cilin biznesmeni i ndjerë Ardian Nikulaj kishte pasur konflikt. Dyshimet e para lidhen pikërisht me vrasjen e biznesmenit Nikulaj, i cili ishte në konflikt me Lekstakajt.

3 VITE ME PARE

E PLANIFIKUAR/ Data 19! Vrasja e Lekstakajt, në të njëjtën ditë me atentatin e Ardian Nikulajt

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Hakmarrja dyshohet se është motivi i vrasjes që tronditi pasditen e sotme Lezhës, ku u ekzekutuar një pjesëtar i fisit Lekstakaj, të cilët janë në hasmëri me Nikulajt. Nikolin Marku Lekstakaj, 42 vjeç, djali i Gjergj Lekstakaj u vra me breshëri arme teksa po dilte nga një market, aty ku kishte blerë 'Coca-Cola'. 

Familja e tij jeton përballë me Nikulajt dhe dyshohet se vrasja e sotme është hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill të këtij viti, fiks tre muaj më parë.

Mesa duket autorët e kanë planifikuar dhe mirëmenduar ngjarjen që vjen në të njëjtën ditë me atentatin e para zgjedhjeve.

Kujtojmë se Ardian Nikulaj u vra në lokalin e tij në Shëngjin, më 19 Prill, vrasje e cila sipas policisë erdhi si pasojë e hasmërisë së vjetër së Nikulajt me fisin Lekstakaj./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja në Lezhë, njoftimi zyrtar i policisë

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
foto nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Balldre, ku mbeti i vrarë një 42-vjeçar. Viktima i identifikuar është Nikolin Marku (Lekstakaj). Ai ka hyrë në një market në Balldre dhe ka blerë një kokakolë, dhe kur ka dalë është qëlluar më armë zjarri. Sipas të dhënave, në market ka qenë një shitëse. 

Policia njofton se kanë bërë rrethimin e zonës, dhe se janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

3 VITE ME PARE

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje për Ardian Nikulajn

 

 

3 VITE ME PARE

DETAJE- Atentati në Lezhë, autorët dyshohet se ishin dy, Lekstakaj u VËZHGUA dhe e qëllua me breshëri nga makina

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Detaje të reja nga atentati në Lezhë, ku është vrarë Nikolin Lekstakaj. Nga të dhënat paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes kanë qenë 2 dhe kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje, teksa viktima po dilte nga një market. 

Dyshohet se autorët kanë vëzhguar lëvizjet e Lekstakaj, për ta qëlluar më pas për vdekje nga mjeti. Ngjarja e rëndë  ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar. Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar. 

3 VITE ME PARE

Atentati në Lezhë/ Si u vra babai i tre fëmijëve, Lekstakaj po dilte nga marketi, kishte blerë një pije freskuese

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
policia Lezhe

LEZHË- Nikolin Lekstakaj, 42-vjeç, baba i tre fëmijëve, është personi që është vrarë në atentat pasditen e sotme. I ndjeri, të cilin e njihnin me emrin "Toli", është qëlluar teksa po dilte nga një market në Balldren, ku kishte blerë një pije freskuese.

Ai u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje, ku ndodheshin dy persona. Autorëve i janë dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat. 

Mbiemrat që kanë lidhje në këtë ngjarje tregojnë një hakmarrje mes tij dhe fisit Nikulajt, biznesmenit që u vra pak muaj më parë në biznesin e tij. Ende mbetet e paqartë se si ka ndodhur ngjarja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por ende nuk e ka një njoftim zyrtar.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Lekstakajt- Viktima i shtrirë në tokë, qytetarët të shokuar, PAMJET nga vendi i ngjarjes

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
Policia

LEZHË- Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes në marketin në fshatin Balldre, aty ku u vra me armë zjarri Nikolin Lekstakaj. Siç shihet në foto, Policia ka rrethuar zonën, ndërsa qytetarët që ishin pranë marketit, kanë mbetur të shokuar. 

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje

Dyshohet, se viktima është ndjekur gjatë gjithë ditës së sotme, prej autorëve. Është pritur momenti që ka qenë i vetëm dhe më pas është kryer ekzekutimi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja në Lezhë! Identifikohet viktima, pjestar i fisit Lekstakaj

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Nikolin Lekstakaj është personi i cili ka mbetur i vrarë ditën e sotme me armë zjarri në fshatin Balldre. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Balldre. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. 

Dyshohet se ngjarja ka lidhje mes hakmarrjes mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, por ende asgjë nuk është vërtetuar.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë ngjarje./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për viktima

Atentat në fshatin Balldren/ Vritet Nikolin Lekstakaj, dyshohet hakmarrje
Policia

LEZHË- Të shtëna me armë zjarri  në fshatin Balldre të Lezhës. Dyshohet se ka viktima. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat, as numri i viktimave dhe as emrat e personave të përfshirë në ngjarje.

vrasje ne lezhe nikolin lestakaj

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari