Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
Le Pen ‘kundër’ besimit islam: Gratë që mbajnë hixhabin në publik në Francë do të gjobiten
17 Prill 2022, 06:43Nga DOSJA
FRANCË- Marine Le Pen më 24 prill do të kërkojë të ‘shkaktojë shqetësimin’ më të madh në historinë e politikës moderne franceze duke mposhtur Macron në një balotazh në zgjedhjet presidenciale.
Sipas France 24, pika e dobët e Le Pen është sepse ajo nuk ka hequr dorë kundër imigracionit, ajo gjithashtu është kundër vendosjes së shamisë islame, duke thënë se gratë që mbajnë hixhabin në publik në Francë do të gjobiten nëse ajo fiton pushtetin.
Një grua e moshuar myslimane e mbuluar me hixhab të bardhë, iu drejtua Le Penit me pyetjen:“Çfarë bën shamia në politikë?”
“Ju e dini mirë që gratë në vendet e tjera që nuk mbajnë shami lihen mënjanë, izolohen, gjykohen sepse nuk e mbajnë atë. Në Francë, nuk dua që asnjë femër të gjykohet”.-u përgjigj Le Pen.
Le Pen ka thënë se mbajtja e shamisë islame në publik në Francë duhet të jetë një shkelje e dënueshme me një gjobë të lëshuar nga policia, si një shkelje e trafikut.
“Shamia është imponuar nga islamistët”, tha Le Pen
Analistët thonë se një arsye për përparimin e saj është suksesi i Le Pen në kultivimin e një imazhi më të moderuar dhe portretizimin e vetes si kandidatja më e zonja për t’u marrë me probleme si rritja e çmimeve.
Ndërkohë Macron ka kërkuar të shfrytëzojë këmbënguljen e saj për të argumentuar se politikat e Le Pen nuk janë të ndryshme nga ato të Frontit Kombëtar të linjës së ashpër (FN) të themeluar nga babai i saj Jean-Marie.
(j.c)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Në një projekt-ligj të ri, Presidenti Joe Biden ka propozuar një taksë minimale prej 20% për familjet me të ardhura mbi 100 milionë dollarë. Propozimi nuk ka gj...
MAQEDONIA E VERIUT- Studentët e Fakultetit të Arteve në UT, Bleron Veliu edhe Ardi Lena, janë ftuar në stacionin policor të Tetovës pas një denoncimit të bërë n...
Mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe është duke e furnizuar me armë Kosovën. Ky dyshim i pakonfirmuar nga autoritetet britanike dhe kosovare, duket s...
UKRAINË-Rusia ka kërkuar nga forcat ukrainase që ende luftojnë për të mbrojtur qytetin e rrethuar të Mariupolit të lënë armët. Ultimatumi i dukshëm vjen nd...
KOSOVË– Gjatë ditës se premte, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë ...
FRANCË– Kandidatja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale franceze, Marine Le Pen dhe ish-deputetë të partisë së saj akuzohen se kanë përv...
UKRAINË– Në kryeqytetin Kiev është sulmuar një fabrikë ukrainase që prodhonte tanke e janë shkatërruar pjesë të saj. Njoftimi erdhi nga Ministria e M...
SHBA– Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në Karolinën e Jugut, SHBA. Policia lokal...