Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një projekt-ligj të ri, Presidenti Joe Biden ka propozuar një taksë minimale prej 20% për familjet me të ardhura mbi 100 milionë dollarë. Propozimi nuk ka gjasa të marrë mbështetjen e duhur për të hyrë në fuqi këtë vit, por ka sjellë në vëmendje debatin se çfarë duhet të bëjë qeveria me të ardhurat marramendëse të amerikanëve më të pasur.
Një nga gratë më të pasura të botës, MacKenzie Scott, ka dhuruar mbi 12 miliardë dollarë gjatë dy viteve të fundit, duke kontribuar me fonde për mbi 1200 organizata të përqëndruara tek drejtësia raciale, ndryshimi klimatik, arsimi, të drejtat e abortit, ndihma humanitare për luftën në Ukrainë, të drejtat e njeriut etj.
“I përdorim këto fonde në mënyrat që dëshirojnë komunitetet dhe në mënyra strategjike. Jemi shumë të kënaqur”, thotë Erik Stegman, nga organizata ‘Indianët e Amerikës në Filantropi’.
Ish-bashkëshortja e themeluesit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos, dhuron më shumë se ish-bashkëshorti i saj, i cili ka një vlerë neto prej qindra miliarda dollarësh. Shtetet e Bashkuara kanë më shumë miliarderë se çdo vend tjetër i botës dhe shpesh shtrohet pyetja nëse sistemi i taksave duhet të vjelë më shumë nga këto pasuri të mëdha. Presidenti Joe Biden mendon se po.
“Një zjarrfikës apo një mësues paguan mbi dyfishin e nivelin të tatimit që paguan një miliarder. Kjo nuk është e drejtë dhe për këtë arsye projektligji që kam propozuar parashikon një taksë minimale që duhet të paguajnë miliarderët. Tatimi minimal prej 20% do të aplikohet për vetëm për më të pasurit e një përqindshit të amerikanëve”, tha ai.
Presidenti Biden thotë se miliarderët paguajnë aktualisht një mesatare prej tetë përqind taksa për të ardhurat e tyre.
“Konstatojmë se shpesh më të pasurit në vend mund të paguajnë pak ose aspak tatime për të ardhurat. Kjo ndodh për shkak se burimi kryesor i të ardhurave të tyre çdo vit nuk është nga paga, por nga rritja e aseteve të tyre”, thotë Chuck Marr, Qendra për Prioritetet Buxhetore dhe të Politikave.
Ekspertë të tjerë thonë se të pasurit paguajnë mjaftueshëm kur mblidhen të gjitha format e tatimit, madje deri në 32% të të ardhurave të tyre. Ata thonë gjithashtu se kontribuojnë në mënyra të tjera për ekonominë.
“Pjesa më e madhe e pasurive të milionerëve dhe miliarderëve është në pronësinë e bizneseve. Pjesa më e madhe e pasurisë së Jeff Bezos është pronësia e Korporatës Amazon, e cila punëson miliona njerëz çdo vit. Pra nuk dua që Jeff Bezos të paguajë më shumë taksa dhe të ulë kështu vlerën e kompanisë Amazon”, thotë ekonomisti Chris Edwards, nga Instituti “CATO”.
Presidenti Biden thotë se nga taksa që ai synon t’u vendosë miliarderëve do të hyjnë 360 miliardë dollarë në buxhetin federal. Projektligji nuk pritet të miratohet nga Senati këtë vit, por mbështetësit thonë se po krijohet momenti i duhur për të vendosur këtë taksa për më të pasurit. Shumica e amerikanëve mendojnë se njerëzit më të pasur në vend nuk paguajnë taksa sa ç’duhet.
Marrë nga VOA.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
MAQEDONIA E VERIUT- Studentët e Fakultetit të Arteve në UT, Bleron Veliu edhe Ardi Lena, janë ftuar në stacionin policor të Tetovës pas një denoncimit të bërë n...
Mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe është duke e furnizuar me armë Kosovën. Ky dyshim i pakonfirmuar nga autoritetet britanike dhe kosovare, duket s...
UKRAINË-Rusia ka kërkuar nga forcat ukrainase që ende luftojnë për të mbrojtur qytetin e rrethuar të Mariupolit të lënë armët. Ultimatumi i dukshëm vjen nd...
KOSOVË– Gjatë ditës se premte, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë ...
UKRAINË– Papa Françesku ia ka dedikuar Ukrainës meshën e mbajtur sot në kuadër të Pashkëve. Papa Françesku, në fund të predikimit të Vi...
FRANCË– Kandidatja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale franceze, Marine Le Pen dhe ish-deputetë të partisë së saj akuzohen se kanë përv...
UKRAINË– Në kryeqytetin Kiev është sulmuar një fabrikë ukrainase që prodhonte tanke e janë shkatërruar pjesë të saj. Njoftimi erdhi nga Ministria e M...
SHBA– Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në Karolinën e Jugut, SHBA. Policia lokal...
ZVICËR– I braktisur me valixhet plot, kështu u ndje M.Krasniqi, 43 vjeç kur mbeti i bllokuar në aeroportin e Baselit këtë të enjte. Fluturimi ...
GREQI– Greqia është shkundur nga një tërmet i fortë. Mediat vendase shkruajnë se sipas vlerësimit fillestar të Institutit Gjeodinamik për magnitudën e tër...