Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Policia e Shtetit ka nisur sërish ndëshkimin e qytetarëve, për mos vendosjen e maskave që tashmë janë me detyrim. Ditën e sotme, përmes një njoftimi zyrtar, Policia bëri me dije se janë gjobitur 678 qytetarë me vlerën 3.000 lekë, pasi janë kapur pa maskë. Gjithashtu, në njoftim shkruhet se 10 qytetarë që për të shpëtuar nga gjoba nuk kanë pranuar të tregojnë mjetin e identifikimit para policëve, për të shmangur gjobën, janë dërguar në komisariat.
Njoftim nga Policia e Shtetit. Në të gjithë vendin, kontrolle për monitorimin e zbatimit të masave anticovid. Punonjësit e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Prej orës 17:00 të datës 16.10.2020 deri në orën 17:00 të datës 17.10.2020, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe në orët e mbrëmjes. Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 678 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila. Disa qytetarë, kryesisht të rinj, për t’i shpëtuar masës administrative nuk i kanë treguar dokumentin e identifikimit punonjësve të Policisë. Për këtë arsye janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë. Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe monitorimin e masave anticovid, të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi. Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19. Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë dhe të raportojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cënon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Jeta në trafikun e Tiranës, vështirësia për të gjetur një vend parkimi janë kthyer në burim ankthi dhe nervash. Këto të fundit prodhojnë mosmarrëve...
VLORË– Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në gjykatën e Apelit Tiranë, ku gjyqtari Gramoz Levanaj, para shqyrtimit të një kërkese për caktimin e m...
SHQIPËRI–448 të vdekur, 6,325 të infektuar aktivë dhe 10,001 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e S...
VLORË-Policia e Shtetit ka arrestuar pasditen e sotme tre persona në Vlorë dhe ka proceduar në gjendje të lirë tre të tjerë.Sipas autoriteteve policore per...
KUKËS-Policia e Shtetit ka arrestuar një 53-vjeçar, i cili ishte në kërkim për plagosje. Burimet policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetas...
HIMARË– Dalin pamje të autorit Kliti Leka brenda makinës së Policisë në Himarë, një orë pasi 53-vjeçari vrau me armë zjarri Niko Goron. Në pamjet e ...
BERAT– Shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore në berat është infektuar me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pozitiv ka rezultuar pozitiv m...
TIRANË– Një makinë e cila ishte në lëvizje ka marrë fjalë në rrugën e Kavajës në Tiranë.Policia bën të ditur se për fat të mirë nuk ka të lënduar por...
HIMARË- Zbardhet dinamika e vrasjes së 51-vjeçarit, Niko Goro në Himarë. Mësohet se mëngjesin e sotëm autori Kliti Leka zbriti nga makina tip Volk...
TIRANË- Artistët, kryesisht këngëtarët kanë humbur shifra të konsiderueshme për shkak të COVID-19. Për këtë çështje kanë folur së fundmi tri zëra të...