LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi heq taksën e kromit/ Deputetët rrëzojnë dekretet e Metës, ndryshimet ‘bllokohen’ nga votat e mazhorancës

15 Shkurt 2021, 13:54 Nga DOSJA
Kuvendi heq taksën e kromit/ Deputetët rrëzojnë dekretet e

TIRANË–Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi ditën e sotme dy dekretet e Presidentit Ilir Meta, të cilat ishin rikthyer për shqyrtim. I pari që u bllokua nga votat e mazhorancës ishte dekreti për taksat kombëtare, i kthyer nga Presidenti më 11 Janar. Më pas, të njëjtin fat pati edhe dekreti për miratimin e niveleve të tarifës doganore. Ligji për ‘taksat kombëtare’ parashikon ngrirjen e rentës minerare për 3 vjet për mineralet metalore që përpunohen dhe eksportohen jashtë vendit, por deputetët e opozitës kanë kërkuar t’i qëndrojnë variantit fillestar të zerimit të rentës për 1 vit. Efekti që pritet të ketë në arkën e shtetit heqja e kësaj takse deri në fund të vitit 2023, do të jetë deri në 500 milionë lekë. Me 84 vota pro, 14 kundër dhe 5 abstenim deputetët e mazhorancës miratuan fondin për financimin e partive në zgjedhjet e 25 Prillit. Ndërsa me 83 vota pro kaloi projektligji për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

NJOFTIMI I KUVENDIT:

Seanca e sotme plenare, në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, miratoi 2 projektligje, 2 projektvendime dhe rrëzoi 2 dekrete te Presidentit të Republikës. Dy projektligjet e miratuara në seancë ishin: projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 173/2014 “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 44/2012 “Për shëndetin mendor” të ndryshuar””. Dy projektvendimet e miratuara nga seanca e sotme plenare ishin: projektvendimi “Për miratimin e fondit për financimin e partive plesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021” dhe projektvendimi “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”. Ndërsa, dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.912, datë 11.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 151/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar”” dhe dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.915, datë 14.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 168/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore” të ndryshuar”” ishin dy dekretet e rrëzuara nga seanca e sotme.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 173/2014 “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” plotësonte disa mangësi të vërejtura gjatë kohës së tij të zbatimit, duke garantuar përmirësimin e funksionimit të Forcave të Armatosura, rendin dhe disiplinën e ushtarakëve të Forcave të Armatosura përmes përcaktimit të një liste të alternativave të shkeljeve që mund të kryen gjatë ushtrimit të detyrës nga ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë së bashku me listimin e disa lloje  masash disiplinore për secilën shkelje. Ky projektligj gjeti mbështetjen e diskutantit në emër të grupit të Partisë Socialiste, z. Xhemal Qefalia dhe në fund të diskutimeve, u miratua me 83 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenim.

Projektligji tjetër, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 44/2012 “Për shëndetin mendor” të ndryshuar””, bën të mundur reflektimin e rekomandimeve të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës së Këshillit të Evropës (CPT), të përfshira në raportin e publikuar në shtator të vitit 2019, pas vizitës së tyre në vendin tonë në datat 29-30 nëntor 2018. Projektligji gjeti mbështetjen me 91 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim.

Projektvendimi “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021” u miratua me 84 vota pro, 14 kundër dhe 5 abstenim, ndërsa projektvendimi tjetër, “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, u miratua me 83 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim.

Të dy dekretet e ardhura nga Presidenti i Republikës u rrëzuan. Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.912, datë 11.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 151/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar”” mori 14 vota pro, 77 kundër dhe 9 abstenim, ndërsa dhe dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.915, datë 14.01.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 168/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore” të ndryshuar”” mori 13 vota pro, 79 kundër dhe 10 abstenim. Seanca e sotme plenare, në vijim të masave protokollare kundër pandemisë, u zhvillua, njëjtë si edhe paraardhëset, në kushte masash të posaçme.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi rrëzon dy dekretet e Metës, miratohet fondi i partive për zgjedhje/ Manastirliu: Hapim spitalet COVID në Durrës dhe Shkodër! Balluku për bllokimet: Akset, të gjitha të kalueshme

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seance plenare 15 shkurt 2021 seance plenare 15 shkurt 2021

Sondazh

Poll
Politike 15 Shkurt 2021, 13:03

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha ditën e sotme në Kuvend se rezultatet e SPK, ILD dhe institucioneve të tjera janë pozitive...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë