LIVE UPDATES
Politike

Bllokimi i akseve prej motit të keq, Ina Zhupa: Qeveria dështoi! 35 tendera për mirëmbajtje, kompania e Sadri Abazit mori 9

15 Shkurt 2021, 11:13 Nga DOSJA
Bllokimi i akseve prej motit të keq, Ina Zhupa: Qeveria dështoi! 35

TIRANË– Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka dalë në një konferencë për shtyp nga selia blu për të adresuar problematikat që ka hasur vendi gjatë ditëve të fundit për shkak të motit të keq. Në fjalën e saj, Zhupa ka akuzuar qeverinë se nuk kishte marrë masa për të mos kufizuar qytetarët, duke bërë edhe një krahasim me Kosovën. Më tej, ajo ka rikujtuar edhe tenderat e firmosur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës për mirëmbajtjen e rrugëve, duke shtuar se kompania e lidhur me Sadri Abazin mori 9 mln euro për 8 tendera.


Tre muaj më parë, ministria e Belinda Ballukut bëri 35 tendera për mirëmbajtjen e rrugëve. Na oremtuan se do të kishte 500 borëpastruese në rrugë, por mezi pamë disa prej tyre dhe disa punëtorë që hidhnin kripë me duar, siç tregojnë edhe pamjet në video. Edi Rama nuk ka asnjë zgjidhje për vendin. Ai ka vetëm propagandë. E ka lënë vendin të fundit për gjithçka, por shqiptarët nuk e meritojnë këtë keqtrajtim dhe prapambetje. Faturën e dështimit të tij, Edi Rama do ta marrë në 25 prill. ,”-shtoi ajo.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Qeveria në ikje e Edi Ramës e ka lënë vendin në mëshirë të fatit. Qeveria nuk është askund për të ndihmuar njerëzit as kur bie tërmet, as kur është pandemi, as kur ka mot të vështirë, siç ndodhi dy ditët e fundit. Megjithëse të gjithë e dinin se do të kishte stuhi dëbore, nuk u mor asnjë masë. Me miliona euro që Edi Rama i jep çdo vit për oligarkët për gjoja mirëmbajtjen e rrugëve, nuk u përdorën për t’u ardhur në ndihmë njerëzve. Kjo qeveri i la njerëzit në baltë, sepse prioriteti i saj është të vjedhë bashkë me klientët e kryeministrit, edhe në mirëmbajtjen e rrugëve. Tre muaj më parë, ministria e Belinda Ballukut bëri 35 tendera për mirëmbajtjen e rrugëve. Na oremtuan se do të kishte 500 borëpastruese në rrugë, por mezi pamë disa prej tyre dhe disa punëtorë që hidhnin kripë me duar, siç tregojnë edhe pamjet në video. Këto janë vetëm pak nga provat e dështimit të qeverisë së kalbur nga korrupsioni të Edi Ramës. Vetëm brenda 1 viti, ai i ka dhënë kompanisë së lidhur me Sadri Abazin, 9 milionë euro tendera për mirëmbajtjen e rrugëve në shumë prej akseve kombëtare në vend. Sipas rregullave për çdo aks duhet të ketë të paktën 4 borëpastruese. Ky reegull i kontratës u shkel si nga kompania e sadri Abazit që ka rrjeput me Edi ramën 9 milionë euro nga taksat tona, edhe nga kompanitë e tjera. Në vend që t’u kërkojë llogari, Edi Rama dhe Belinda Balluku, sulmojnë qytetarët, sulmojnë opozitën pse kërkon që paratë e taksave të mos vidhen. Bllokimi total i rrugëve për më shumë se 48 orë tregoi qartë dështimin e Edi Ramës. E njëjta dëborë ra edhe në Kosovë, edhe në Maqedoni, por atje nuk u bllokuan rrugët dhe qytetarët kanë energji elektrike. Sot që flasim me mijëra banorë nuk kanë ende energji elektrike, jo më larg se 50 kilometra nga Tirana. Banorët e laçit përshembull janë prej shumë orësh pa energji elektrike në të të frohtë dhe acar. As Belinda Balluku, as Edi Rama nuk do që t’ia dijë për ta. Edi Rama nuk ka asnjë zgjidhje për vendin. Ai ka vetëm propagandë. E ka lënë vendin të fundit për gjithçka, por shqiptarët nuk e meritojnë këtë keqtrajtim dhe prapambetje. Faturën e dështimit të tij, Edi Rama do ta marrë në 25 prill. Ne do të sjellim ndryshimin në Shqipëri. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë!

Prej disa ditësh vendi ynë po përballet me një situatë të vështirë të krijuar nga moti i keq. Akset nga Jugu në Veriu janë bërë të kalueshëm vetëm me zinxhirë dhe goma dëbore. Për shkak të bllokimit nga dëbora, një e moshuar ka ndërruar jetë në Dibër sepse nuk ka shkuar në kohë në spital. Ndërkohë ka pasur edhe probleme me furnizimin me energji elektrike. Opozita ka denoncuar bllokimet e akseve duke mos i kursyer akuzat. Nuk kanë munguar as kundërpërgjigjet nga maxhoranca.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ina zhupa moti i keq ne shqiperi ina zhupa moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet