Dhurata Çupi në mbledhjen e Alibeajt: Duhet të dalim vetëm me lista për këshilltar bashkiak
24 Mars, 15:05
...
Politike
FOTOT/ Presidenti Ilir Meta dekoron kompozitorët e shquar Enver Shëngjergji dhe Zef Çoba me titullin ‘Mjeshtër i Madh’
15 Shkurt 2021, 13:09Nga DOSJA
TIRANË– Me anë të një ceremonie, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” kompozitorin e shquar Enver Shëngjergji, me motivacionin“Me mirënjohje ndaj kontributit artistik dhe vlerave të çmuara në pasurimin e muzikës shqiptare, si një kompozitor autentik me një larmi të pafundme këngësh e melodish të paharrueshme. Me vlerësim për përkushtimin e rrallë gjatë gjithë jetës së tij ndaj muzikës së lehtë dhe veprave muzikore, me vlera bashkëkohore, profesionalizëm dhe qytetari të spikatur”.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit shqiptar çmoi me Titullin “Mjeshtër i Madh” edhe kompozitorin dhe mjeshtrin e korit shkodran Zef Çoba: “Në vlerësim të talentit të spikatur dhe personalitetit të gjithanshëm të shpalosur në fushën e kompozimit të veprave muzikore, si dhe në trajtimin me profesionalizëm të këngës me tradita shkodrane. Me mirënjohje mjeshtrit të rrallë të muzikës shqiptare, i cili nëpërmjet muzikës dhe veprave të tij artistike, ka lartësuar me dinjitet emrin e kombit shqiptar anembanë botës”.
Në një postim në Facebook Presidenti shkruan se ka dekoruar kompozitorët me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’ për kontributin e tyre, për talentin e spikatur dhe personalitetin e gjithanshëm në fushën e kompozimit të veprave muzikore.
Kompozitorët, Zef Çoba dhe Enver Shëngjergji, janë dy personalitete të shquara të muzikës shqiptare, që i kanë lartësuar…
TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha ditën e sotme në Kuvend se rezultatet e SPK, ILD dhe institucioneve të tjera janë pozitive...
TIRANE- Më shumë sesa regjistrimi në skadimin e afatit të lejuar për partitë e mëdha, lajmi kryesor i ditës që ka dalë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ...
TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha nga foltorja e Kuvendit se regjistrimi i videos në borëpastruese duhej bërë pasi në ...
TIRANE- 7020 doza të vaksinës Pfizer mbërrijnë sot në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka bërë përditësimin më të fundit të të dhëna nga fronti i luftës anti-cov...
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi këtë të hënë në prag të afatit të lejuar, 16 subjekte politike që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 2...
TIRANË– Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat. Vasili u ndal te moti i keq që ndodhet territori i vendit duk...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar motin e keq që ka pushtuar vendin gjatë ditëve të fundit. Në fjalën e t...
TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pranuar të regjistrojë në zgjedhje Partinë Social Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi. Lajmi është bërë sot i ditur në...
TIRANË– Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka dalë në një konferencë për shtyp nga selia blu për të adresuar problematikat që ka hasur vendi gjatë ...