LIVE UPDATES
Politike

MANOVRA/ Si ia doli Tom Doshi të hynte në zgjedhje, kush është Ëngjëll Bejtaj, kryetari anonim i PSD dhe ironia e Taulant

15 Shkurt 2021, 12:48 Nga DOSJA

TIRANE- Më shumë sesa regjistrimi në skadimin e afatit të lejuar për partitë e mëdha, lajmi kryesor i ditës që ka dalë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është regjistrimi në zgjedhjet e 25 prillit 2021 i Partisë Social Demokrate, e njohur si partia e deputetit Tom Doshi. KQZ aprovoi regjistrimin e PSD në zgjedhje me argumentimin se dokumentacioni ishte në rregull, duke i shpëtuar kështu edhe filtrit amerikan që e cilësoi Doshin si të padenjë për të qenë alternativë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 për shqiptarët.

Por çfarë ka ndodhur?

Në dy dokumentet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë me mediat përsa i përket regjistrimit të PSD në zgjedhje, shihet se kryetar nuk është më Tom Doshi.

Në kërkesën e parë që është dorëzuar në KQZ fill pas deklaratave të Yuri Kim, më 9 shkurt 2021, Tom Doshi me një kërkesë të firmosur prej tij deklaron regjistrimin në zgjedhje në emër të partisë PSD, ndërsa tri ditë më vonë, pranë KQZ, kryetar del një tjetër personazh. Ai është Ëngjëll Bejtaj, tërësisht i panjohur për publikun dhe me gjasë edhe i paskeduar.

Në shkresën e datës 12 shkurt 2021, Bejtja informon KQZ se me vendim gjykate të datës 27 janar 2021, kryetari i partisë është ai dhe jo Tom Doshi. Arsyet e kalimit të pronësisë së partisë janë ende të panjohura, por periudha e ndryshimit të kryetarit përkon me deklaratat e para të ambasadores amerikane Yuri Kim për të mos lejuar të inkriminuarit në zgjedhje. (Lexo këtu pikënisjen e përplasjes Yuri Kim-Tom Doshi).

Ku e dinte Taulant Balla?

Më 12 shkurt 2021, në ambientet e kryesisë së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet nga gazetarët në lidhje me garimin e Tom Doshit në zgjedhje.

“Unë këtë përgjigje kam dhënë në 2015 kur ish-deputeti i PS, Tom Doshi me vendim të grupit parlamentar të PS është përjashtuar dhe dua t’ju them që pyesni kryetarin e partisë së zotërisë lidhur me këtë.”-duke lënë të kuptohet se Balla e dinte ndryshimin e minutave të fundit që Doshi bëri në PSD për të mundësuar regjistrimin në zgjedhje dhe përmbushjen e premtimit para Yuri Kim se deputeti nuk do të jetë në qeveri.

Por çfarë ndodhi javën e shkuar mes Kim dhe Doshit?

Pas një sërë deklaratash publike ku ambasadorja kërkonte që partitë të merrnin përgjegjësitë dhe të ndalonin garimin e personave me rekorde kriminale në zgjedhje dhe shpërfilljen nga politike, Kim foli me emra. Ambasadorja tha se Tom Doshi nuk duhet të jetë si alternativë për qytetarët në këto zgjedhje, duke argumentuar se Doshi është në listën e zezë të DASH dhe nuk i lejohet hyrja në territorin amerikan.

Pas deklaratave një heshtje pasoi nga PS dhe kryeministri Edi Rama i cili disa ditë më vonë, tha se nuk donte të komentonte deklaratat e ambasadores. Megjithëse publikisht nuk reagoi, edhe Tom Doshi bëri lëvizjet e tij. Deputeti i afërt me Ramën dorëzoi dokumentacionin për regjistrimin në zgjedhje në një moment kur askush se priste. Pas këtij veprimi, Yuri Kim tha publikisht se kryeministri Edi Rama i kishte premtuar që Doshi nuk do të ishte pjesë e qeverisë së tij pas zgjedhjeve. Në këtë moment u kuptua se Doshi do të ishte pjesë e zgjedhjeve dhe “lëshimi” nga amerikanët ishte bërë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike engjell bejtaj ndalimi i tom doshit ne zgjedhje taulant balla tom doshi engjell bejtaj ndalimi i tom doshit ne zgjedhje taulant balla tom doshi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet