LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Kush është ai qerata i ferrës?’/ Revoltohet Lefter Çipa: Më kanë sakatuar këngën ‘Tundu Bejkë’, maskarenjtë v

21 Prill 2020, 17:48 Nga DOSJA
“Kush është ai qerata i ferrës?’/ Revoltohet Lefter

HIMARË– Poeti Lefter Çipa është revoltuar lidhur me ndryshimin dhe përvetësimin që artistët e rinj i kanë bërë këngës “Tundu Bejkë”. Indinjatën e tij, Çipa e ka shprehur me anë të një statusi në Facebook, ku edhe shkruan se versionet e reja të këngës nuk shoqërohen nga fyelli dhe dyarjet, tipike për polifoninë labe.

Çipa nuk kusehet dhe u bën apel të gjitha institucioneve përkatëse që të vënë para përgjegjësisë të 600 autorët që kanë deformuar këngën e tij, e cila për herë të parë u interpretua në vitin 1970 në festivalin e Gjirokastrës. 

Kush është ai qerata i ferrës që sakaton fosforinën time?!?! Këtë kënge nuk e ka prekur dot askush, as koha e as urdhërat e tjera. Pse ju duhet pa instrumentat me të cilat u bë e famshme në të gjithë atdheun Bejka e bardhë ?!?!,”-shkruan ndër të tjera Çipa.

Kjo është një protestë e imja! Kush ia ka hequr këngës sime ” Tundu Bejkë e bardhë tundu” , fyejt dhe dyaret?!?! Nipat dhe të afërmit e mi që më gjenden pranë në këto kohë të vështira të shëndetit tim, shpesh më vënë të dëgjoj këngën e famshme të Pilurit: “Tundu Bejkë e bardhë tundu”! Eshtë një nga perlat e lirikës dhe fosforinës vënçe shqiptare. Ajo këngë me marrës te shtrenjtët e mi, i paharruari Vangjel Gjiçali dhe këngëtorja Vasillo (Lapa) Koka, grupin dhe fyelltarët e pikuar, u bë melodia më e dashur e disa brezave në vitet ‘-70 dhe më pas. Janë rreth 600 variante të saj të kënduara nga artistë të këngës, grupe të polifonisë sonë, ansamble dhe grupe të këngës qytetare në të katër anët e hapësirës shqiptare dhe në diasporë e në emigracion. Por duar të sëmura dhe vrasëse të origjinales, e kanë gjymtuar kënngën time. Në shumicën e versioneve që qarkullojnë këto ditë në internet dhe site të ndryshme, kënga këndohet pa shoqërimin e instrumentave autentike shqiptare; fyejt dhe dyaret e Labërisë dhe të Pilurit tim. Kush e ka bërë kêtë, ndërhyrje, e zëntë nëma e këngës sime! Kush është ai qerata i ferrës që sakaton fosforinën time?!?! Këtë kënge nuk e ka prekur dot askush, as koha e as urdhërat e tjera. Pse ju duhet pa instrumentat me të cilat u bë e famshme në të gjithë atdheun Bejka e bardhë ?!?! Ju bëj thirrje institucioneve të mbrojtjes së Polifonisë shqiptare, ta venë para përgjegjësisë autorin anonim të sakatimit të këngës në versionin e vet autentik. Ju miq e dashamirës të fosforinës vënçe shqiptare dhe ju adhurues të Grupit të Pilurit, ju lutem të shpërndani dhe të ndiqni e shpërndani vetëm variantin e vetëm të këngës ” Tundu Bejkë e bardhë tundu” që u këndua për herë të parë në vitet ’70-të, në kalanë e madhe të këngës kombëtare; Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. “Bejkën e Bardhë” nuk e çensurojnë dot perënditë, jo maskarenjtë e së sotmes që vjedhin e përdhosin nëpër llagëmet e një kohe që shumon mjerimet, por më shumë atë shpirtëror. Bekuar qoftë kënga e pastër dhe burimore e popullit dhe kombit tim! Me dhembje, Lefter Çipa. Himarë

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture lefter çipa polifonia labe lefter çipa polifonia labe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj