Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Aktori i famshëm Val Kilmer, i njohur gjithashtu si “Don Zhuani” i hollivudit ka realizuar një libër autobiografik me titull “I’m Your Huckleberry”, në të cilën rrëfen disa sekrete për lidhjet e tij pasionante me yjet botërorë.
Që në moshën 21 vjeçare ai nis romancat me aktoret më seksi të hollivudit, duke filluar me këngëtaren e njohur Cher, më pas një lidhje të shkurtër me këngëtaren Carly Simon, e duke u martuar me Joanne Whalley. Një histori që u përcjell si një dashuri e përjetshme dhe me baza të forta por mori fund shumë shpejt, edhe pse sollën në jetë dy fëmijë.
Por, historitë e tij me femrat më të lakmuara në hollivud nuk mbarojnë këtu. Don Zhuani Kilmer kaloi një histori të shkurtër pasionante me aktoren e njohur Michele Pfeier. Pas kësaj u lidh me supermodelen Cindy Crawford.
Megjithatë ajo që u përfol më shumë nga të gjitha ishte lidhja me të famshem Angelina Jolie. Përpara se aktorja Jolie të martohej me Brad Pitt kaloi një romancë me Val Kilmer, rreth vitit 2004.
Kilmer pati një marrëdhenie edhe me aktoren e famshme Michelle Pfeier, u përfol për një aferë me Jackie Kennedy, u lidh me supermodelen Cindy Crawford, madje në vitin 2004 pati një romancë edhe me Angelina Jolie.
Në librin e tij autobiografik 60 vjeçari ka rrëfyer për historinë e tij të dashurisë me Jolie, duke shkruar fragmente prekëse, që rrëfejnë afeksionin e tij për aktoren.
Në një fragment prekës, aktori përshkroi se si ‘u shpëtua’ nga ylli hollivudian, Angelina Jolie.
Ai shkroi në librin e tij: “Unë u shpëtova nga një armë e akullt e vetmisë nga një engjëll tjetër. Ndoshta më e ndjera dhe më seriozia nga të gjitha, Angelina. Kur njerëzit më pyesin se si është Angelina, unë gjithmonë them se ajo është si gratë e tjera dhe superyjet e tjerë, por thjesht më shumë. Më e mrekullueshme. Më e mençur. Më tragjike. Me më shumë magji. A ia vlen të njohësh njerëz që kërkojnë javë të tëra përpjekje për t’u kuptuar edhe pak? Po.”
Por, pavarësisht afeksionit më Jolie, Kilmer ka shkruar në libër se ndarja më e trishtë për të, ka qenë ajo me aktoren Daryl Hannah, për të cilën ka qarë rreth 6 muaj rresht.
Ndër të tjera aktori, Val Kilmer ka treguar në librin e tij edhe për sëmundjen e tumorit në fyt, dhe betejës së fituar, që e ka cilësuar si një shpëtim nga Zoti. Aktori e përshkruan veten si një besimtar të devotshëm, dhe beson shumë, se ai u shërua nga kanceri vetëm me ndihmën e Zotit.
Në libër nuk mungon as rrëfimi i periudhës së tij të errët, kur në vitin 2015, për shkak të investimeve të gabuara, humbi gjithë pasurinë e tij, ngritur për vite me radhë.
Burimi: Mirror
R.L/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR- Rikard Ljarja do të prehen në Shkodër, siç dhe ai e kishte lënë amanet. Familja, miq e të afërm dhe pse të paktë në numër për shkak të situ...
KOSOVË- Aktori i njohur në Kosovë, Çun Lajçi, dhimbjen për ndarjen nga jeta të artistit Rikard Ljarja e ka shprehur me anë të të disa vargjev...
TIRANË- Aktori ka treguar se ka kërkuar të drejtën e tij duke ju drejtuar AMA-s, dhe se i duket e çuditshme se si njerëzit e gjykojnë kur po kërkon ...
TIRANË- Akademia e Shkencave ka shprehur sot ngushëllimet për familjen e Rikard Ljarjas. Në një regim ASH, shkruan se të gjithë janë të prekur sot nga vde...
KOSOVË– Jonida Vokshi dhe Bensik Krapi kanë njoftuar një projekt të ri, që e vendos çiftin në një sfidë. Aktorja dhe regjisori kanë publikuar videot...
TIRANË– Modelja Oriola Marashi ka vendosur të provojë disa filtra, duke krijuar një ide se si mund të ngjajë me baluke dhe bjonde.Ajo ka publikuar dy foto,...
TIRANË- Poeti Luan Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Rikard Ljarja. Në një reagim, Rama shkruan se arti që ka l...
TIRANË- Poeti dhe autori i shumë këngëve, Agim Doçi, nuk i ka mbajtur dot lotët sot, teksa fliste për ndarjen nga jeta të mikut të tij Rikard Ljarja...
TIRANË- Po përcillet për në banesën e fundit regjisori dhe aktori i madh, Rikard Ljarja. Ai do të prehet në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, pasi ky isht...
MBRETËRI E BASHKUAR- Kirie Redfield ka bërë deklaratën tronditëse se puna e saj si eskortë është thelbësore po aq sa mjekët dhe infermierët pasi ajo vazhdo...