Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
BRUKSEL– Kryediplomati europian Josep Borrell dhe ministri i Jashtëm i Kanadasë, François-Philippe Champagne kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për shtyp lidhur me zhvillimet e fundit në Bjellorusi. Të dy kanë shprëhur mbështetjen e tyre ndaj propozimeve të bëra dhe rolin e kreut të OSBE-së, Edi Rama dhe kryediplomates suedeze, Ann Linde për stabilitetin e vendit.
Në një deklaratë të përbashkët ata theksojnë se Bjellorusi si vend anëtar i OSBE-së është zotuar që të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj autoritetet të reflektojnë dhe të nisin negociatat për zgjidhjen e krizës në vend.
DEKLARATA E PLOTË:
Ne, si miq të popullit të Bjellorusisë dhe mbështetës të sovranitetit dhe pavarësisë së Republikës së Bjellorusisë, qëndrojmë pranë dëshirës së popullit për ndryshime demokratike. Ne kemi shprehur qartë dhe në mënyrë të përsëritur qëndrimet tona në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi dhe pasojave të tyre. Zgjedhjet presidenciale nuk ishin as të lira dhe as të drejta. Protestat masive në Minsk dhe në të gjithë vendin kanë bërë të qartë se ka nevojë urgjente të fillohet një dialog kombëtar i hapur dhe konstruktiv për të gjetur një rrugë të mesme në Bjellorusi. Bjellorusia ka detyrime ndërkombëtare, të cilat ne presim që autoritetet t’i respektojnë. Si vend anëtar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bjellorusia është zotuar të mbajë zgjedhje vërtet demokratike dhe të mbështesë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Prandaj, ne mbështesim propozimin e kryesisë së OSBE-së për të mbështetur dialogun në Bjellorusi. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve bjelloruse që të pranojnë propozimin pa vonesë. Ne i bëjmë thirrje të gjitha vendeve të tjera pjesëmarrëse në OSBE të mbështesin këtë propozim gjithashtu. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër në mënyrë që të jemi të gatshëm të kontribuojmë për të zgjidhur në mënyrë paqësore krizën.
Marrë nga eeas.europa.eu
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, është shprehur se Serbia është në një situatë të vështirë në dialogut me Kosovën. Pas një takimi me udhë...
GREQI-Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi sonte një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas mediave greke në qendër të diskutim...
BRITANI-Harry Maguire është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, një 27-vjeçar i talentuar i zgjedhur për të luajtur për vendin e tij, i cili merr 85 milion...
SHBA-Këtë javë, Valdya Baraputri ishte planifikuar të raportonte drejtpërdrejt nga Kuvendi Kombëtar Republikan. Në vend të kësaj, ajo dhe një koleg i saj hipën ...
MAQEDONI E VERIUT– Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dorëzuar ditën e sotme në në Kuvend emrat e ministrave të propozuar për qeveri...
Vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund ta sigurojnë vaksinën potenciale kundër koronavirusit edhe përmes donacioneve apo marrëveshjeve bilaterale me shtetet a...
ZVICËR- Samiti i Forumit Ekonomik Botëror, i paraparë të mbahet në Davos të Zvicrës në muajin janar, wshtw shtyrw për verën e vitit të ardhshëm, për shka...
KINË – Anëtarët e komunitetit musliman ujgur në provincën Xinjiang po detyrohen të marrin mjekime tradicionale kineze, dhe janë urdhëruar të qëndrojnë bren...
MAL I ZI– Milo Gjukanovic do të jetë një nga kandidatët për kryeministër në Malin e Zi në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 30 gusht. Milo Gjukanovi...