"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
The Guardian nxjerrë të palarat e Kinës: Ja ç’bën autoritetet me ujgurët “për shkak të pandemisë”. Banorët u mby
26 Gusht 2020, 18:41Nga DOSJA
KINË – Anëtarët e komunitetit musliman ujgur në provincën Xinjiang po detyrohen të marrin mjekime tradicionale kineze, dhe janë urdhëruar të qëndrojnë brenda për javë të tëra. Ky është përfundimi që ka nxjerrë prestigjozja The Guardianbazuar në postimet e rrjeteve sociale. The Guardian ka raportuar se njerëzit dhe kryesisht ujgurët janë mbyllur me forcë nga autoritetet në shtëpitë e tyre si një masë mbrojtëse për të trajnuar sëmundjen vdekjeprurëse të Covid-19.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregohet se njerëzit kërkojnë ndihmë dhe pretendojnë se ata janë mbyllur me forcë në banesat e tyer për javë të tëra. Ndërkohë në këtë qytet që nga mesi i gushtit nuk është raportuar asnjë rast me Covid-19.
Provinca autonome Xinjiang është provinca më e madhe kineze me një popullsi kryesisht muslimane, e përbërë nga anëtarët e komunitetit turk ujgur dhe kazakë etnikë. Po ashtu në pamjet e publikuara në rrjetet sociale njerëzit janë ankuar se janë lidhur me zingjirë në momentin që kanë dashur të largohen nga shtëpia e tyre.
Një person është shprehur se që ata ishin mbajtur në një qendër karantine për dy muaj dhe i ishte kërkuar që të merrte ilaçin Lianhua Qingëen, një ilaç bimor që Kina ka promovuar si një trajtim për Covid-19.
Organizatat kineze për të drejtat e njeriut po përpiqen të tregojnë për bashkësinë ndërkombëtare problemin e komunitetit ujgur në Xinjiang, ku miliona njerëz janë burgosur në kampe “transformimi dhe edukimi të mëtejshëm”.
Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch (HRË) gjithashtu deklaroi se shumë njerëz në Xinjiang kanë përfunduar në paraburgim në të ashtuquajturat qendra të edukimit politik në dy vitet e fundit.
Këta janë persona që u vlerësuan si të rrezikshëm nga autoritetet dhe urdhëruan të ashtuquajturin veprim parandalues policor kundër tyre.
Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për ekzistencën e këtyre qendrave dhe ia përcolli atë zyrtarëve kinezë në një takim të Dialogut për të Drejtat e Njeriut.
Pekini Zyrtar mohon ekzistencën e kampeve të tilla në Xinjiang, dhe Ministria e Punëve të Jashtme kineze pretendon se këto janë qendra që përdoren ekskluzivisht për arsimin profesional.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAL I ZI– Milo Gjukanovic do të jetë një nga kandidatët për kryeministër në Malin e Zi në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 30 gusht. Milo Gjukanovi...
SHBA– Brendan Gutenschwager ka kapur disa pamje të reja nga përplasjet midis protestuesve dhe një burri në SHBA. Ky i fundit pasi u rrëzua në tokë, filloi të që...
GREQI– Greqia po kërkon zgjerimin e ujërave të saj territorial nga 6 në 12 milje detare, si përgjigje ndaj krizës me Turqinë për të drejtat që i takojnë në Mesd...
BRAZIL– Qyteti brazilian i Manausit po pëson një rënie të pashpjegueshme të rasteve me COVID-19.Katër muaj më parë pamjet me dronë treguan buldozerët që gërmoni...
KOSOVË– Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka refuzuar ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti për të dërguar përfaqësues në delegacionin e Kosovës për takimet me...
BRITANI E MADHE- Trupat ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar se spërkatësi i insekteve mund të përdoret si masë kundër infektimit nga Covid-19. Spërk...
Prokurorët u bënë thirrje të mërkurën gjyqtarëve të OKB-së të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjes, R...
GREQI- Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Greqi si pasojë e Covid-19 duke e çuar në total numrin e viktimave në 248 persona që nga fillimi i p...
BRITANI– Disa muaj më parë shumë ushtarë në Britaninë e madhe u pajisën me me një spërkatës kundër insekteve i quajtur “Citriodiol” si një mënyrë mbrotëse...
BRAZIL– Nga virusi që ka pushtuar botën kanë vdekur me miliona njerëz e një prej tyre së fundmi ishte dhe shtatzënë.Një mësuese e cila ishte në pritje të ...